|
Godina e Bankės sė Shqipėrisė ka pėrfunduar sė ndėrtuari nė vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i pėrket rrymės sė "Racionalizmit", rrymė e cila lulėzoi nė gjysmėn e parė tė shekullit XX nė Evropė. Projekti i godinės ėshtė realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe Vitorio Marpurgo.
Ky stil shquhet pėr volumet e mėdha dhe linjat e forta nė fasada. Kryesisht ai ėshtė aplikuar nė ndėrtimet shtetėrore me karakter zyrtar, me qėllim qė tė shprehte forcėn e qeverive tė asaj kohe dhe ėshtė pėrdorur nė shumė vende tė Evropės Perendimore. Nė kėtė kėndvėshtrim edhe godina e Bankės sė Shqipėrisė bėn pjesė nė ndėrtimet mė tė spikatura tė asaj kohe ne llojin e vet, rrymės Racionaliste.
Prania e kėsaj ndėrtese nė sheshin qendror tė Tiranės qė mban emrin e luftėtarit tė famshėm tė mesjetės "Skėnderbej" e ka justifikuar plotėsisht respektin e qytetareve tė Tiranės dhe gjithė shqiptareve. Nė projekt-idenė e saj, godina ėshtė konceptuar me planimetri shumėkėndėshe dhe ndarė nga ana funksionale nė dy pjesė, nė korpusin kryesor qė do tė kryente funksionin pėrfaqėsues tė bankės dhe nė pjesėn operative tė saj. Kjo e fundit do tė ndėrtohej nė tė dy krahėt anėsore tė prapme tė korpusit kryesor. Kjo pjesė do tė ndėrtohej nė vitet 40-tė por, pėr arsye tė luftės sė Dytė Botėrore nuk u realizua ndėrtimi i saj.
|
Korpusi kryesor i saj ėshtė i ndėrtuar nė formėn e njė harku, i detyruar nga pozicioni i saj nė sheshin kryesor tė qytetit. Hyrja e saj kryesore ėshtė realizuar nga nje portal madhėshtor qė pėrfshin tė gjithė lartesinė e fasadės dhe i mbėshtetur nė kolona tė forta si dhe e zbukuruar me relievė muralė nė argjil tė pjekur nė ngjyrėn karakteristike tė saj qė nė kompleks i jep njė paraqitje shumė dinjitoze godinės.
Krahas godinės sė bankės me tė dy pjesėt e saj kompleksi ishte parashikuar tė plotėsohej edhe me pallatin e banimit pėr punonjėsit e bankės. Edhe ky objekt ishte ne stil arkitektonik tė njėjtė me bankėn dhe ishte prashikuar tė ndėrtohej afėr bankes, pėrbri godinės sė Parlamentit Shqiptar tė viteve 30-tė (sot Teatri i Kukullave).
|
|