logoal
08 Shtator 2010 separator 04:09
Faqja Kryesore  »  Lajme
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Mbi takimin "Ndėrtimi i kapaciteteve pėr hartimin dhe zbatimin e politikave".


Data e publikimit 03.12.2009


Nė datat 3-4 dhjetor 2009, Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Center of Excellence in Finance (CEF) – Slloveni, si dhe me mbėshtetjen e Komisionit Evropian, Bankės Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar, organizoi takimin “ Ndėrtimi i kapaciteteve pėr hartimin dhe zbatimin e politikave”.

guvernatori ne takimin 3

Ky takim, adresoi sfidat kryesore qė shoqėrojnė hartimin dhe ankorimin e politikave, me njė theks tė veēantė nė ndėrtimin e kapaciteteve individuale dhe institucionale nė kėtė fushė shumė tė rėndėsishme.

Takimi, i cili organizohet pėr herė tė parė nė Shqipėri, mblodhi pėrfaqėsues nga bankat qendrore dhe ministritė e financave tė vendeve tė Evropės Juglindore si: Bosnja – Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Turqia, Serbia, Shqipėria. Lektorėt kryesorė do tė jenė nga Center of Excellence in Finance (CEF), Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Nė fjalėn e tij tė hapjes, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani theksoi rėndėsinė e ndėrtimit tė politikave tė duhura ekonomike pėr tė identifikuar, modelin e ri tė rritjes ekonomike, post krizė, nė qendėr tė tė cilit do tė jetė thithja e kapitalit tė huaj nė rajon . Ai sugjeroi ndėrmarrjen e politikave fiskale qė shmangin rrezikun si dhe ndėrmarrjen e reformave tė duhura strukturore pėr pėrmirėsimin e mjedisit tė biznesit, tė cilat natyrshėm do tė ndihmojnė nė rritjen e flukseve tė reja hyrėse tė kapitalit dhe do tė ēojnė drejt njė rritje tė fuqishme dhe tė qėndrueshme tė tyre.

Gjatė diskutimit me pjesėmarrėsit, Guvernatori ka parashtruar nevojėn pėr tė kthyer institucionet evropiane dhe procesin e integrimit nė njė ankorėte jashtme tė mirėfilltė,tė fortė dhe eficiente.Sipas Guvernatorit, forcimi i ankorave tė jashtme nė njė periudhė afatmesme, ėshtė njė domosdosmėri dhe politikat evropiane apo vetė insitucionet e BE mund dhe duhet ta luajnė kėtė rol.

Aktualisht, procedurat e mbikėqyrjes fiskale tė zbatuara prej BE ofrojnė njė ankorė “tė natyrshme” nė periudhė afatgjatė pėr vendet e rajonit, por do tė ishte e arsyeshme qė kėto procedura tė forcoheshin mė tej, ndonėse gradualisht, me qėllim qė tė sigurojnė njė dialog mė tė thellė e mė tė efektshėm.

Nga ana tjetėr, vetė procesi i Lisbonės megjithėse ėshtė shumė pėrfshirės nė prioritetet e tij pėrsėri nevojitet njė pėrcaktim mė i saktė strukturor pėr rolin dhe ndihmėn qė FMN, Banka Botėrore dhe BERZH-i, do tė jepnin nė ankorimin e veprimeve tė vendeve me qėllim pėrmirėsimin e mjedisit tė biznesit.

Po kaq rėndėsi kanė dhe ankorat e brendshme tė vetė vedneve tė rajonit, duke nėnkuptuar hartimin e politikave ekonomike financiare tė shėndosha nga njėra anė dhe krijimin e kapaciteteve tė duhura pėr asimilimin dhe zbatimin e tyre nė praktikė nga ana tjetėr.

 

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.