logoal
10 Shtator 2010 separator 20:43
Faqja Kryesore  »  Mbikėqyrja  »  Rregulloret e Mbikėqyrjes Bankare
 

Rregulloret e mbikėqyrjes bankare nė fuqi

Banka e Shqipėrisė ėshtė autoriteti mbikėqyrės i subjekteve qė me ligj licencohen prej saj. Kjo sanksionohet nė nenin 12 tė ligjit nr.8269, datė 23.12.97, "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", i cili i jep asaj autoritetin e organit qė ka tė drejtėn ekskluzive tė japė miratimin pėr fillimin e aktivitetit bankar nėpėrmjet dhėnies sė licencės, si dhe tė mbikėqyrė aktivitetin e ēdo subjekti, i cili ka marrė licencė pėr ushtrimin e veprimtarisė bankare nė Republikėn e Shqipėrisė.

Ky nen pėrcakton tė drejtėn e Bankės sė Shqipėrisė pėr tė nxjerrė, nė pėrputhje me misionin e saj si autoritet mbikėqyrės, akte nėnligjore: vendime, rregullore, udhėzime dhe urdhra, tė detyrueshme pėr t'u zbatuar nga tė gjitha bankat e subjektet e tjera tė licencuara nga Banka e Shqipėrisė, me qėllim qė respektimi i tyre tė sigurojė qėndrueshmėrinė e sistemit bankar. Aktet rregullative tė miratuara janė akte rregullative mbikėqyrėse dhe akte rregullative tė pėrgjithshme. Tėrėsia e tyre pėrbėn kuadrin rregullativ tė mbikėqyrjes, nėpėrmjet tė cilit kufizohet rreziku qė ndėrmarrin bankat dhe subjektet e licencuara nga Banka e Shqipėrisė, gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė tyre. Si udhėzues kryesor pėr hartimin e kėtij kuadri rregullativ shėrbejnė "Parimet bazė pėr njė mbikėqyrje efektive" tė Komitetit tė Bazelit, si dhe tė gjithė udhėzuesit qė Komiteti i Bazelit nxjerr nė vazhdimėsi pėr mbikėqyrjen bankare.

Mė poshtė do tė gjeni listėn e rregulloreve e udhėzimeve tė mbikėqyrjes bankare tė nxjerra nga Banka e Shqipėrisė. Kėto rregullore janė tė pėrmbledhura edhe nė Librin e Ligjeve dhe tė Rregulloreve - Vėllimi 2, i cili ėshtė publikuar nė shqip dhe anglisht.


Ligji nr.9662, datė 18.12.2006 "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė", i jep Bankės sė Shqipėrisė, pėrgjegjėsinė ekskluzive pėr licencimin, rregullimin dhe mbikėqyrjen e sistemit bankar nė vend. Nėpėrmjet mbikėqyrjes bankare Banka e Shqipėrisė synon tė mbrojė interesat e depozit...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 25.02.2009
Objekt i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i kėrkesave mbi pėrmbajtjen dhe mėnyrėn e dhėnies sė informacionit parakontraktor dhe kontraktor pėr kredimarrėsin, pėrpara lidhjes dhe gjatė ekzekutimit tė kredisė konsumatore dhe kredisė hipotekare pėr individin, si dhe rregullimi i...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 03.04.2009
Objekti i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i rregullave minimale pėr kushtet teknike dhe tė sigurisė tė mjediseve nė tė cilat kryhen veprimtaritė bankare dhe financiare nga subjektet e kėsaj rregulloreje, me qėllim zhvillimin normal dhe nė mėnyrė tė sigurt tė kėtyre veprimtari...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 12.02.2009
Objekti i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i kėrkesave minimale, i mėnyrave dhe afateve lidhur me informacionin qė duhet publikuar nė raportet periodike tė bankave dhe degėve tė bankave tė huaja, nė funksion tė rritjes sė transparencės dhe nxitjes sė disiplinės nė tregun ba...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 01.10.2008
Objekti i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i kėrkesave mbi mėnyrėn dhe formėn e dhėnies sė informacionit pėr klientėt mbi produktet dhe shėrbimet bankare e financiare tė ofruara nga subjektet e kėsaj rregullore, me qėllim sigurimin e transparencės dhe mbrojtjen e klientit....
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 01.10.2008
Objekti i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i rregullave pėr organizimin dhe funksionimin e sistemit tė kontrollit tė brendshėm tė bankės dhe degės sė bankės sė huaj, strukturat dhe elementet e kėtij sistemi si dhe procedurat e mbikėqyrjes sė funksionimit tė tij nga Banka e Shq...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 26.04.2008
Tarifat e pėrdorimit tė informacionit qė mbahet nė Regjistrin e Kredive tė Bankės sė Shqipėrisė janė tė zbatueshme nga data 1 janar 2008....
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 27.11.2007
Objekti i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i instrumenteve qė sigurojnė ushtrimin nė mėnyrė tė sigurtė dhe tė qėndrueshme tė veprimtarisė sė degės sė bankės sė huaj, vendosja e kufizimeve maksimale tė ekspozimit ndaj disa prej rreziqeve nė ushtrimin e veprimtarisė sė degės sė ...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 08.11.2007
Kjo rregullore ka pėr qėllim pėrcaktimin e kritereve dhe tė kushteve qė duhet tė plotėsojnė subjektet e kėsaj rregulloreje pėr organizimin dhe pėr funksionimin e sistemeve tė tyre tė teknologjisė sė informacionit dhe tė komunikimit....
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 03.05.2006
Subjekte tė kėsaj rregulloreje, janė tė gjitha subjektet e licencuara nga Banka e Shqipėrisė, tė cilat pėr thjeshtėsi dhe nė vazhdim do tė quhen “shoqėri”, qė kanė nė pronėsi filiale dhe/ose pjesėmarrje nė shoqėri tė tjera tė licencuara ose jo nga Banka e Shqipėrisė, ...
Miratuar nga Kėshilli Mbikeqyres Hyri nė fuqi nė 18.08.2005

Pėr mė shumė...

Politika Operative e Mbikėqyrjes


Strategjia e zhvillimit tė mbikėqyrjes bankare  2009-2014

 

 

Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Publikime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.