BANKA E SHQIPĖRISĖ
DEPARTAMENTI I MARREDHENIEVE ME JASHTE, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT
NJOFTIM PŹR SHTYP
Pyetje - pėrgjigjet e konferencės pėr shtyp tė Guvernatorit mbi vendimmarrjen e politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, 24 shkurt 2010
Data e publikimit 26.02.2010
Pyetje - Nė pjesėn e parė tė fjalės tuaj ju theksuat dhe njėherė tendencėn rėnėse tė ekonomisė shqiptare, e vėrtetuar nga ecuria e disa faktorėve, veēanėrisht nga ngadalėsimi i kėrkesės konsumatore. Nė kushtet kur hapėsira pėr stimujt fiskal siē theksuat edhe ju ėshtė e vogėl, besoni qė ekzistojnė hapėsirat pėr njė politikė mė agresive monetare gjatė javėve tė ardhshme?
Guvernatori - Po ti referohem dhe njė herė fjalisė sė fundit, do tju theksoja se zhvendosja nė kahun rėnės e balancės sė rreziqeve inflacioniste, si dhe konsolidimi i stabilitetit financiar dhe i pritjeve inflacioniste, do tė jenė baza gjykimit tonė nė tė ardhmen. Por, kryegjėja e gjithė kėtij diskutimi ėshtė fakti se stimuli mė i mirė qė Banka e Shqipėrisė i jep ekonomisė shqiptare, ėshtė qėndrueshmėria afatgjatė e treguesve makroekonomikė dhe fiskalė, si dhe sigurimi i stabilitetit financiar tė vendit. E theksoj se ky ėshtė stimuli mė i mirė qė Banka e Shqipėrisė i jep ekonomisė shqiptare.
Pyetje: Zoti Guvernator, Greqia po pėrballet me probleme tė mėdha qoftė fiskale, qoftė financiare, qoftė ekonomike. Sa e rrezikuar ėshtė ekonomia e Shqipėrisė prej kėsaj dhe veēanėrisht ēfarė rreziku ka pėr bankat greke nė Shqipėri?
Kjo ėshtė njė temė qė po diskutohet gjerėsisht nė median shqiptare. Siē e pėrmenda dhe nė material, situata e brishtė e kėsaj ekonomie po ndiqet dhe studiohet me mjaft interes nga Banka e Shqipėrisė, duke nxjerrė gjithashtu konkluzionet pėrkatėse. Mendoj qė plani trevjeēar fiskal, pėr uljen e deficitit buxhetor nė 3 %, duke favorizuar korrektimin ambicioz tė ekonomisė greke ėshtė njė lajm mjaft i mirė dhe njėkohėsisht njė shenjė e fortė besimi pėr ekonomitė e eurozonės dhe mė gjerė. Vetė kjo tkurrje fiskale nė terma afatmesėm do tė ndikojė dhe do tė ketė pasoja nė zhvillimet e ekonomisė greke, pėr rrjedhim siē e kam theksuar dhe nė daljet e tjera tė miat nė publik, ekonomia shqiptare do tė efektohet. Efekte tė mundshme mund tė jenė ndikimi nė tregtinė e jashtme, nė remitanca, ndoshta dhe nė koston e linjave tė kreditimit tė bankave greke. Por, ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė qė raporti i stabilitetit financiar tė Bankės sė Greqisė pėr gjashtėmujorin e dytė tė vitit 2009, siguron dhe garanton shėndetin afatgjatė tė sistemit bankar grek, pavarėsisht pėrkeqėsimit tė situatės makroekonomike.
Eshtė mjaft e rėndėsishme pėr tė kuptuar qė kriza greke ėshtė njė krizė financiare buxhetore; ajo nuk ėshtė njė rrufe nė qiell tė pastėr. Kriza ėshtė faktorizuar nga ambienti makrofinanciar botėror dhe si njė ekonomi e eurozonės ėshtė nė qendėr tė vėmendjes tė tė gjitha vendeve anėtare tė saj pėr zgjidhen e kėtij problemi. Situata ėshtė optimiste dhe mendohet qė zgjidhja do tė jetė nė periudha afatshkurtra. Siē e theksova edhe mė lart, e rėndėsishme ėshtė kredibiliteti qė qeveria greke ka dhėnė pėr tkurrjen fiskale dhe arritjen e parametrave nė kėto tre vitet e ardhshme, garancia qė banka qendrore greke i jep sistemit bankar grek, dhe njėkohėsisht pritjet e ambientit financiar botėror lidhur me zgjidhjen dhe angazhimin evropian pėr zgjidhjen e kėsaj krize greke. Banka e Shqipėrisė nga analizat e bėra dhe studimet e saj empirike vlerėson qė ndikimi i saj nė ekonominė shqiptare nuk do tė jetė i rėndėsishėm, duke parashikuar efektet qė pėrmendėm mė sipėr.
Banka e Shqipėrisė garanton publikun shqiptar se filialet e bankave greke qė operojnė nė Shqipėri janė entitete shqiptare dhe si tė tilla janė tė mbikėqyrura nga Banka e Shqipėrisė. Siē e kemi pėrmendur dhe mė parė, konfirmojmė qė kėto banka garantojnė plotėsisht mbarėvajtjen e tyre nė sistemin bankar shqiptar dhe garantojnė plotėsisht efektivitetin e tyre me kapital, likuiditet dhe produkte nė tregun bankar shqiptar. Njėkohėsisht, theksojmė se rritja e depozitave nė sistemin bankar shqiptar gjatė dy tre muajve tė fundit. kryesisht nė depozitat me afat, pėrfshin edhe kėto banka. Tė gjithė treguesit e vigjilencės sė Bankės sė Shqipėrisė tregojnė pėr njė mbarėvajtje pozitive tė kėtyre bankave nė Shqipėri, duke garantuar aktivitetin ekonomik nė Shqipėri.
Duke dashur tė shtoj diēka pėr krizėn greke, do tė thoja qė ēdo e keqe ka dhe tė mirat e saj. Ne duhet tė mėsojmė nga kriza greke pėrsa i pėrket evidencės dhe statistikave dhe sidomos pėrsa i pėrket rėndėsisė sė madhe qė ka konsolidimi i tyre.
Pyetje: Ēfarė masash synon tė marrė Banka e Shqipėrisė pėr tė mbajtur inflacionin brenda kufijve duke qenė se tendenca ėshtė drejt rritjes?
Guvernatori: Thamė qė tendenca afatshkurtėr ėshtė nė rritje, por treguesit afatmesėm janė pėr njė shifėr tė kontrolluar tė inflacionit.
Pyetje: Qeveria ka vendosur qė tė ulė investimet nė 2010, a do tė ndikojė kjo nė rritjen ekonomike duke qenė se gjatė vitit 2009 u regjistrua njė rritje ekonomike pozitive, por kjo rritje kryesisht falė investimeve? A mendoni qė kjo tkurrje e investimeve do tė kompensohej nga kreditimi i bankave tė nivelit tė dytė, duke pasur parasysh se sipas njė raporti tė Bankės sė Shqipėrisė bankat janė pesimiste pėr kreditimin. Pra, a do ketė rritje pozitive ekonomike gjatė vitit 2010?
Banka e Shqipėrisė garanton qėndrueshmėrinė e bankave shqiptare dhe zhvillimin normal tė aktivitetit ekonomik-financiar nė vend, pėrfshirė dhe kreditimin. Njėkohėsisht duhet ti referohemi ēfarė kemi pranuar nė konferencat e tjera, qė po shkojmė drejt ekuilibrave tė rinj, qė do tė thotė se prurja e depozitave nė sistem do tė jetė njė premisė mjaft e mirė pėr rritjen e kreditimit nė ekonomi. Pėrmirėsimi i klimės sė ambientit makroekonomik botėror, vlerėsimi mė i mirė qė bankat do tė bėjnė nė krahun e kėrkesės dhe ofertės si dhe monitorimi e diversifikimi mė i mirė nė krahun e bizneseve do tė ndikojė nė rritjen e kreditimit dhe zhvillimin e ekonomisė nė vend. Kjo kėrkon njė bashkėpunim akoma dhe mė tė mirė ndėrmjet klientėve dhe bankave si dhe mė shumė punė nga bankat pėr njė vlerėsim sa mė tė mirė tė aktiviteteve fitimprurėse.
Pyetje: Nė gjykimin e Bankės sė Shqipėrisė a do jetė viti 2010 mė i vėshtirė apo mė i mirė se viti 2009? Pse bankat nuk po e pėrcjellin tė plotė lehtėsimin e politikės monetare, cilat janė shkaqet?
Mendoj qė pėrmbyllja e diskutimit tė sotėm ėshtė qė Banka e Shqipėrisė ėshtė optimiste. Natyrisht qė tė parashikosh tė ardhmen nuk ėshtė e lehtė. Banka e Shqipėrisė nuk ka globin e kristaltė pėr tė bėrė parashikimet mbi gjithēka dhe nuk ka tė gjitha mjetet pėr tė bėrė tė pamundurėn tė mundur. Banka e Shqipėrisė ka njė objektiv kryesor tė sajin, stabilitetin e ēmimeve dhe pėr kėtė arsye, ka bėrė pėrpjekje tė jashtėzakonshme duke filluar nga viti 2006, sidomos gjatė viteve 2008-2009, pėr njė stabilitet afatgjatė makroekonomik dhe financiar nė vend.
Pėr sa i pėrket kreditimit tė ekonomisė ėshtė mjaft e rėndėsishme tė kuptohet qė situata ėshtė mė premtuese, sidomos me hyrjen e depozitave nė sistem. Banka e Shqipėrisė po kėrkon nga sistemi bankar njė bashkėpunim sa mė tė mirė midis bankave dhe klientėve, pėr tė gjetur hapėsira objektive nė mėnyrė qė stimuli i kreditimit tė jetė gjithmonė njė stimul efektiv pėr ekonominė. Natyrisht nuk duhet tė harrojmė qė sistemi bankar i ka tė gjitha hapėsirat ligjore pėr tė bėrė qė ky bashkėpunim tė jetė sa mė efektiv.