Objektivi kryesor i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė "arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve". Arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve si objektiv materializohet nėpėrmjet pėrcaktimit tė objektivave pėr normėn e inflacionit.
Tė arrish stabilitetin e ēmimeve do tė thotė tė arrish norma tė ulėta pozitive tė inflacionit ose tė ndryshimit tė ēmimeve tė konsumit.
Tė ruash stabilitetin e ēmimeve do tė thotė tė sigurosh norma tė ulėta pozitive inflacioni pėr periudha relativisht tė gjata kohe.
Objektivi strategjik afatmesėm i politikės monetare ėshtė mbajtja e inflacionit nė nivele tė ulėta pozitive, tė cilat nga njėra anė sigurojnė qėndrueshmėri nė tregje dhe, nga ana tjetėr, mbėshtesin rritjen ekonomike. Pėr periudhėn afatmesme, Banka e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar nė mbajtjen e inflacionit vjetor nė nivelin 3.0 pėr qind me njė mundėsi luhatjeje ± 1.0 pikė pėrqindjeje rreth kėsaj vlere qendrore. Si objektiv i inflacionit konsiderohet rritja vjetore e indeksit tė ēmimeve tė konsumit, matur dhe publikuar nga INSTAT.
Banka e Shqipėrisė, nė funksion tė rritjes sė cilėsisė sė vendimmarrjes do tė pėrdorė dhe matje tė tjera tė inflacionit. Kėto matje krijojnė njė bazė mė tė plotė pėr tė marrė vendime sa mė realiste. Kategoritė e tjera tė inflacionit janė:
-
Inflacioni bazė. Banka e Shqipėrisė do tė punojė nė vazhdimėsi gjatė vitit 2006 pėr tė ndėrtuar serinė e inflacionit bazė dhe pėr tė perfeksionuar metodologjinė e llogaritjes sė tij. Inflacioni bazė do tė jetė njė input i rėndėsishėm nė marrjen e vendimeve tė politikės monetare.
-
Inflacioni vjetor nė nivel mesatar. Kjo kategori pėrfaqėson nivelin mesatar tė inflacionit vjetor pėr dymbėdhjetė muajt e fundit, duke dhėnė njė informacion tė vlefshėm nė lidhje me prirjet e zhvillimeve nė ēmimet e konsumit. Si i tillė, inflacioni vjetor nė nivel mesatar do tė jetė njė orientues i rėndėsishėm nė procesin e marrjes sė vendimeve tė politikės monetare.
Arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve ėshtė objektivi kryesor. Pėr tė siguruar pėrmbushjen e tij, Banka e Shqipėrisė bazohet nė njė kuadėr objektivash tė ndėrmjetėm dhe operacionalė (sasiorė). Objektivat e ndėrmjetėm janė orientues (tregues), ndėrsa objektivat operacionalė ndiqen me rigorozitet. Nė ēdo rast, vėmendja do tė pėrqendrohet nė arritjen e objektivit kryesor.
Objektivi i ndėrmjetėm ėshtė rritja vjetore e ofertės sė parasė (M3), kjo pėr shkak se inflacioni, duke qenė nė pėrgjithėsi fenomen monetar, ndikohet nga rritja nė ofertėn e parasė. Objektivat operacionalė janė mjetet e brendshme neto tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė sistemit bankar (krediti i brendshėm neto pėr Qeverinė) dhe mjetet e huaja neto tė Bankės sė Shqipėrisė. Pėr secilin nga kėta objektiva ėshtė vendosur njė nivel sasior kundrejt tė cilit kontrollohet puna e bėrė pėr arritjen e tyre.
-
Mjetet e brendshme neto tė Bankės sė Shqipėrisė pėrfaqėsojnė shumėn e tė gjitha pretendimeve tė Bankės sė Shqipėrisė, pėrjashtuar pretendimet valutore tė saj ndaj jorezidentėve. Mė konkretisht, kėtu bėjnė pjesė pretendimet e Bankės sė Shqipėrisė ndaj Qeverisė (neto) si dhe pretendimet e Bankės sė Shqipėrisė ndaj bankave tė nivelit tė dytė. Pėr to vendoset njė kufi i sipėrm qė do tė thotė se Banka e Shqipėrisė nuk mund tė rrisė gjendjen e mjeteve tė brendshme neto pėrtej shifrės sė vendosur kufi.
-
Krediti i brendshėm neto pėr Qeverinė pėrfaqėson totalin e pretendimeve tė sistemit bankar ndaj qeverisė minus depozitat e kėsaj tė fundit si nė Bankėn e Shqipėrisė ashtu dhe nė bankat e nivelit tė dytė. Vendosja e njė niveli kufi tė sipėrm ka si synim tė vėrė nėn kontroll, brenda niveleve tė paracaktuara, kreditimin e deficitit buxhetor nga ana e sistemit bankar.
-
Rezervat ndėrkombėtare neto tė Bankės sė Shqipėrisė pėrfaqėsojnė mjetet valutore neto tė Bankės sė Shqipėrisė minus tė gjitha zotėrimet valutore tė bankave tė nivelit tė dytė tė vendosura nė Bankėn e Shqipėrisė (rezerva tė detyruara nė valutė plus rezervat e tepėrta nė valutė). Pėr to vendoset njė kufi i poshtėm dhe pėrllogaritjet bazohen nė kursin e kėmbimit tė fundit tė shtatorit 2005.
Kėto nivele sasiore rishikohen nė periudha tė rregullta kohore (ēdo gjashtė muaj) dhe rillogariten nė bazė tė zhvillimeve mė tė reja.