Objektivi themelor i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve.
Nėpėrmjet politikave tė saj dhe nė funksion tė detyrave qė i pėrcakton ligji, ajo bėn pėrpjekje pėr arritjen e kėtij objektivi themelor qė nėnkupton kontrollin e nivelit tė inflacionit. Pėrpara se tė hartojė politikat qė duhet tė ndjekė, Banka e Shqipėrisė pėrkufizon objektivat finalė, objektivat e ndėrmjetėm dhe instrumentat me tė cilat do tė operojė pėr arritjen e kėtyre objektivave.
Banka e Shqipėrisė, nė pėrputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazėn e tregut tė brendshėm bankar, nxit dhe mbėshtet zhvillimin e regjimit dhe tė sistemit tė kėmbimeve valutore, tregun e brendshėm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon nė pėrmirėsimin e kushteve monetare e kredituese, nė mbėshtetje tė stabilitetit dhe tė zhvillimeve ekonomike tė vendit.
Objektivat e tjerė tė Bankės sė Shqipėrisė, tė kushtėzuar nga objektivi kryesor i saj, duhet tė nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftėsinė paguese dhe funksionimin normal tė sistemit bankar tė bazuar nė parimet e tregut.
Ēdo objektiv dhe detyrė tjetėr qė i caktohet Bankės sė Shqipėrisė kushtėzohet me arritjen e objektivit tė saj kryesor.