logoal
 

STABILITETI - Ēmime tė qendrueshme

Objektivi primar i Eurosistemit ėshtė ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve nė zonėn e euros, duke mbrojtur kėshtu fuqinė blerėse tė euros. Sigurimi i ēmimeve tė qendrueshme ėshtė kontributi mė i rėndėsishėm qė politika monetare mund tė japė nė arritjen e njė ambjenti ekonomik tė favorshėm dhe nė njė nivel tė lartė punėsimi. Qė tė dy - inflacioni dhe deflacioni - mund tė kenė mbi shoqėrinė efekte me pasoja ekonomike e sociale.

Pa prekur objektivin e tij primar tė ruajtjes sė stabilitetit tė ēmimeve, Eurosistemi mbėshtet gjithashtu edhe politikat e pėrgjithshme ekonomike nė Komunitetin Europian dhe vepron nė pėrputhje me parimet e ekonomisė sė tregut tė hapur, sikurse ėshtė pėrcaktuar nė Traktatin themelues tė Komunitetit Europian.

Pėr t'i dhėnė mundėsinė publikut tė vlerėsojė suksesin e politikės monetare unike, BQE ka njoftuar njė pėrcaktim tė saktė tė objektivit tė saj kryesor. Stabiliteti i ēmimeve ėshtė pėrcaktuar si njė rritje vjetore (vit mbi vit) nė ēmimet e konsumit nėn 2 pėr qind.

Dihet se nė njė kohė tė shkurtėr zhvillimet e ēmimeve nuk mund tė kontrollohen plotėsisht nga politika monetare, pasi efektet e kėsaj tė fundit kėrkojnė njė farė kohe pėr t'u reflektuar nė nivelin e ēmimeve. Nė periudha tė shkurtra, ēmimet ndikohen nga njė sėrė faktorėsh tė tjerė, si psh. luhatjet nė ēmimet e lėndėve tė para ose ndryshimet e taksimeve indirekte. Prandaj, qėllimi ėshtė qė tė mbahet njė nivel i stabilizuar i ēmimeve nė njė afat tė mesėm. Luhatjet sezonale dhe efekte tė tjera afatshkurtra nuk mund tė konsiderohen si sinjalizuese tė njė shmangie nga objektivi i stabilitetit tė ēmimeve.

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.