logoal
 

Rreth inflacionit

Nė bazė tė ligjit tė Bankės sė Shqipėrisė, objektivi kryesor i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve. Nėpėrmjet garantimit tė stabilitetit tė ēmimeve, Banka e Shqipėrisė jep njė kontribut direkt nė ekuilibrat makroekonomikė tė vendit, nė rritjen ekonomike dhe nė rritjen e mirėqenies, si dhe nė garantimin e stabilitetit tė sistemit financiar.

Arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve nėnkupton arritjen e normave tė ulėta por pozitive tė inflacionit, dhe mbajtjen e tyre pėr periudha relativisht tė gjata kohe. Nė terma sasiorė, Banka e Shqipėrisė do tė kuptojė me stabilitet ēmimesh mbajtjen e inflacionit nė nivelin 3.0 pėr qind, me njė mundėsi luhatjeje prej ± 1 pikė pėrqindjeje rreth kėsaj vlere qendrore. Si objektiv i inflacionit do tė vazhdojė tė jetė ndryshimi vjetor i Indeksit tė Ēmimeve tė Konsumit, matur dhe publikuar nga INSTAT. Ky objektiv ėshtė i shtrirė pėr gjithė periudhėn 2009-2011.

Pėrcaktimi i mėsipėrm sasior i stabilitetit tė ēmimeve reflekton realitetin e ekonomisė shqiptare, si njė ekonomi nė zhvillim e cila synon tė integrohet me ekonomitė e Bashkimit Evropian. Kėto ekonomi karakterizohen nga luhatje mė tė mėdha tė ēmimeve relative drejt gjetjes sė ekuilibrave tė duhur tė ekonomisė sė tregut dhe arritjes sė konvergjencės strukturore. Nė tė njėjtėn kohė, ruajtja e objektivit tė inflacionit nė tė njėjtin nivel me vitet paraardhėse dhe zgjatja kohore e objektivit tė shpallur tė inflacionit, do tė kontribuojė pozitivisht nė ankorimin mė tė mirė tė pritjeve tė publikut rreth objektivit tė shpallur tė Bankės sė Shqipėrisė.

Banka e Shqipėrisė gjykon se, nėpėrmjet ruajtjes sė inflacionit rreth nivelit 3.0 pėr qind, politika monetare do tė vazhdojė tė japė njė kontribut pozitiv nė zhvillimin e ekonomisė shqiptare. Njė nivel i tillė inflacioni dhe politika monetare e zbatuar pėr pėrmbushjen e tij ndikojnė pozitivisht nė ritmet e rritjes ekonomike, ashtu siē ėshtė provuar gjatė viteve tė fundit.

Pėr mė shumė:

 

 

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.