"Vlera e Vėrtetė e Parasė!"
Konkursi Vlera e Vėrtetė e Parasė ėshtė njė sfidė midis ekipeve tė shkollave tė mesme tė njė rrethi, mbi njohuritė e tyre pėr Bankėn e Shqipėrisė, politikėn e saj monetare, instrumentet qė ajo pėrdor si dhe ndikimin e vendimeve tė bankės qendrore nė ekonominė e vendit. Tė pėrfaqėsuara nga skuadra prej tre nxėnėsish tė vitit tė tretė, shkollat e mesme vihen pėrballė njė serie pyetjesh tė drejtuara nga Juria e pėrbėrė nga drejtues tė Bankės sė Shqipėrisė dhe vlerėsohen jo vetėm mbi njohuritė e tyre, por edhe mbi aftėsitė analitike tė argumentimit tė pėrgjigjeve dhe punės nė grup.
Me organizimin e njė konkursi tė tillė, Banka e Shqipėrisė synon tė ngacmojė me njė mėnyrė sfiduese, kuriozitetin e gjimnazistėve pėr njė argument jo aq argėtues, siē mund tė jetė bankingu qendror. Duke i vėnė nė pozitat e Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės Qendrore, konkursi fton nxėnėsit tė njohin nga afėr punėn e tij pėr arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve nė vend, si dhe synon tė nxisė interesin e brezit tė ri pėr studime universitare dhe pasuniversitare nė lėndėt e ekonomisė, biznesit dhe financės.
Fillimisht, ky konkurs u zhvillua pėr shkollat e mesme tė kryeqytetit gjatė datave 2, 4 dhe 25 prill 2008, ku morėn pjesė njėzet shkolla, publike dhe jopublike. Ndėrkohė, pėr vitin shkollor 2008-2009 Vlera e Vėrtetė e Parasė ėshtė organizuar nė Vlorė, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr dhe Tiranė.
Rregullat e zhvillimit tė konkursit
(Albanian only)
Material pėrgatitor pėr konkursin
(Albanian only)