logo_al
   
 

Kuadri i pėrgjithshėm i politikės monetare tė Sistemit Europian tė Bankave Qendrore


Sistemi Europian i Bankave Qendrore (SEBQ) pėrbėhet nga Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe nga bankat qendrore kombėtare (BQK) tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian.

SEBQ ushtron veprimtarinė e vet nė pėrputhje me dispozitat e Traktatit themelues tė Bashkimit Europian dhe me statutet e SEBQ dhe tė BQE. Ai drejtohet nga instancat vendimmarrėse tė BQE, siē ėshtė Kėshilli i Guvernatorėve tė saj, i cili pėrgjigjet pėr hartimin e politikės monetare, apo Direktorati, i cili ėshtė i ngarkuar me zbatimin e politikės monetare nė bazė tė vendimeve dhe orientimeve tė Kėshillit tė Guvernatorėve. Pėr aq sa mund tė gjykohet e mundur dhe e pėrshtatshme, duke patur parasysh efikasitetin operacional, BQE bashkėpunon me bankat qendrore kombėtare nė drejtim tė operacioneve, tė cilat janė kompetencė e Eurosistemit. Operacionet e politikės monetare tė Eurosistemit zbatohen nė tė gjitha vendet anėtare sipas procedurave standarde.

1. Objektivat e Eurosistemit.

Nė bazė tė nenit 105 tė Traktatit, objektivi kryesor i Eurosistemit ėshtė ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve. Pa dashur tė cėnojė kėtė objektiv, Eurosistemi mbėshtet politikat e pėrgjithshme ekonomike tė Komunitetit Europian. Nė ndjekje tė objektivave tė tij, ai zbaton parimin e ekonomisė sė hapur, nė njė kontekst tė konkurrencės sė lirė duke favorizuar shpėrndarjen eficiente tė burimeve.

2. Instrumentet e politikės monetare tė Eurosistemit.

Pėr arritjen e objektivave tė veta, Eurosistemi pėrdor njė sėrė instrumentesh tė politikės monetare: ai kryen operacione tė tregut tė hapur, ofron fasilitete tė pėrhershme dhe u kėrkon institucioneve tė kreditit tė mbajnė nė llogaritė e tyre pranė tij rezervėn e detyruar.

2.1 Operacionet e tregut tė hapur.

Operacionet e tregut tė hapur luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė politikėn monetare tė Eurosistemit. Nėpėrmjet tyre drejtohet sjellja e normave tė interesit, administrohet situata e likuiditetit dhe sinjalizohet orientimi i politikės monetare. Operacionet e tregut tė hapur nė Eurosistem kryhen nėpėrmjet pesė kategorive tė instrumenteve. Ato kryhen me iniciativėn e BQE, e cila vendos pėr zgjedhjen e instrumenteve dhe pėr modalitetet e pėrdorimit tė tyre. Kėto operacione mund tė kryhen nėpėrmjet ankandeve tė zakonshme, ankandeve tė shpejta ose nėpėrmjet procedurave dypalėshe.

Pėr nga objektivat, rregullshmėria dhe procedurat, operacionet e tregut tė hapur tė Eurosistemit mund tė ndahen nė katėr kategori:

Operacionet e rifinancimit, tė cilat janė operacione tė shitblerjes sė letrave me vlerė dhe shėrbejnė pėr injektimin e rregullt tė likuiditeteve nė tregun bankar. Peridociteti dhe afati i tyre i maturimit ėshtė javor. Kėto operacione kryhen nga bankat qendrore kombėtare nėpėrmjet ankandeve tė zakonshme ose standarde. Operacionet kryesore tė rifinancimit luajnė njė rol qendror nė ndjekjen e objektivave nė kuadrin e operacioneve tė tregut tė hapur dhe pėrbėjnė kanalin kryesor tė rifiniancimit tė sektorit financiar.

Operacionet e rifinancimit afatgjatė janė operacione tė shitblerjes sė letrave me vlerė dhe shėrbejnė pėr injektimin e likuiditeteve me frekuenca mujore. Afati i maturimit ėshtė tremujor. Kėto operacione kryhen pėr rifinancimin nė njė afat mė tė gjatė tė kundėrpartive dhe zbatohen nga bankat qendrore kombėtare nėpėrmjet ankandeve standarde. Duke qenė se qėllimi i tyre nuk ėshtė tė pėrēojnė sinjale nė treg, Eurosistemi fikson ato norma interesi qė propozohen.

Operacionet e shitblerjes me tė drejta tė plota kryhen me qėllim administrimin e situatės sė likuiditetit nė treg dhe tė normave tė interesit, kryesisht pėr zbutjen e impaktit tė luhatjeve tė paparashikuara tė likuiditetit bankar. Kėto operacione kanė pak a shumė trajtėn e operacioneve tė shitblerjes, por mund tė pėrafrohen edhe me swap-et. Instrumentet dhe procedurat e pėrdorura nė ekzekutimin e operacioneve me tė drejta tė plota u pėrshtaten llojeve tė transaksioneve dhe objektivave specifikė tė parashikuar nė kuadrin e kėtyre operacioneve. Operacionet e shitblerjes me tė drejta tė plota kryhen nga bankat qendrore kombėtare nėpėrmjet ankandeve tė shpejta ose procedurave dypalėshe. Ėshtė Kėshilli i Guvernatorėve tė BQE, ai qė vendos nėse nė rrethana tė jashtėzakonshme, operacionet e shitblerjes me tė drejta tė plota mund tė ekzekutohen edhe nga vetė BQE.

Operacionet strukturore mund tė realizohen nga Eurosistemi nėpėrmjet emetimit tė certifikatave tė borxhit. Kėto operacione kryhen atėhere kur BQE kėrkon tė axhustojė pozicionin strukturor tė Eurosistemit kundrejt sistemit financiar. Operacionet me natyrė strukturore qė kryhen nė formėn e operacioneve tė rifinancimit dhe tė emetimit tė cerifikatave tė borxhit, ekzekutohen nga bankat qendrore kombtėare nėpėrmet ankandeve standarde. Ndėrsa, operacioent strukturore nė formėn e operacioneve tė shitblerjes me tė drejta tė plota kryhen nėpėrmjet procedurave dypalėshe.

2.2 Fasilitetet e pėrhershme.

Fasilitetet e pėrhershme kanė pėr qėllim tė shtojnė apo tė pakėsojnė nė mėnyrė tė pėrkohshme likuiditetin, tė sinjalizojnė orientimin e pėrgjithshėm tė politikės monetare dhe tė pengojnė luhatjet e mėdha tė normave tė interesit. Ato realizohen gjithmonė dhe ekskluzivisht me iniciativėn e kundėrpartive.

Kundėrpartitė (bankat tregtare) mund tė pėrdorin kredinė marxhinale pėr tė zgjidhur problemet njėditore tė likuiditetit kundrejt aseteve tė lira. Nė rrethana tė zakonshme, nuk ekziston asnjė limit apo kufizim pėr pėrfitimin e kėsaj kredie. Norma e interesit qė aplikohet pėr kėtė kredi, pėrbėn kufirin maksimal tė normave tė interesit nė tregun ditor.

Veē kėsaj, kundėrpartitė mund tė pėrdorin edhe depozitėn njėditore, e cila i ndihmon ato tė veprojnė me likuiditetin e tepėrt duke e depozituar atė pranė bankave qendrore. Nė rrethana tė zakonshme, nuk ekziston asnjė limit apo kufizim pėr depozitėn. Norma e interesit qė aplikohet pėr depozitėn njėditore pėrbėn kufirin minimal tė normave tė interesit nė tregun ditor.

Fasilitetet administrohen nė mėnyrė tė decentralizuar nga bankat qendrore kombėtare.

2.3 Rezerva e detyrueshme.

Regjimi i rezervės sė detyrueshme tė Eurosistemit zbatohet pėr institucionet e kreditti tė Eurozonės dhe ka pėr qėllim stabilizimin e normave tė interesit tė tregut dhe nxitjen e nevojės strukturore pėr rifinancim. Shuma e rezervėsė detyrueshme e qė duhet tė krijohet nga secila bankė, pėrcaktohet nė funksion tė elementeve tė bilancit tė saj. Pėr t'iu pėrgjigjur objektivit tė stabilizimit tė normave tė interesit, sistemi i rezervave tė detyrueshme tė Eurosistemit i lejon bankat tė krijojnė rezervat e tyre. Respektimi i detyrimit pėr krijimin e rezervės sė detyrueshme verifikohet mbi bazėn e mesatares sė mjeteve tė tyre gjatė periudhės sė krijimit. Rezervat e detyrueshme rimunerohen me normėn e interesit tė operacioneve tė rifinancimit tė Eurosistemit.


Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.