logoal
08 Shtator 2010 separator 04:03
Faqja Kryesore  »  Lajme
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani, nė konferencėn pėr shtyp mbi vendimmarrjen e politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, 25 nėntor 2009


Data e publikimit 25.11.2009


Nė mbledhjen e tij tė datės 25 nėntor 2009, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim Raportin Mujor tė Politikės Monetare pėr muajin nėntor. Pasi u njoh me zhvillimet mė tė fundit ekonomike dhe financiare nė vend dhe nė pėrfundim tė diskutimeve mbi ecurinė e pritshme tė tyre nė tė ardhmen, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė vendosi tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 5.25 pėr qind. Kėshilli Mbikėqyrės vlerėson se kjo normė interesi ėshtė nė pėrputhje me synimin e Bankės sė Shqipėrisė pėr mbajtjen e inflacionit afėr nivelit objektiv tė Bankės sė Shqipėrisė nė njė periudhė afatmesme.

* * *

Zhvillimet ekonomike e monetare tė muajve tė fundit janė karakterizuar nga presione tė ulėta inflacioniste. Inflacioni vjetor i ēmimeve tė konsumit nė muajin tetor shėnoi vlerėn 2.3 pėr qind, duke qenė pothuajse nė linjė me ecurinė e tij gjatė tremujorit tė fundit. Ecuria e qėndrueshme dhe nė nivele tė ulėta e inflacionit ėshtė kushtėzuar nga presionet e moderuara qė vijnė nga ekonomia e brendshme, si pasojė e:

  • ngadalėsimit tė aktivitetit ekonomik gjatė kėsaj periudhe;
  • pėrcjelljes sė ulėt tė nėnēmimit tė kursit tė kėmbimit nė ēmimet nė lekė tė mallrave tė importit;
  • si dhe e pritjeve tė stabilizuara inflacioniste.

Lehtėsimi i kushteve monetare nga Banka e Shqipėrisė, nėpėrmjet uljes sė normės bazė tė interesit nė muajin tetor si dhe vazhdimit tė operacioneve injektuese tė likuiditetit, kanė dhėnė impulset e duhura pėr nxitjen e aktivitetit ekonomik nė tė ardhmen. Kėto impulse, si gjithnjė, administrohen nė kushtet e njė ecurie tė pritshme tė inflacionit afėr objektivit 3 pėr qind tė Bankės sė Shqipėrisė, si dhe pritjeve tė stabilizuara tė agjentėve ekonomikė pėr tė. Ulja me 0.5 pikė pėrqindjeje e normės bazė nga Banka e Shqipėrisė nė fund tė muajit tetor synon forcimin e kėrkesės sė brendshme dhe rigjallėrimin e kreditimit. Efekti i kėtij sinjali nė ekonomi nuk ėshtė shfaqur ende i plotė, si pasojė e kohės sė shkurtėr dhe vonesave kohore nė transmetimin e politikės monetare. Megjithatė, pėrcjellja e tij nė tregun e parasė, hallkėn e parė tė zinxhirit tė transmetimit, ėshtė premisė pėr reflektimin e tij nė koston e kredisė nė njė kohė tė dytė. Ndėrkohė, operacionet tona injektuese tė likuiditetit kanė qenė tė suksesshme nė garantimin e mbėshtetjes sė ekonomisė me fonde, kryesisht afatshkurtra, gjatė kėsaj periudhe.

Mė lejoni tė bėj njė pėrshkrim mė tė detajuar tė zhvillimeve ekonomike e monetare gjatė kėsaj periudhe.

* * *

Nė rang botėror, aktiviteti ekonomik ėshtė mbėshtetur nga pėrmirėsimi i klimės sė pėrgjithshme ekonomike, i cili ka ndikuar nė pėrmirėsimin e aktivitetit ekonomik botėror, uljen e primeve tė rrezikut dhe qėndrueshmėrinė e tregjeve financiare globale. Megjithatė, ekonomia botėrore dhe ajo evropiane vazhdojnė tė shfaqin dobėsi ekonomike tė cilat transmetohen mė tej nė presione tė ulėta inflacioniste. Kjo situatė kushtėzon edhe ndjekjen e njė politike monetare dhe fiskale stimuluese, nėpėrmjet ruajtjes sė normave tė interesit nė nivele minimale historike dhe injektimeve tė larta tė likuiditetit.

Duke u kthyer tek ekonomia e brendshme, duhet thėnė se tė dhėnat e reja ekonomike kanė qenė tė pakta gjatė muajit tetor. Zhvillimet nė inflacion, ato nė treguesit monetarė dhe fiskalė, tė dhėnat e tregtisė sė jashtme si dhe indekset e besimit tė biznesit dhe tė konsumatorit, konfirmojnė se ekonomia shqiptare vijon tė shėnojė ritme pozitive rritjeje ekonomike. Kjo rritje ėshtė mbėshtetur nga ruajtja e niveleve tė qėndrueshme tė kėrkesės konsumatore dhe stimuli fiskal i dhėnė gjatė vitit 2009. Megjithatė, tė dhėnat e disponueshme ekonomike flasin pėr njė ngadalėsim tė aktivitetit ekonomik gjatė vitit 2009. Kėrkesa e jashtme pėr produktet shqiptare ėshtė reduktuar, sikurse ilustrohet edhe nga ngadalėsimi i eksporteve gjatė kėsaj periudhe, ndėrsa investimet paraqiten nė rėnie.

Prirja e qėndrueshme e inflacionit bazė dhe vlerat e ulėta tė atij tė mallrave tė patregtueshme tregojnė gjithashtu praninė e presioneve tė ulėta inflacioniste tė gjeneruara nga krahu i kėrkesės agregate nė ekonominė e vendit gjatė periudhės janar-tetor 2009. Kjo ecuri ka kontribuar nė amortizimin e goditjeve tė gjeneruara nga inflacioni i sektorit tė tregtueshėm tė mallrave pėr shkak tė dobėsimit tė pozitave tė monedhės vendase nė tregun e brendshėm tė kėmbimeve valutore.

Inflacioni gjatė vitit 2009 ėshtė luhatur rreth kufirit tė poshtėm tė objektivit tė Bankės sė Shqipėrisė. Inflacioni vjetor nė muajin tetor rezultoi 2.3 pėr qind, duke shėnuar njė rritje tė lehtė nė krahasim me muajin shtator, por duke qėndruar poshtė niveleve tė vėrejtura njė vit mė parė. Inflacioni mesatar vjetor shėnoi 2.1 pėr qind, duke qėndruar nė tė njėjtin nivel me atė tė muajit shtator. Paralelisht me faktorėt e kėrkesės, ecuria e inflacionit ėshtė mbėshtetur edhe nga zhvillimet e disa faktorėve tė ofertės, si tendenca e lehtė rėnėse nė koston e punės pėr njėsi, rėniet nė ēmimet e importit dhe prodhimit, efekti statistikor i ēmimeve tė administruara, duke krijuar njė ambient tė pėrgjithshėm me presione tė reduktuara inflacioniste.

Politika fiskale, gjatė tremujorit tė tretė tė vitit 2009 ka treguar shenja tė zbutjes sė karakterit tė saj ekspansionist. Tė ardhurat kanė shėnuar njė rritje tė lehtė krahasuar me muajt paraardhės, ndėrkohė qė vihet re njė ulje e ritmit tė kryerjes sė shpenzimeve. Nė terma vjetorė, gjatė nėntė muajve tė parė tė vitit, tė ardhurat buxhetore kanė shėnuar njė rritje prej 6 pėr qind kurse shpenzimet buxhetore prej rreth 22 pėr qind. Deficiti buxhetor mbetet nė nivele krahasimisht tė larta historike, por brenda limiteve tė buxhetit tė rishikuara sė fundmi.

Nė njė masė tė madhe, ky deficit reflekton nivelin e lartė tė shpenzimeve kapitale publike gjatė vitit 2009. Shpenzimet publike dhe politika fiskale ekspansioniste kanė dhėnė njė kontribut tė prekshėm nė ruajtjen e aktivitetit ekonomik gjatė kėsaj periudhe, por ato janė shoqėruar edhe me rritjen e presioneve nė tregjet monetare. Banka e Shqipėrisė gjykon se politika fiskale duhet tė vijojė tė jetė e kujdesshme ndaj kėtyre balancave nė tė ardhmen, si dhe tė faktorizojė qėndrueshmėrinė afatgjatė fiskale nė hartimin dhe zbatimin e planeve buxhetore afatmesme dhe afatgjata.

Aktiviteti i tregtisė sė jashtme ėshtė karakterizuar nga dobėsimi i vėllimit tregtar gjatė nėntė muajve tė parė tė vitit. Megjithatė, vlera e shkėmbimeve tregtare e shėnuar gjatė muajit shtator ėshtė mė e larta e regjistruar qė prej fillimit tė vitit 2009. Pas afro tre muajsh ngushtimi tė vazhdueshėm, deficiti tregtar kėtė muaj u zgjerua me rreth 9 pėr qind nė terma vjetorė. Eksportet shėnuan njė reduktim tė vlerės sė tyre me rreth 18 pėr qind nė terma vjetorė, ndonėse pozita e dobėt e monedhės vendase kundrejt monedhės sė pėrbashkėt evropiane ėshtė faktor favorizues pėr eksportuesit. Importet drejt vendit tonė kanė shėnuar ritme pozitive rritjeje pėr herė tė parė qė prej muajit janar tė kėtij viti. Nė terma vjetorė, ato u rritėn me pėrafėrsisht 1 pėr qind, shkaktuar nga norma pozitive e rritjes sė importit tė mallrave pėr konsum, ndėrkohė qė importet e mallrave tė ndėrmjetėm dhe ato kapitalė kanė rėnė.

Treguesit monetarė tė muajit shtator paraqesin njė ecuri mė tė ngadaltė tė aktivitetit ndėrmjetėsues tė sistemit bankar. Nė terma vjetorė, paraja e gjerė ka shėnuar njė rritje nominale prej 2.8 pėr qind nė muajin shtator, kundrejt vlerės 4.5 pėr qind tė shėnuar nė muajin gusht.

Kontraktimi i aktivitetit kreditues nė valutė si dhe ndėrmjetėsimi i huadhėnies sė sektorit publik nga agjentė jobankarė, ka ndikuar nė ngadalėsimin e ritmeve tė rritjes sė treguesve monetarė.

Nė muajin shtator, portofoli i kredisė pėr ekonominė ėshtė rritur me ritme mė tė ulėta krahasuar me muajt e mėparshėm. Ritmi vjetor i rritjes sė kredisė zbriti nė nivelin 13.2 pėr qind. Ngadalėsimi i kredisė ėshtė thuajse tėrėsisht pasojė e tkurrjes sė kredisė nė valutė, ndėrkohė qė kredia nė lekė u rrit me 31 pėr qind nė terma vjetorė. Pjesa mė e madhe e kredisė sė re, rreth 85 pėr qind e saj, ėshtė thithur nga bizneset dhe ka shkuar kryesisht pėr tė mbuluar nevojat pėr likuiditet ndėrsa kredia pėr investime afatgjata paraqitet e reduktuar. Gjithashtu, rritja e portofolit tė kredisė pėr individė ėshtė zvogėluar, kryesisht si pasojė e tkurrjes sė kredisė pėr konsum. Kredia pėr shtėpi dhėnė individėve vazhdon tė ruajė ritme rritjeje pozitive, duke mbetur nė nivelin 5 pėr qind nė terma vjetorė.

Ndėrmjetėsimi i kredisė sė brendshme tėrėsisht nė lekė ka rritur nevojėn e pranisė sė Bankės sė Shqipėrisė nė injektimin e likuiditetit. Nevojat pėr likuiditet nė sistemin bankar janė plotėsuar nga operacionet nė treg tė hapur tė Bankės sė Shqipėrisė, duke ruajtur njė strukturė tė pėrshtatshme kohore tė kėtij injektimi. Normat afatshkurtra tė interesit nė tregun ndėrbankar kanė reflektuar uljen e kostos huamarrėse nga banka qendrore dhe kanė qenė tė qėndrueshme. Mė tej, tregu primar ka dėshmuar pėr njė reagim tė agjentėve nė vendosjen e ēmimit tė huadhėnies duke reduktuar yield-in e bonove tė thesarit. Yield-i 12-mujor, i cili shėrben shpesh si normė referencė nė pėrcaktimin e kostove tė tjera, ka zbritur me 0.15 pikė pėrqindjeje gjatė muajit nėntor, duke arritur nė nivelin 9.28 pėr qind.

Oferta pėr financimin e kėrkesės sė qeverisė ka qenė e mjaftueshme duke mos ushtruar presione rritėse mbi interesin. Ecuria e normave tė interesit tė depozitave tė reja nė lekė dhe nė euro ka rezultuar gjithashtu e qėndrueshme gjatė muajit shtator, duke mundėsuar kthimin e depozitave nė sistem. Ndėrkohė, interesat pėr kreditė e reja nė lekė dhe nė valutė vazhdojnė tė mbartin politikat shtrėnguese tė kredidhėnies nga sistemi bankar nė pėrgjithėsi dhe luhaten nga politika tė izoluara preferenciale.

Nė pėrfundim tė diskutimeve, Kėshilli Mbikėqyrės ra dakord tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit. Ky vendim synon ruajtjen dhe konsolidimin e mėtejshėm tė ekuilibrave makroekonomikė, duke e konsideruar qėndrueshmėrinė makroekonomike si njė parakusht tė domosdoshėm pėr njė rritje tė qėndrueshme dhe afatgjatė. Ai gjithashtu garanton mbėshtetjen e duhur monetare pėr ekonominė nė kėtė fazė tė zhvillimit tė saj. Nė tė ardhmen, Banka e Shqipėrisė mbetet e gatshme tė veprojė nė linjė me ecurinė e faktuar dhe tė pritshme tė treguesve ekonomikė. Zhvendosja nė kahun rėnės e balancės sė rreziqeve inflacioniste, konsolidimi i stabilitetit financiar dhe i pritjeve inflacioniste nė ekonomi do tė faktorizohen nė vendimmarrjen e ardhshme tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.