Banka e Shqipėrisė zotėron njė sistem tė pasur statistikor pėr shumė sektorė tė ekonomisė shqiptare, si: sektori bankar, sektori fiskal, sektori real dhe sektori i jashtėm. Qėllimi i mbledhjes sė kėtij informacioni lidhet me qėllimet e bankės qendrore, qė janė: hartimi i politikės monetare, kompilimi i bilancit tė pagesave si dhe analizimi i sistemit bankar dhe financiar pėr zhvillimin e kėtij sistemi.
Kėshtu, Banka e Shqipėrisė grumbullon informacion nga institucionet monetare dhe financiare qė veprojnė nė territorin e Shqipėrisė dhe kompilon statistikat pėrkatėse pėr kėto institucione. Gjithashtu, Banka e Shqipėrisė grumbullon informacion nga institucione tė ndryshme pėr kompilimin e statistikave tė bilancit tė pagesave pėr Republikėn e Shqipėrisė.
Banka e Shqipėrisė grumbullon informacion statistikor dhe nga sektorė tė tjerė tė ekonomisė.
Informacioni statistikor i vihet nė dispozicion publikut. Nė kėtė mėnyrė, Banka e Shqipėrisė ėshtė njė burim shumė i rėndėsishėm informacioni statistikor.