logoal
08 Shtator 2010 separator 03:59
Faqja Kryesore  »  Lajme
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani, nė konferencėn "Ballkani Perėndimor: Kalimi i krizės – nga bashkėpunimi rajonal nė integrimin evropian". Bruksel, 09 dhjetor 2009


Data e publikimit 09.12.2009


Gjatė 20 viteve tė fundit, rajoni ynė ka pėsuar ndryshime tė thella strukturore, tė cilat kanė ēuar nė krijimin e stimujve ekonomikė dhe nė nxitjen e rritjes ekonomike. Nė fazat e hershme tė tranzicionit, njė transformim i shpejtė dhe i konsiderueshėm, fillimisht i tregut tė punės dhe mė pas i atij tė kapitalit, riorientoi tė gjithė faktorėt e prodhimit drejt sektorėve mė tepėr produktivė. Kjo kontribuoi nė rritjen e produktivitetit total sipas faktorėve tė prodhimit dhe pėr rrjedhojė, nė njė rritje tė shpejtė ekonomike.

Faza pėrfundimtare e tranzicionit u dominua nga njė proces intensiv i thellimit financiar, i nxitur, ndėr tė tjera, nga flukse hyrėse tė kapitalit me origjinė nga vendet e Bashkimit Evropian. Ky ndėrmjetėsim financiar nxiti rritjen e kredisė dhe tė konsumit, duke ēuar kėshtu nė adoptimin e njė modeli rritjeje nėpėrmjet krijimit tė kapaciteteve pėr thithjen e investimeve tė huaja.

Tashmė, pas krizės, zgjedhjet tona tė politikės janė tė kufizuara. Nė njė pikėpamje tė gjerė, rajoni duhet tė zgjedhė njė filozofi tė re, ndryshe nga modeli i nxitjes sė boom-it ekonomik, i adoptuar gjatė dekadės sė fundit. Unė kam bindjen se ky duhet tė jetė fokusi qendror i Politikave Rajonale.

Kriza e fundit nxori nė pah disa probleme nė modelet tona tė rritjes. Procesi i pėrafrimit tė shpejtė ishte njė model rritjeje i bazuar mė tepėr nė konsumin e paqėndrueshėm, sesa njė model rritjeje i bazuar nė ekuilibra tė qėndrueshėm dhe afatgjatė. Pavarėsisht konsolidimit tė pėrgjithshėm fiskal dhe normave relativisht tė larta tė rritjes ekonomike, ky proces rezultoi nė rritjen e zhbalancimeve makroekonomike, tė evidentuara mė sė shumti nė zgjerimin e shpejtė tė deficiteve tė llogarisė korrente. Nga pikėpamja e analizės mikro, ai u reflektua nė njė pozicion financiar tė paqėndrueshėm tė bilanceve tė bizneseve dhe tė individėve, i shoqėruar nga konkurrenca e vazhdueshme e sistemit bankar pėr rritjen e pjesės tė tregut nė produkte dhe shėrbime.

Ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye, pse arritjet e fituara me aq vėshtirėsi gjatė 15 viteve tė fundit nė Evropėn Lindore u zhbėnė brenda njė jave tė vetme.

Sot, njė vit pas fillimit tė krizės financiare, mė duhet tė pohoj se tė gjitha masat e ndėrmarra nga bankat qendrore tė vendeve tė rajonit kanė ngjashmėri me njėra-tjetrėn. Sipas mendimit tim, masat e marra gjatė kėsaj periudhe janė pėrgjithėsisht tė natyrės ekstreme; ato janė tė pazakonta dhe bien ndesh me “kushtetutėn” e njė banke qendrore moderne nė drejtim tė likuiditetit, tė tregut tė parasė dhe tė kanaleve tė transmetimit tė politikės monetare. Megjithatė, ne kemi pėrqafuar filozofinė se “qėllimi justifikon mjetin”.

Pavarėsisht nga kėto zhvillime, mendoj se banka qendrore ėshtė bėrė mė e ndjeshme nė drejtim tė pavarėsisė dhe tė eficiencės sė politikės monetare. Sigurimi i likuiditetit nė ēdo rast, nė ēdo sasi, me ēfarėdolloj afati maturimi dhe pranimi i ēdo lloj kolaterali, pa dyshim qė cenon politikėn monetare, me efekte tė mundshme tė raundit tė dytė mbi stabilitetin financiar. Nėse bankat qendrore, nė periudhėn afatshkurtėr, do tė zhvendosnin fokusin e tyre nga objektivi i tyre kryesor nė mbėshtetjen e rritjes ekonomike me ēdo ēmim, atėherė kėto politika, nė mėnyrė tė tėrthortė, do tė krijonin premisa pėr zhbalancime ekonomike afatgjata.

Politikat aktuale tė adoptuara nga autoritetet monetare dhe ato fiskale nuk duhet tė konsiderohen si njė normalitet i ri. Teksa ekonomia globale ėshtė nė procesin e arritjes sė njė ekuilibri tė ri, pėrpjekjet aktuale stimuluese duhet tė zėvendėsohen nga politika tė shėndosha dhe afatgjata tė natyrės makroprudente. Pėr kėtė arsye, sfida pėr ekonomitė tona nė periudhėn afatgjatė ėshtė adresimi i problemeve aktuale dhe tė atyre tė trashėguara, mbi njė model tė ri rritjeje, i bazuar mbi: (i) rritjen e kursimeve dhe tė investimeve, duke synuar arritjen e njė niveli tė pėrmbajtur konsumi, i cili ėshtė i barabartė me nivelin e prodhimit vendas; (ii) flukset hyrėse tė vazhdueshme tė investimeve tė huaja direkte, tė orientuara drejt sektorėve tė tregtueshėm; si dhe (iii) bashkėpunimin rajonal.

Mė lejoni tė ndaj shkurtimisht me ju disa opinione lidhur me rėndėsinė e pikės sė fundit, mė konkretisht tė bashkėpunimit rajonal. Argumentet e mėposhtme paraqesin pėrfitimet e bashkėpunimit nga disa pikėpamje:

· Nga pikėpamja e zhvillimit, rritja e bashkėpunimit dhe e integrimit nė nivel rajonal krijon mė tepėr hapėsira pėr ekonomitė e shkallės. Njė gjė e tillė inkurajon investitorėt vendas dhe tė huaj, qė tė ndėrmarrin projekte tė mėdha investimi, tė cilat ndryshe nuk do tė ishin fitimprurėse. Njė avantazh tjetėr do tė ishte rritja e specializimit tė ekonomive tona, ēka do tė gjeneronte njė performancė mė tė lartė ekonomike.

· Nga pikėpamja e politikės, koordinimi i politikave makroekonomike, i kuadrove ligjorė dhe i mekanizmave tė natyrės prudente, do tė pėrmirėsonin alokimin e burimeve dhe do tė parandalonin adoptimin e politikave pėrfituese pėr njė vend, por nė kurriz tė vendeve tė tjera. Kjo politikė individualiste nuk do tė sillte pėrfitime pėr mbarė rajonin tonė.

· Nga pikėpamja strategjike, rajoni ynė ėshtė konkurrues me disa rajone tė tjera globale me ekonomi nė zhvillim. Nuk mjafton mė tė jesh i pari i fshatit, veēanėrisht nė njė kohė kur numri i fshatrave nė nivel global ėshtė nė rritje dhe numri i burrave tė menēur, gjithashtu.

· Nga pikėpamja e konvergjencės, ndarja e pėrvojave do tė shmangte gabime tė kushtueshme, ndėrkohė qė adoptimi i politikave dhe ndėrmarrja e hapave nė mėnyrė tė koordinuar do tė nxiste integrimin mė tė shpejtė nė BE. Ne duhet tė vėrtetojmė, se rajoni ynė ėshtė i denjė pėr t’u bashkuar me pjesėn tjetėr tė grupit, pikė sė pari duke adoptuar rregullat e grupit ndėrmjet vetė njėri-tjetrit.

Nė njė pėrqasje mė teknike dhe konkrete, pėrpjekjet e autoriteteve publike nė rajonin tonė pėr arritjen e njė bashkėpunimi real dhe kuptimplotė, duhet tė konsiderojnė si vijon:

Sė pari, duhet tė ndryshojė mentaliteti i shoqėrive tona nė rajon. Dihet qė ky rajon ka njė histori tė mbushur me konflikte dhe mosmarrėveshje. I pėrket brezit tė ri dhe njerėzve qė pėrqafojnė tė renė nė rajon, tė gjejnė zgjidhjet dhe tė inkurajojnė ato sjellje qė do tė ēojnė drejt tė ardhmes tonė nė Evropė.

Sė dyti, angazhimi pėr integrimin e plotė nė Bashkimin Evropian duhet tė shėrbejė si njė platformė solide pėr bashkėpunim dhe si njė ankorė pėr ndjekjen e politikave tė shėndosha dhe reformave tė bashkėrenduara strukturore.

Sė treti, njė kusht paraprak mjaft i rėndėsishėm ėshtė edhe forcimi i ankorave tė brendshme tė vendeve, veēanėrisht nė formėn e rregullave fiskale afatmesme, kėshillave fiskale, apo pėrcaktimit tė detyrimeve fiskale nė kushtetutat e vendeve.

Sė katėrti, duhet tė krijohet njė bazė ligjore, qė tė mbėshtesė kėtė bashkėpunim ndėrkombėtar, i cili duhet tė udhėhiqet nga parime tė konsoliduara dhe tė rėndėsishme pėr gjithė rajonin.

Sė pesti, nevojiten urgjentisht politika qė do tė inkurajonin tėrheqjen e investimeve tė huaja direkte dhe tė flukseve jobankare. Modeli i rritjes sė rajonit duhet tė jetė mė i sigurt nė vetvete, duke e vėnė theksin tek kursimet vendase, tek mobilizimi mė i mirė i burimeve tė punės dhe tek roli mė i madh i sektorit tė mallrave tė tregtueshėm, si lokomotivė e rritjes.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Mė lejoni tė pėrfundoj duke theksuar se rajoni ynė ėshtė njė kombinim interesant vendesh, gjuhėsh, kompozimi gjeografik dhe kulturor. Tė analizuara nė veēanti, ėshtė e vėshtirė tė mendosh se ekonomitė tona gjenerojnė stimuj tė qenėsishėm pėr investitorėt e huaj, veēanėrisht pėr ata strategjikė, teknologjikisht tė pėrparuar dhe tė aftė tė shfrytėzojnė avantazhet e ekonomive tė shkallės. Po kėshtu, mendoj se edhe kostot qė do tė shoqėronin projekte tė ndryshme strategjike nė rang kombėtar do tė ishin mė tė larta pėr kurrizin e ekonomive tona ende tė varfra. Jam I bindur se ekzistojnė hapėsira tė mjaftueshme pėr te ofruar njė treg te pėrbashkėt rajonal dhe detyra jone e pėrbashkėt ėshtė qė t’i shfrytėzojmė ato nė maksimum. Rajoni ka ende disa boshllėqe ne infrastrukture, ne energji, turizėm, arkitekturėn financiare, nė minierė dhe nė bujqėsi. Detyra jonė ėshtė tė identifikojmė sė bashku shanset e humbura, t’i pėrfshijmė ato bashkėrisht nė plane reale biznesi, dhe t’i sjellim kėto projekte rajonale nė mėnyrė bashkėkohore tek investitorėt privatė dhe tek agjencitė qė kanė ndikim pėrtej kufirit, pėr tė pėrfituar mbėshtetjen e tyre politike, financiare dhe teknologjike, si dhe pėr tė siguruar pėrfundimisht njė model tė qėndrueshėm rritjeje.

Nė rang kombėtar, ende nevojiten reforma tė thella strukturore tė ndėrmarra nė mėnyrė tė bashkėrenduar nė tė gjithė rajonin e Evropės Juglindore. Mendoj se strukturat e Bashkimit Evropian duhet ta orientojnė, mbikėqyrin dhe vlerėsojnė kėtė proces nga afėr. Kjo ėshtė rruga e vetme pėr t’i kthyer vendet tona nė ekonomi prodhuese me produktivitet tė lartė, atraktive pėr tė gjithė investitorėt, e huaj nė kushtet e ekzistencės tė njė kosto pune ende tė leverdishme. E gjithė kjo merr kuptim, nė qoftė se ne do tė ridimensionojmė plotėsisht kapacitetet tona edukuese, sidomos nė teknologjitė dhe nė disiplinat e tjera ku evidentojmė avantazh krahasues kundrejt ekonomive tė tjera. Nė vend qė ta shohim njėri-tjetrin thjesht si konkurrues, ne duhet ta konsiderojmė bashkėrendimin rajonal si njė lojė pa fitimtarė, ku secili vend pėrfiton nga partneriteti.

Duke pėrmbledhur, ky proces kėrkon politika zhvillimi dhe politika makroekonomike qė shmangin rrezikun; gėrshetim tė bashkėrenduar politikash; bashkėpunim mė tė fuqishėm me vendet e tjera; si dhe pėrpjekje tė bashkėrenduara – ndoshta tė harmonizuara dhe tė motivuara nė rajon – pėr rritjen e cilėsisė sė reformave strukturore. Reformat strukturore pėr pėrmirėsimin e mjedisit tė biznesit do tė ndihmojnė nė rritjen e flukseve tė reja hyrėse tė kapitalit dhe do tė ēojnė drejt njė rritje tė fuqishme dhe tė qėndrueshme.

Nė kėtė drejtim (dhe nė dritėn e mėsimeve tė nxjerra nga kriza e kohėve tė fundit), vendet mund tė pėrdorin mė mirė procedurat e mbikėqyrjes fiskale tė zbatuara prej BE, si mekanizma tė qarta angazhimi nė politikat ekonomike. Vendet kandidate dhe potencialisht kandidate nga njėra anė dhe Komisioni Evropian nga ana tjetėr kanė mundėsi ta transformojnė kėtė proces mbikėqyrjeje (mundėsisht tė pasuruar me informacione e tė dhėna analitike nga FMN) nė njė ankorė tė jashtme eficiente.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.