Pavarėsia ėshtė njė faktor jetėsor pėr mbarėvajtjen e ēdo banke qendrore. Nė kuadėr tė dispozitave tė Traktatit themelues tė Komunitetit Europian, Eurosistemi gėzon njė pavarėsi tė plotė nė realizimin e objektivave tė vet:
-
as Banka Qendrore Europiane, as bankat qendrore kombėtare tė Eurosistemit e madje as ndonjė anėtar i organeve vendimmarrėse tė tyre nuk mund tė kėrkojė apo tė marrė udhėzime nga asnjė institucion tjetėr. Institucionet dhe organet e Komunitetit si dhe qeveritė e vendeve anėtare tė tij janė tė detyruar tė respektojnė kėtė parim dhe nuk duhet tė ndikojnė tek anėtarėt e organeve vendimmarrėse tė BQE ose tė bankave qendrore kombėtare.
-
Eurosistemi disponon tė gjitha mjetet dhe kompetencat e nevojshme pėr zbatimin e njė politike monetare efikase. Ai nuk mund tė japė hua pėr organizmat e Komunitetit apo qeveritė e vendeve anėtare. Kjo e ruan atė nga ndėrhyrjet e ndrėrhyrjet politike.
-
Banka Qendrore Europiane ka buxhetin e saj tė pavarur nga ai i Komunitetit Europian. Njė gjė e tillė bėn qė administrata e saj tė qendrojė jashtė interesave financiare tė Komunitetit.
-
Kapitali i Bankės Qendrore Europiane nuk zotėrohet nga Komunitetit Europian, por ėshtė nėnshkruar dhe paguar nga bankat qendrore kombėtare tė vendeve anėtare. Kapitali i nėnshkruar nga secila bankė pėrcaktohet nga pesha qė zė secili anėtar nė Produktin e Pėrgjithshėm Bruto dhe ne numrin e popullėsisė sė Bashkimit Monetar
-
Anėtarėt e organeve vendimmarrėse tė saj zgjidhen me afat tė gjatė dhe mund tė zhvishen nga detyra vetėm nė rast shkeljesh tė rėnda ose pamundėsish pėr tė ushtruar funksionet e tyre
Nė nivel ndėrkombėtar, dispozitat parashikojnė pėrfaqėsimin e BQE nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar (FMN), njė nga elementėt kryesorė tė sistemit monetar ndėrkombėtar, dhe nė Organizatėn pėr Bashkėpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD). Qėllimi i vetėm pėr tė cilin BQE merr pjesė nė mbledhjet e kėtyre organizmave ndėrkombėtare ėshtė kėmbimi i informacionit. Nė kėtė mėnyrė, pavarėsia e saj respektohet plotėsisht.