logo_al
   
 

Misioni i Bankės sė Shqipėrisė nė kuadėr tė Stabilitetit tė Sistemit Financiar

Qėndrueshmėria e sistemit financiar, ėshtė kusht themelor qė sistemi financiar tė rrisė nivelin e tij tė eficiencės nė proēesin e ndėrmjetėsimit, duke kontribuar nė orientimin e burimeve financiare drejt investimit nė projekte produktive, brenda parametrave tė njohur dhe tė kontrolluar tė rrezikut tė veprimtarisė. Nė kėtė mėnyrė, kontributi i sistemit financiar nė zhvillimin ekonomik tė vendit dhe nė plotėsimin e nevojave tė klientėve tė tij, ėshtė i qenėsishėm.

Qė tė arrihet dhe tė ruhet stabiliteti i sistemit financiar, nevojiten institucione financiare tė shėndetshme tė cilat veprojnė nė njė treg financiar me infrastrukturė tė zhvilluar e tė mbrojtur, ku ekzistojnė mekanizma tė cilat nxisin administrimin efektiv tė burimeve financiare dhe tė rreziqeve nga ana e investitorėve.

Bankat qendore luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė sistemit financiar, por ky rol nuk ėshtė ekskluziv. Rėndėsia e objektivit si edhe larmia e kompleksiteti i cėshtjeve qė ndėrthuren brenda tij, kėrkojnė harmonizimin e pėrpjekjeve me institucione tė tjera ku vecohen autoritetet mbikėqyrese tė institucioneve financiare bankare1 dhe jobankare, dhe agjencia e sigurimit tė depozitave. Institucione tė tjera qė mund tė pėrfshihen nė kėtė kuadėr, janė ato qė mbikėqyrin zhvillimet e kushteve tė konkurrencės nė tregun financiar, qė nxisin adoptimin dhe kontrollojnė zbatimin e standardeve tė ndryshme etj.. Nė kushtet e hapjes dhe tė integrimit tė tregjeve financiare, autoritetet e vendeve tė ndryshme e kanė parė tė nevojshme tė shtrijnė kėtė bashkėpunim nė nivel ndėrkombėtar.

Krahas objektivit kryesor, pėr arritjen dhe ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė nivelit tė ēmimeve, ligji i Bankės sė Shqipėrisė, nr.8269, datė 23.12.1997 (i ndryshuar), pėrcakton gjithashtu rolin e Bankės sė Shqipėrisė, si banka qendrore e vendit, pėr ruajtjen e stabilitetit tė sistemit financiar. Nė nenet 3, 12, 16, 21 dhe 69, tė kėtij ligji, sanksionohet pėrgjegjėsia e Bankės sė Shqipėrisė pėr licencimin dhe mbikėqyrjen e veprimtarisė bankare, pėr nxitjen e funksionimit tė sistemeve tė pagesave dhe mbikėqyrjen e tyre, pėr dhėnien e likuiditetit nė treg nė rolin e huadhėnėsit tė fundit, si edhe pėr t'u shprehur publikisht nė lidhje me natyrėn dhe llojin e kėrcėnimeve qė mund tė ekzistojnė pėr stabilitetin e sistemit financiar.

_____________________________________________________________________
1 I referohet rasteve kur bankat nuk mbikėqyren nga banka qendrore, por nga njė institucion tjetėr i pavarur.

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.