logoal
08 Shtator 2010 separator 03:55
Faqja Kryesore  »  Lajme
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani, nė takimin "Ndėrtimi i kapaciteteve pėr hartimin dhe zbatimin e politikave", 3 dhjetor 2009


Data e publikimit 03.12.2009


Tė nderuar pjesėmarrės,

Ėshtė kėnaqėsi e madhe pėr mua tė hap punimet e kėtij takimi dyditor me temė “ Ndėrtimi i kapaciteteve pėr hartimin dhe zbatimin e politikave”, tė cilin Banka e Shqipėrisė e organizon pėr herė tė parė nė Shqipėri nė bashkėpunim me Qendrėn e Ekselencės Financiare nė Lubjanė (CEF), si dhe me mbėshtetjen e Komisionit Evropian, Bankės Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Duke ju uruar mirėseardhjen nė qytetin e Tiranės mė lejoni tė shpreh falenderimet e mija pėr punėn e jashtėzakonshme qė CEF ka kryer gjatė kėtyre viteve nė dobi tė vendeve tė rajonit tonė.

Qysh nga takimi i muajit prill nė qytetin e Uashingtonit, efektet e krizės globale shtuan praninė e tyre nė rajonin tonė. Megjithatė, siē e kam theksuar dhe herė tė tjera, ato nuk shkaktuan probleme tė menjėhershme dhe tė mėdha ekonomike dhe financiare. Shtrirja e ndikimeve tė krizės nė sektorin e ekonomisė reale, nė buxhetet qeveritare si dhe nė sektorėt financiarė tė rajonit, u pengua nga politikat e shėndosha makroekonomike tė ndėrmarra vitet e fundit si dhe nga mbėshtetja e pashembullt me fonde nga ana e FMN-sė, nė bashkėrendim me Komisionin Evropian dhe BERZH-in.

Pėr shkak tė kėsaj ndėrhyrjeje, por kryesisht pėr meritė tė politikave shumė tė kujdesshme tė ndjekura prej bankave qendrore nė lidhje me stabilitetin financiar dhe mbikėqyrjen financiare, rajoni shmangu jo vetėm krizat binjake tė sistemit bankar dhe tė tregut valutor, por edhe ēdo formė tjetėr kolapsi.

Megjithatė, kriza ka qenė njė alarm zgjimi. Ne e pranuam kėtė gjė nė takimin tonė nė Uashington gjatė muajit prill, me politikėbėrėsit e nivelit tė lartė nga rajoni, nga BE-ja dhe nga institucionet financiare ndėrkombėtare.

Tashmė qė ne kemi arritur tė shmangim krizėn, duhet tė nisim vlerėsimin e dėmeve anėsore qė ka shkaktuar reagimi ynė ndaj presioneve tė krizės. Nė kėtė drejtim, ėshtė shumė e rėndėsishme tė vlerėsojmė jo vetėm qėndrueshmėrinė afatgjatė tė ekuilibrave tė rajonit, por duhet tė analizojmė me kujdes dhe efektivitetin e politikave tona afatshkurtra. Unė e vlerėsoj thelbėsor planifikimin dhe zbatimin e lėvizjeve tona tė sė ardhmes nė mėnyrė inteligjente pėr kthimin e krizės nė drejtim tė kundėrt, drejt normaliteteve tė reja.

Ndėrkohė qė ende nuk jemi jashtė rrezikut, ėshtė e rėndėsishme tė sigurohemi qė oreksi i madh fiskal i vitit tė kaluar qė karakterizoi tėrė rajonin, nuk do tė vazhdojė tė jetė fenomen mbizotėrues i kėtij normaliteti tė ri. Aksioni ynė i momentit duhet tė ndalet imtėsisht nė gjykimin e thellė tė secilit prej elementeve tė veēanta tė regjimeve tė politikave tona, duke filluar qė nga hartimi i politikave monetare e duke vazhduar me ankorimin e tyre si dhe ndėrtimin e kapaciteteve tė nevojshme pėr efikasitet mė tė madh tė politikės monetare nė tė ardhmen.

Janė kėto argumentet pėr tė cilat ne ramė dakord qė tė organizojmė kėtė takim tė sotėm, vazhdim i njė procesi tė pandėrprerė reflektimi dhe reformash.

Nė diskutimet tona kėtu nė Tiranė, do tė trajtojmė fillimisht ēėshtje qė lidhen me hartimin e politikės, tė cilat janė themelore pėr tė pėrgatitur kushtet pėr kalimin te ēėshtjet e tjera. Kemi sugjeruar paraprakisht disa pyetje qė mund tė inkurajojnė diskutimin, duke mbuluar disa nga ēėshtjet kyēe qė si profesionist i fushės, mė kanė mbetur nė mendje pas njė lundrimi tė gjatė nėpėr krizė.

Ēėshtjet e hartimit tė politikės pėrfshijnė pyetjet si: Sa hapėsirė ka pasur pėr tė manovruar nė pėrdorimin e masave tė veprimit tė politikės nė nivel makro? Sa larg (nė tė ardhmen) duhet qė politika fiskale tė ndėrtojė njė amortizator kundėr rreziqeve makro-financiare? Deri ku kanė qenė nė gjendje regjimet mbikėqyrėse dhe ato tė politikės monetare tė na mbrojnė nga kriza? Dhe, a ka nevojė tė tėrheqim lloje tė reja fluksesh kapitali – ndoshta pėr tė ndryshuar modelin e rritjes nė rajon?

Ky diskutim lidhur me hartimin e politikės do tė na ēojė tek ēėshtja e dytė, e cila pėrfshin rolin e ankorave tė jashtme tė politikės monetare. Njė pikė konsensusi nė takimin tonė nė Uashington ishte rishikimi i disa aspekteve tė kėtij procesi ankorues dhe i mėnyrės se si ai bashkėvepron me pėrpjekjet e vendeve, pėr tė ndėrtuar ankorat e tyre tė brendshme pėrgjatė kohės.

Ka disa pyetje rreth rolit tė ardhshėm tė ankorave tė brendshme dhe tė jashtme. Ato pėrfshijnė gjykimin nėse nevojitet mė shumė bashkėrendim dhe sinergji nė dialogun tonė mbi politikėn realizuar me FMN-nė dhe Komisionin. Si mund tė thellohet mbikėqyrja fiskale e Komisionit (nėpėrmjet Programit Ekonomik dhe Fiskal, Programit Ekonomik tė Para-Aderimit, Programeve tė Konvergjencės) pėr tė shėrbyer mė shumė si mjet angazhimi?

Deri ku arrijnė mėsimet e nxjerra pėr ankorat monetare dhe mekanizmat e matura tė bashkėrendimit pėr pranimin e rajonit tonė nė BE? Si mund tė zhvillojmė ne - pėrfshirė kėtu edhe aktorėt e jashtėm –ankora tė brendshme mė tė fuqishme nė forma tė ndryshme, duke variuar nga strukturat fiskale afatmesme deri te mekanizmat mė tė efektshėm tė bashkėrendimit tė politikave?

Nė pėrfundim, do tė trajtojmė ēėshtjen e ndėrtimit tė kapaciteteve. Ne ramė dakord tė trajtojmė kėtė ēėshtje nė kėtė seminar, pėr tė sjellė informacion e tė dhėna operacionale nė CEF, pasi kjo qendėr zhvillon programin e punės sė saj nė kėtė fushė. Ka kaluar shumė kohė ndėrmjet etapės sė parė tė programit dhe rezultatit pėr efektivitetin nė ndėrtimin e kapaciteteve, ndonėse fatmirėsisht CEF e kishte ndėrmarrė iniciativėn disa vite mė parė, duke rritur kontributin e saj nė fushat si stabiliteti financiar dhe bashkėrendimi i politikave, pra CEF kryeson nisjen e kėsaj iniciative.

Nė fushėn e ndėrtimit tė kapaciteteve, ne duhet tė gjykojmė cilat janė prioritetet kryesore dhe ku janė boshllėqet qė duhet tė plotėsohen nėpėrmjet iniciativave nė drejtim tė seminareve e aktiviteteve trajnuese, si dhe nė shkėmbimet e eksperiencave jashtė vendit.

Kjo do tė na bėjė tė gjykojmė me maturi mbi hartimin dhe zbatimin e politikės fiskale, ndėrmjet tė tjerave, si dhe mbi mėnyrėn se si politikat pėrshtaten me proceset e brendshme tė bashkėrendimit. Gjithashtu, ne duhet tė identifikojmė nevojat nė fushat e politikave tė kujdesshme monetare, fusha ku edhe vendet anėtare tė CEF nxitin shtrirjen e aktivitetit.

Kjo ėshtė axhenda e plotė dhe jam i sigurt se nuk do tė jetė hera e fundit qė ne takohemi pėr tė shkėmbyer pikėpamjet tona lidhur me kėto ēėshtje.

Jam i bindur se trajtimi i kėtyre sfidave nė bazė rajonale do tė na sjellė pėrfitime tė pamatshme.

Ne mund tė pėrfitojmė nga eksperienca e njėri-tjetrit. Ne mund tė angazhohemi herė pas here nė njė dialog tė pėrbashkėt me aktorėt e jashtėm nė rajon dhe ndoshta udhėheqėsit tanė politikanė mund tė gjejnė mundėsi tė lanēojnė paralelisht iniciativa reformash – pėr shembull, zhvillimi i reformave strukturore pėr tė ndihmuar tėrheqjen e flukseve tė kapitalit nė rajon.

Nė kėtė frymė, pres me kėnaqėsi tė dėgjoj diskutime tė frytshme – tani nė Tiranė dhe nė tė ardhmen!

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.