BANKA E SHQIPĖRISĖ
DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT
NJOFTIM PĖR SHTYP
Zhvillohet faza finale e konkursit "Vlera e Vėrtetė e Parasė!" midis shkollave tė mesme tė rrethit tė Shkodrės, 9 prill 2009
Data e publikimit 10.04.2009
Banka e Shqipėrisė, nė zbatim tė programit tė edukimit Banka Qendrore nė jetėn e pėrditshme, ka zhvilluar me nxėnėsit e viteve tė treta tė tė gjitha shkollave tė mesme tė rrethit tė Shkodrės konkursin Vlera e vėrtetė e parasė!. Konkursi, ėshtė njė prej aktiviteteve tė pėrfshira nė Memorandumin e Bashkėpunimit, tė nėnshkruar midis Ministrisė sė Arsimit dhe Bankės sė Shqipėrisė nė datėn 13 dhjetor 2007, i cili synon tė zgjerojė njohuritė e nxėnėsve rreth rolit tė bankės qendrore nė ekonominė e vendit si dhe tė rrisė zhvillimin e kulturės ekonomike tė vendit.
Konkursi, nė tė cilin merrnin pjesė 16 shkolla tė rrethit tė Shkodrės, u zhvillua nė teatrin Migjeni. Ai u ndoq nga nxėnės, mėsues, pėrfaqėsues tė Drejtorisė Arsimore tė rrethit si dhe familjarė tė pjesėmarrėsve.
Nė fjalėn e tij drejtuar tė pranishmeve Guvernatori Fullani, midis tė tjerave bėri publik vendimin e Bankės sė Shqipėrisė pėr ta shndėrruar garėn midis shkollave tė mesme nga rajonale nė njė takim kombėtar. Para njė viti, nė prill 2008 ky konkurs shėnoi fillimin e tij nė qytetin e Tiranės. Atėherė u premtova nxėnėsve qė shumė shpejt konkursi do tė jetė kombėtar. Tė gjithė nxėnėsit e Shqipėrisė do tė kenė mundėsinė tė jetojnė kėtė pėrvojė interesante nė jetėn e tyre, pėr tė na dhėnė edhe ne njė kėnaqėsi tė veēantė. Sot jam kėtu para jush me kėtė premtim tė mbajtur!.
Ai gjithashtu, zhvilloi njė bisedė interesante me nxėnėsit nė sallė, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė shumta tė tyre.
Skuadra fituese e kėsaj gare tė gjatė nė Shkodėr, shkolla 28 Nėntori do tė konkurrojė nė fazėn finale qė do tė zhvillohet nė rang kombėtar 5 qershor 2009 nė qytetin e Tiranės.
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, nė cilėsinė e Kryetarit tė Jurisė, pėrgėzoi nxėnėsit, mėsuesit e shkollave pjesėmarrėse si dhe Drejtorinė Arsimore tė rrethit tė Shkodrės pėr mbėshtetjen nė realizimin e suksesshėm tė kėtij programi.