Traktati i Mastrihtit njihet mė shumė si Traktati i Bashkimit Europian, pasi me tė, nisi rruga qė do tė ēonte nė vitin 2002 nė hyrjen nė qarkullim tė monedhės sė pėrbashkėt europiane, Euro. Negociatat pėr traktatin e Mastrihtit lindėn me vullnetin pėr tė realizuar mes shteteve anėtare tė Komunitetit, njė integrim nė sektorin e politikės ekonomike, pėrmes njė pėrputhjeje tė fortė ekonomike tė vendeve anėtare, pėrmes hedhjes nė qarkullim tė njė monedhe tė vetme europiane. Traktati i Mastrihtit nuk ėshtė i rėndėsishėm vetėm sepse shėnon hapin e parė konkret drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, por sepse nėpėrmjet tij u kalua nė Komunitetin Europian dhe nė Bashkimin Europian, u pėrforcua bashkėpunimi mes shteteve anėtare nė fushėn e politikės sė jashtme dhe arrihet nė konceptin e qytetarit europian.
Nė qershor 1992, pėrmes referendumit, Danimarka i tha "JO" ratifikimit tė Traktatit tė Mastrihtit. Ndėrkohė qė nė Francė, Traktati i Mastrihtit, i shtruar pėr referendum merr vetėm 50,4 pėr qind tė votave: njė gjysmė fitore dhe njė goditje ndaluese pėr Europėn. Por megjithė kėto vėshtirėsi, Traktati i Mastrihtit eci pėrpara, u kėrkuan zgjidhje politike duke u bazuar nė rezultatet e referendumit danez dhe pak nga pak u kapėrcye edhe "jo"-ja e francezėve.
Traktati i Mastrihtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punėve tė Jashtme tė vendeve anėtare, nė 7 shkurt 1992, nė njė qytet tė vogėl tė Hollandės, prej nga mori dhe emrin, pranė kufirit me Gjermaninė dhe Belgjikėn. Por, Traktati i Mastrihtit, mėnjėherė pas nėnshkrimit tė tij, nuk pati jetė tė lehtė. Pikėrisht sepse shėnonte njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė procesin e integrimit europian, disa vende nuk e pritėn mirė, veēanėrisht vendet "europianiste". Pėr nga rėndėsia qė pati dhe bazat qė hodhi, mund tė thuhet se ai shkoi shumė mė larg se objektivi ekonomik, tė cilin kishte pėrcaktuar nė fillim Komuniteti. Ai shėnoi njė etapė tė re tė procesit "tė njė bashkimi tė vazhdueshėm mė tė ngushtė midis popujve tė Evropės", duke e veshur nė kėtė mėnyrė objektivin ekonomik me njė frymė politik.
Me hyrjen e tij nė fuqi mė 1 nėntor 1993, u krijua Bashkimi Evropian me 12 vende anėtare tė Komunitetit, tė cilat ishin: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksmeburgu, Mbretėria e Bashkuar, Portugalia dhe Spanja. Numri i anėtarėve do tė shkonte nė 15 nė vitin 1995.
Nė tėrėsinė e tij, Traktai i Maastrihtit mund tė pėrmblidhet nė tri elementė kryesore ose tri shtylla
- Sė pari, veshja e Komunitetit europian (ei cili zėvendėsoi Komunitetin Ekonomik Europian), me kompetenca tė gjera mbikombėtare;
- Sė dyti, bashkėpunimi nė fushėn e njė politike tė pėrbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė;
- Sė treti, bashkėpunimi nė fushėn e marrėdhėnieve tė brendshme dhe tė drejtėsisė.
Njė qytetari europiane
Traktati i Maastrihtit i njeh qytetarinė europiane ēdo personi qė ka shtetėsinė e njė vendi anėtar tė Bashkimit Europian. Nė kėtė mėnyrė, qytetaria europiane ėshtė e kushtėzuar nga qytetaria kombėtare, por veē kėsaj, ajo tė pajis edhe me disa tė drejta tė reja shtesė, tė cilat janė:
- e drejta e qarkullimit dhe e qėndrimit tė lirė nė vendet e Komunitetit;
- e drejta pėr t'u mbrojtur, jashtė vendit, nga ambasada apo dhe konsullata e secilit vend anėtar;
- e drejta e votės dhe pėr t'u zgjedhur nė vendin ku je resident, pėr zgjedhjet europiane dhe bashkiake, me disa kushte;
- e drejta e peticionit pėrpara Parlamentit Europian;
- e drejta e ankimimit pranė Mediatorit Europian lidhur me probleme nė funksionimin e administratės komunitare.
Njė bashkim ekonomik dhe monetar
Vendimi pėr tė krijuar njė monedhė tė pėrbashkėt mė 1 janar 1999, nėn drejtimin e Bankės qendrore europiane, ishte hapi final i integrimit ekonomik dhe monetar nė gjirin e tregut tė pėrbashkėt. Bashkimi ekonomik dhe monetar u realizua nė tri etapa:
- Sė pari, liberalizimi i lėvizjeve tė kapitaleve, etapė e cila pėrfundoi mė 31 dhjetor 1993.
- Sė dyti, bashkėrendimi i politikave ekonomike tė vendeve anėtare, me qėllim uljen e inflacionit, tė normave tė interesit dhe tė luhatjeve tė kurseve tė kėmbimit, si dhe kufizimin e deficiteve dhe tė borxhit tė vendeve anėtare. Vendosja e kėtyre kritereve, qė njihen si "kriteret e Maastrihtit", ishte parakushti pėr sigurimin e konvergjencės sė ekonomive tė vendeve anėtare, e cila nga ana esaj ėshtė kusht i domosdoshėm pėr kalimin nė njė monedhė tė pėrbshkėt. Kjo ėshtė arsyeja qė kriteret e Maastrihtit rėndom quhen edhe "kriteret e konvergjencės". Kalimi nė monedhėn e pėrbshkėt u pėrgatit nga Instituti Monetar Evropian, pararendėsi i bankės qendrore evropiane.
- Sė treti dhe sė fundi, krijimi i njė monedhė tė pėrbashkėt nė 1 janar 1999, dhe i Bankės qendrore evropiane.
Zgjerimi i kompetencave tė Komunitetit
Me Traktatin e Maastrihtit, kompetencat komunitare u shtrinė edhe nė fusha tė tjera siē ishin: arsimi, formimi profesional, kultura, shėndeti publik, mbrojtja e konsumatorėve, rrjetet transevropiane, politikat industriale. Zgjerimi i kėtyre kompetencave u mbėshtet nė parimin e subsidiaritetit, qė do tė thotė se kėto kompetenca u zgjeruan nė atė masė qė objektivat e parashikuara nuk mund tė realizoheshin plotėsisht nga vendet anėtare nė nivel kombėtar ose lokal. Pra, iniciativat komunitare nuk kishin pėr qėllim tė zėvendėsonin iniciativat e secilit vend anėtar nė rrafshin kombėtar, por konsideroheshin si njė plotės i kėtyre tė fundit.
Me Traktatin e Maastrihtit, edhe politika sociale bėhet pjesė e fushės komunitare. Protokolli social, ndonėse nuk u nėnshkruar nga Mbretėria e Bashkuar, u pėrfshi nė Anekset e Traktatit. Kėshtu, nga gjithė vendet anėtare (me pėrjashtim tė Mbretėsrisė sė Bashkuar), u adoptuan dispozita tė pėrbashkėta lidhur me kushtet e punės, me barazinė midis burrit dhe gruas, me integrimin e perosnave tė pėrjashtuar nga tregu i punės, me sigurimet shoqėrore etj..
Politika e jashtme dhe e sigurimit e pėrbashkėt
Shtylla e dytė e Traktatit tė Maastrihtit, e cila mbėshtetet nė mekanizmin e bashkėpunimit politik tė institucionalizuar me Aktin Unik, ka tė bėjė me hartimin e njė politike tė jashtme dhe tė sigurisė tė pėrbashkėt. Kjo politikė do tė mundėsonte ndėrmarrjen e veprimeve tė pėrbashkėta nė fushėn e politikės sė jashtme. Nė kėtė kėndvėshtrim, vendimmarrja duhej tė ishte unanime, ndėrsa masat shoqėruese tė miratuara me shumicėn e votave.
Politikat e ndėrmarra nga Bashkimi evropian nė fushėn e sigurisė, kanė si objektiv mbrojtjen e pėrbshkėt, duke u mbėshtetur nė Bashkimin e Evropės Perėndimore. Gjithnjė nė kėtė pikėpamje, vendet anėtare mund tė veprojnė pėr llogai tė tyre, por me kusht qė veprimet e tyre tė mos bien ndesh me vendimet e miratuara sė bashku.
Ēėshtjet e brendshme dhe drejtėsia
Shtylla e tretė e Traktatit u konceptua pėr tė lehtėsuar dhe siguruar lėvizjet e lira tė individėve midis vendeve tė Bashkimit Evropian. Edhe kėtu, vendimet merren nė unanimitet; ato mbulojnė fushat e mėposhtme:
- rregullat e kalimit tė kufijve tė jashtėm tė hapėsirės sė Komunitteit dhe forcimin e kontrolleve (duke filluar nga 1996, masat e marra nė lidhje me vizat duhet tė miratohen me shumicė votash; megjithatė njė vend mund tė miratojė dispozita tė nevojshme me qėllim sigurimin e brendshėm dhe rdnin publik);
- lufta kundėr terrorizmit, kriminalitetit, trafikut tė drogės dhe mashtrimeve ndėrkombėtare;
- bashkėpunimi nė fushėn e drejtėsisė penale dhe civile;
- krijimi i Zyrės evropiane tė policisė (Europol), e pajisur me me njė sistem kėmbimi informacioni midis policive tė vendeve anėtare;
- lufta kundėr migracionit tė paligjshėm;
- politika tė pėrbashkėt azilimi.
Rishikimi i Traktatit
Nė Traktat parashikohet edhe rishikimi i tij, kryesisht lidhur me institucionet komunitare, nė kushtet e zgjerimit. Konferenca ndėrqeveritare e mbledhur nė vitet 1996-97, u finalizua me nėnshkrimin nga ana qeverive tė vendeve anėtare tė njė Traktati tjetėr, atij tė Amsterdamit, i cili ishte vazhdim i fushave dhe kompetencave tė parashikuar nė Traktatin e Maastrihtit.
Pėr tė lexuar versionin shqip tė Traktatit tė Maastrihtit, klikoni mbi fjali.