logo_al
   
 

TRANSPARENCA - besueshmėria dhe pėrgjegjshmėria


Tė qenėt e hapur dhe e qartė nė shpjegimin e veprimeve te veta ėshtė pėr njė bankė qendrore tė pavarur kusht i domosdoshėm pėr ruajtjen e besueshmėrisė sė saj. Pėr kėtė, ajo duhet tė pėrgjigjet edhe pėrpara institucioneve demokratike. Nė bazė tė Traktatit themelues tė Komunitetit Europian, BQE ėshtė e detyruar tė raportojė, por kjo gjė nuk e cėnon pavarėsinė e saj.

BQE publikon pasqyrat financiare javore tė konsoliduara tė Eurosistemit, nė tė cilat pasqyrohen transaksionet monetare e financiare tė njė jave mė parė. Po kėshtu, ajo publikon raporte mbi veprimtarinė e SEBQ tė paktėn njė herė nė tre muaj. Ajo paraqet gjithashtu Raportin Vjetor mbi kėtė veprimtari dhe politikėn monetare tė vitit nė vazhdim dhe atij tė mėparshėm pranė Parlamentit Europian, Kėshillit tė Europės, Komisionit Europian dhe Kėshillit Europian. Publikimet e BQE janė tė disponueshme nėpėrmjet njė kėrkese apo nė faqen e Internetit tė saj. Po kėshtu kjo faqe ofron edhe lidhje drejt faqeve tė internetit tė 15 bankave qendrore kombėtare.

Parlamenti Europian mund tė inicjojė njė debat tė pėrgjithshėm lidhur me Raportin Vjetor te BQE. Presidenti i BQE dhe anėtarėt e tjerė tė Bordit Ekzekutiv, me kėrkesė tė Parlamentit Europian ose me iniciativėn e tyre, mund tė paraqesin nė ēdo tremujor opinionet e tyre pranė komiteteve kompetente te Parlamentit Europian.

Ne fakt, BQE shkon pėrtej detyrimit pėr raportim qė i njeh Traktati. Kėshtu, Presidenti paraqet logjikėn e vendimeve tė Kėshillit Drejtues nė njė konferencė shtypi e cila mbahet si rregull menjėherė pas mbledhjes sė parė tė ēdo muaji tė kėtij Kėshilli. Hollėsitė e tjera lidhur me opinionet e Kėshillit Drejtues mbi situatėn ekonomike dhe njė perspektivė mbi zhvillimet e ēmimeve publikohen nė Buletinin Mujor tė BQE, i cili botohet nė 11 gjuhė tė Komunitetit Europian.

Komisioneri pėr ēėshjet ekonomike e financiare, qė ėshtė anėtar dhe pėrfaqėson Komisionin Europian, ka tė drejtė tė marrė pjesė nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues dhe tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, por pa tė drejtė vote.

BQE mban marrėdhėnie reciproke me Kėshillin e Bashkimit Europian. Nga njėra anė, Presidenti i Kėshillit tė BE mund tė marrė pjesė nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues dhe tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė BQE. Ai mund tė propozojė njė mocion pėr t'u diskutuar nė Kėshillin Drejtues, por pa tė drejtė vote. Nga ana tjetėr, Presidenti i BQE ftohet nė mbledhjet e Kėshillit tė BE kur nė to diskutohen ēėshtje qė kanė tė bėjnė me objektivat dhe detyrat e SEBQ.

Pėrveē mbledhjeve formale ose jo tė Kėshillit ECOFIN (ku mblidhen bashkė ministrat e ekonomisė dhe financave tė BE), Presidenti mund tė marrė pjesė edhe nė mbledhjet e e Eurogrupit, qė janė mbledhje tė ministrave tė ekonomise dhe financave tė eurozonės.

BQE dhe bankat qendrore kombėtare pėrfaqėsohen edhe nė Komitetin Ekonomik e Financiar, i cili ėshtė njė organ i Komunitetit qė merret gjerėsisht me ēėshtjet e politikės ekonomike europiane.

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.