logoal
 

Traktati i Nicės - 2001

Traktati i Amsterdamit, qė nisi tė zbatohej qė prej 1 majit tė vitit 1999, konsolidoi dimensionin social tė Bashkimit Europian dhe parashikoi fillimin e reformave tė nevojshme me qėllim aderimin e anėtarėve tė rinj nė Bashkimin Europian.

Kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive tė vendeve tė Bashkimit Europian, qė u mblodhėn nė Samitin e Nicės tė Kėshillit europian, nga 7-10 dhjetor 2000, ranė dakort qė tė pėrpunonin njė traktat tė ri, synimi kryesor i tė cilit do tė ishte funksionimi i trekėndėshit institucional tė BE-sė, nė perspektivėn e zgjerimit tė tij.

Nė kėtė kėndvėshtrim, Traktati i Nicės si dokument, i parapriu zgjerimit tė Bashkimit Europian dhe si i tillė ai u fokusua nė ato ēėshtje, qė kanė tė bėjnė me sigurimin e mirėfunksionimit institucional, nė momentin e hyrjes sė anėtarėve tė rinj, pra nė momentin kur Bashkimi Europian do tė numėrojė 30 anėtarė. Nga kjo pikėpamje, Traktati i Nicės pėrqėndrohet kryesisht nė reformėn institucionale, tė orientuar nė tri drejtime kryesore:

  • procedurat e vendimmarrjes nė gjirin e Kėshillit,
  • pėrbėrja dhe funksionimi i institucioneve europiane,
  • forcimi i bashkėpunimit.

Dy drejtimet e para lidhen me tre shtyllat e Bashkimit Europian. Veē kėtyre ēėshtjeve themelore, u trajtuan edhe probleme me natyrė institucionale si pėr shembull: thjeshtėsimi i traktateve, pėrcaktimi i kompetencave, integrimi nė Kartėn e tė Drejtave Themelore dhe roli i parlamenteve kombėtare.

Traktati i Nicės u nėnshkrua nga ministrat e punėve tė jashtme tė vendeve anėtare mė 26 shkurt 2001, ndėrkohė qė ratifikimi i tij, nė vende tė ndryshme u realizua ose nėpėrmjet miratimit nė parlament, ose me referendum. Si rrjedhojė e kėtij procesi, Traktati hyri nė fuqi mė 1 shkurt 2003.


REFORMA E PROCEDURAVE TĖ VENDIMMARRJES

Parlamenti Europian.
Me shtrirjen e procedurave tė vendimmarrjes edhe nė dispozita tė tjera, Traktati i Nicės e pėrforcoi rolin e Parlamentit Europian si bashkėligjvėnės. Kėshtu, kėto procedura u aplikuan edhe pėr ēėshtje tė tilla si lufta kundėr diskriminimit, kohezioni ekonomik e social, vizat, azili, imigrimi etj.. Veē kėsaj, fitoi terren edhe e drejta e ankimit tė Parlamentit Europian nė Gjykatėn e Drejtėsisė sė Komunitetit Europian.

Traktati i Nicės pati rėndėsi edhe pėrsa i pėrket krijimit tė bazės ligjore e juridike pėr partitė politike tė vendeve anėtare tė BE-sė, duke pėrcaktuar statusin lidhur me caktimin e rregullave tė financimit tė tyre.
Numri maksimal i vendeve nė Parlamentin Europian u rrit nga 626 nė 732, dhe shpėrndarja e tyre sipas vendeve anėtare dhe atyre kandidate, ėshtė pjesė e procedurave tė pėrcaktuara nė kėtė Traktat.


Ponderimi i votave.
Deri nė momentin e miratimit tė Traktatit tė Nicės, nė seancat vendimmarrėse tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, zbatoheshin dy sisteme votimi: unanimiteti dhe shumica e pėrcaktuar. Por, duke patur parasysh perpektivėn e zgjerimit tė BE-sė me anėtarė tė rinj, mendohej qė ruajtja e votimit me unanimitet mund tė pengonte procesin e vendimmarrjes nė Kėshill.

Nė kėtė mėnyrė, shumica e pėrcaktuar u vendos nė bazė tė njė sistemi ponderimi tė votave tė kėshillit tė BE-sė, qė pėrbėhet nga ministrat dhe ku secili vend gėzon njė numėr tė caktuar votash nė pėrpjestim me numrin e popullėsisė sė vet.

Pikėrisht, lidhur me rivlerėsimin e peshės sė secilit anėtar, Traktati i Nicės pėrcaktoi modalitete tė reja, tė cilat do tė bėjnė tė mundur kalimin nė sistemin e shumicės sė pėrcaktuar duke filluar nga viti 2005. Nė kėtė mėnyrė, qė tė merret nje vendim, nevojitet patjetėr njė numėr i caktuar votash (pėr shembull 255 vota nga 345 tė mundshme pėr 27 vende anėtare), si dhe miratimi i shumicės sė vendeve. Veē kėsaj, nje vend mund tė kėrkojė qė shumica e pėraktuar tė pėrfaqėsojė jo mė pak se 62 % tė popullėsisė sė BE-sė.


Sistemi i shumicės sė pėrcaktuar
.
Sistemi i votimit me shumicė tė pėrcaktuar u zbatua edhe pėr 27 fusha tė reja, ku pėrfshiheshin politikat e tregtisė sė pėrbashkėt (kryesisht shėrbimet dhe pronėsia intelektuale), bashkėpunimi nė fushėn gjyqėsore civile dhe politikat e kohezionit ekonomik dhe social (duke filluar nga viti 2007).


PĖRBĖRJA DHE FUNKSIONIMI I INSTITUCIONEVE TĖ TJERA

Komisioni Europian.
Duke filluar nga viti 2005, nė pėrbėrje tė Komisionit Europian do tė ketė nga njė komisioner pėr secilin vend. Kur numri i vendeve tė kalojė 27, numri i komisionerėve do tė mbetet po aq, pra 27, por do tė zbatohet njė sistem rotacioni egalitar nė pėrputhje me modalitetet e pėrcaktuara nga Kėshilli me unanimitet.

Me qėllim garantimin e koherencės dhe tė jetėgjatėsisė sė Komisionit, u pėrforcua pushteti i Presidentit tė Komisionit Europian. Nė pėrgjegjėsitė e tij, renditen organizimi i brendshėm, pėrcaktimi i portofoleve pėr secilin komisioner si dhe lėvizje tė mundshme tė nevojshme gjatė periudhės sė mandatit. Presidenti mund gjithashtu, tė kėrkojė dorėheqjen e komisionerėve. Presidenti caktohet nga Kėshilli me shumicė tė pėrcaktuar, pas miratimit nga Parlamenti Europian.

Gjykata e Drejtėsisė e Komunitetit Europian.
Traktati i Nicės modifikoi kompetencat midis Gjykatės sė Drejtėsisė dhe Gjykaėts sė shkallės sė parė, me qėllim pėrmirėsimin e funksionimit tė Gjykatės sė Drejtėsisė dhe pėr reduktimin e afateve tė gjykimit. Gjykata e Drejtėsisė , e pėrbėrė nga njė anėtar pėr ēdo vend, mund tė mblidhet nė seancė plenare ose nė dhomėn kryesore (11 gjykatės).

Gjykata e Llogarive, Komiteti ekonomik e social dhe Komiteti rajonal.
Secili vend anėtar ka njė pėrfaqėsues tė vetin nė Gjykaėtn e Llogarive, tė emėruar nga Kėshilli me shumicė tė pėrcaktuar. Ndėrsa, Komiteti ekonomik e social dhe Komiteti rajonal kanė njė numėr fiks vendesh, qė shkon nė 350 anėtarė.

Traktati parashikon gjithashtu qė nė Komitetin ekonomik e social duhet tė pėrfaqėsohet edhe shoqėria civile. Ndėrkohė qė nė Komitetin rajonal, anėtarėt duhet tė gėzojnė njė mandat elektoral, nė mėnyrė qė tė jenė me tė lidhur me elektoratin qė i ka zgjedhur.

FORCIMI I BASHKĖPUNIMIT

Nėse Traktati i Amsterdamit parashikonte mundėsinė e krijimit tė aleancave tė bashkėpunimit, pėr vendet anėtare qė e dėshironin, duke respektuar traktatet dhe kuadrin institucional tė Bashkimit Europian, Traktati i Nicės rishikoi modalitetet e vendosjes sė kėtij bashkėpunimi, me qėllim lehtėsimin e procedurave tė zbatimit tė tij.

Kėshtu, ndryshe nga praktikat e mėparshme kur pėr krijimin e aleancave tė bashkėpunimit kėrkohej shumica, tani mjaftonin vetėm 8 vende anėtare pėr tė ngritur njė bashkėpunim tė tillė, e madje kjo pavarėsisht nga numri i vendeve anėtare tė Komisionit Europian. Nė kėtė mėnyrė, e drejta e vetos, e parashikuar nė Traktatin e Amsterdamit, u hoq. Pėr mė tepėr qė, me Traktatin e Nicės, krijimi i alencave tė bashkėpunimit u shtri edhe nė fushėn e politikės sė jashtme tė sigurisė sė pėrbashkėt, pėr inicimin e veprimeve e apo ndėrmarrjen e aksioneve tė pėrbashkėta, me pėrjashtim tė ēėshtjeve qė mund tė sjellin implikime ushtarake dhe tė atyre tė fushės sė mbrojtjes".

Vlerat demokratike
Paralelisht me reformėn institucionale dhe me qėllim garantimin e vlerave demokratike, Traktati i Nicės shėnoi ngritjen e njė sistemi paralajmėrimi. Nė kėtė mėnyrė, Kėshilli i Bashkimit Europian, i cili i merr vendimet me 4/5 e anėtarėve tė vet, pas njoftimit tė Parlamentit, mund t'i paraqesė rekomandime njė vendi anėtar, nė tė cilin mund tė jetė shfaqur rreziku i shkeljes sė tė drejtave themelore.

Nė aneksin e Traktatit, "Deklarata mbi tė ardhmen e Bashkimit Europian", saktėson qė procesi i diskutimeve gjatė CIG 2000 duhet tė zhvillohet nė disa plane, kryesisht nė drejtim tė thjeshtėzimit tė traktateve, tė kufizimit mė tė saktė tė kompetencave tė Bashkimit Europian dhe tė statutit tė Kartės sė tė drejtave themelore, e cila nuk ėshtė pėrfshirė nė Traktat. Nė kėtė proces diskutimi duhet tė pėrfshihen edhe parlamentet kombėtare, rrethet politike, ekonomike e universitare si dhe shoqėria civile europiane. Nė kėtė pikėpamje, Traktati i Nicės mund tė konsiderohet si njė faze e kėtij procesi.

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.