logo_al
   
 

Banka e Shqipėrisė dhe roli i saj nė fushėn e emisionit tė monedhės

 

Banka e Shqipėrisė ka tė drejtėn ekskluzive pėr emetimin e kartėmonedhės dhe tė monedhės kombėtare me kurs ligjor brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo ėshtė emetuesja e vetme e kartėmonedhės dhe e monedhės kombėtare shqiptare.

Njėsia monetare nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė "Leku".

Emetim do tė thotė nxjerrje nė qarkullim dhe/ose hedhje nė qarkullim dhe/ose vėnie nė qarkullim, me kurs ligjor tė kartėmonedhave e monedhave kombėtare. Ēdo kartėmonedhė e monedhė qė emetohet ka tė shtypur nė tė vitin e emetimit.

Gjithashtu, ėshtė e drejtė e Bankės sė Shqipėrisė pėrcaktimi i formės, i pėrmasave, i modelit (konfigurimit) dhe i karakteristikave tė tjera tė kartėmonedhave e monedhave metalike shqiptare, tė cilat kanė kurs ligjor, si dhe tė kartėmonedhave e monedhave qė shtypen pėr qėllime numizmatike.

Termi  " monedhė qė ka kurs ligjor" nėnkupton kartėmonedhat dhe monedhat metalike, qė mund tė ofrohen pėr pagimin e njė detyrimi dhe qė kreditori ėshtė i detyruar nga ligji t'i pranojė.

Kartėmonedhat dhe monedhat e emetuara nga Banka e Shqipėrisė dhe qė nuk janė tėrhequr nga qarkullimi, do tė kenė kurs ligjor dhe do tė pranohen pėr tė gjitha pagesat e detyrimeve publike e private pa kufizim, me vlerėn e tyre nominale.

Pra, paraja (kartėmonedhė ose monedhė metalike) e cila plotėson njėkohėsisht tre kriteret e mėposhtme:

  1. ėshtė emetuar nga Banka e Shqipėrisė;
  2. nuk ėshtė tėrhequr nga qarkullimi;
  3. ka kurs ligjor;

shėrben si mjet pagese e do tė pranohet pėr tė gjitha pagesat e detyrimeve qė individėt ose subjektet e ndryshme, private ose publike, kryejnė me njėri-tjetrin.

Banka e Shqipėrisė ėshtė hartuesja e planit tė emetimeve tė kartėmonedhave e monedhave kombėtare shqiptare, duke siguruar kėshtu, furnizimin e rregullt dhe plotėsimin e kėrkesave tė ekonomisė shqiptare me para.

Banka e Shqipėrisė, nė pėrputhje me hartimin, miratimin dhe zbatimin nė mėnyrė tė pavarur tė politikės monetare tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe tė programit monetar tė miratuar, harton strategjinė pėr emetimin e kartėmonedhave e monedhave metalike me kurs ligjor, pėr tė plotėsuar nė vazhdimėsi kėrkesat e ekonomisė pėr para.

Banka e Shqipėrisė harton politikėn e tėrheqjes nga qarkullimi tė kartėmonedhave dhe tė monedhave qė ka emetuar, kundrejt shkėmbimit me kartėmonedha e monedha tė emetimeve tė reja. Ajo sekuestron e konfiskon kartėmonedhat dhe monedhat e falsifikuara.

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.