Pėr studentėt e universiteteve, programi "Banka qendrore nė jetėn e pėrditshme" ėshtė organizuar mbi dy aktivitete tė ndryshme nga ato tė shkollave tė mesme:
1. Leksionet e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė.
2. "Dita e Bankės".
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė viziton shpesh auditoret e universiteteve brenda dhe jashtė vendit pėr tė dhėnė leksione mbi tema qė lidhen me aktivitetin e saj. Nė kėto takime, ai u pėrgjigjet pyetjeve nga auditori rreth argumenteve tė rėndėsishme qė lidhen me Bankėn Qendrore, ekonominė nė pėrgjithėsi, por edhe ndan me ta momente vėshtirėsish ose suksesesh tė pėrjetuara gjatė vitesh pėrvoje profesionale. Kjo i bėn leksionet e Bankės sė Shqipėrisė akoma dhe mė tė vlefshme e mė interesante pėr studentėt.
"Dita e Bankės"
pėrfaqėson njė aktivitet, i cili u krijon mundėsi studentėve tė ndjekin prezantime dhe tė zhvillojnė takime e biseda me specialistė tė Bankės sė Shqipėrisė. Duke u bėrė bashkėbisedues nė tema rreth bankės qendrore, rolit qė ajo luan nė ekonominė dhe mirėqenien e njė vendi; zhvillimeve tė sotme nė bankingun modern dhe produkteve mė tė fundit qė ky ofron; financave personale etj., studentėt marrin informacion tė zgjeruar dhe tė plotė nga specialistė tė fushave pėrkatėse.
Nė kėtė ditė, Banka e Shqipėrisė krijon minipanaire tė botimeve tė saj, nga raportet e ndryshme periodike, librat e konferencave dhe materialet e diskutimit, e deri tek broshurat dhe fletėpalosjet e shumta edukative.