logo_al
   
 

Traktati i Romės - 1957

Mė 25 mars 1957, gjashtė shtete tė Evropės: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu nėnshkruan nė Romė dy traktate. I pari krijoi Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), ndėrsa i dyti Komunitetin Europian tė Energjisė Atomike (KEEA).

"Komuniteti Ekonomik Europian ka si mision, nėpėrmjet ngritjes sė njė Tregu tė Pėrbashkėt, ekpansionin e vazhdueshėm dhe tė barabartė, stabilitetin nė rritje, rritjen e pėrshpejtuar tė nivelit tė jetesės dhe marrėdhėnie mė tė ngushta midis shteteve anėtare" (neni 2).

Duke u mbėshtetur nė Traktatin e Parisit, tė nėnshkruar nė 1951, i cili krijoi Komunitetin Europian tė Qymyrit dhe tė Ēelikut, Traktati i Romės e zgjeroi fushėn e bashkėpunimit mbikombėtar, duke rigjallėruar kėshtu ngritjen e ngrehinės europiane, e cila ishte ngadalėsuar prej dėshtimit tė projektit politik tė Komunitetit Europian tė Mbrojtjes. Pėr fushėn ekonomike, rezistenca e vendeve ishte me e vogėl se sa nė fushat e tjera; nė kėtė pikėpamje ajo mund tė konsiderohej si njė fushė bashkėpunimi konsensuale.

Ndėrkohė, Komuniteti europian i enegjisė atomike, ishte i njė natyre tjetėr. Kėtu nuk ishte fjala tė bashkoheshin aktivitetet ekonomike tashmė ekzistuese, por tė kontribohej nė formimin dhe nė zhvillimin e njė industrie europiane bėrthamore.

Drejtimet kryesore tė Traktatit tė Romės janė:

Komuniteti Ekonomik Europian

Traktati nė fjalė, shėnoi njė numėr tė kufizuar normash nė fushėn e bashkėpunimit monetar. Vendet themeluese nė atė kohė bėnin pjesė nė sistemin monetar ndėrkombėtar tė Bretton Woods-it, i cili karakterizohej nga kurse kėmbimi fikse midis monedhave, por me mundėsi, nėse ishte e nevojshme, tė rregullimit tė tyre.

Pas heqjes sė kėtij sistemi si dhe krizės sė naftės nė fillim tė viteve '60, e cila shkaktoi njė destabilizim monetar tė pėrgjithshėm, vendet anėtare gjykuan tė nevojshme hartimin e njė kuadri, qė do t'u siguronte atyre njė minimum stabiliteti e qė mė vonė mund t'i ēonte drejt njė bashkimi monetar.

Kėshtu lindi Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Ēelikut e mė vonė Tregu i Pėrbashkėt.

Treg i pėrbashkėt do tė thotė qarkullim i lirė dhe politika tė pėrbashkėta. Ai kėrkon bashkimin doganor tė vendeve anėtare, qė nėnkupton heqjen e tarifave doganore dhe tė limiteve pėr mallrat pėr vendet anėtare dhe vendosjen e njė politike tregėtare dhe tė tarifave doganore tė pėrbashkėta ndaj vendeve tė treta. Pėr kėtė, u parashikua njė periudhė 12 vjeēare tranzicioni.

Pėr tė lexuar versionin shqip tė Traktatit tė Romės lidhur me aktivitetin ekonomik, klikoni mbi fjali.

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.