logo_al
   
 


Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani shpalli gjatė punimeve tė Konferencės VI Ndėrkombėtare tė Bankės sė Shqipėrisė fituesit e konkursit "Ēmimi i Guvernatorit pėr Diplomėn mė tė Mirė".

Dhėnia e kėtij ēmimi synon tė nxisė studentėt universitarė pėr tė ndėrmarrė studime tė thelluara nė lidhje me ekonomiksin monetar, stabilitetin financiar dhe/ose ēėshtjet e integrimit evropian, fusha kėto qė paraqesin njė interes tė veēantė pėr Bankėn e Shqipėrisė.

Njė numėr i madh studentėsh tė diplomuar jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vendet e Evropės dhe mė gjerė, mori pjesė nė kėtė konkurs, i cili ofroi edhe shpėrblime materiale dhe mundėsi trajnimi pėr fituesit e kėtij ēmimi.

Pas shqyrtimit tė temave tė diplomės nga ana e komisionit tė posaēėm tė vlerėsimit u vendos t'i akordohet:

• Ēmimi i parė zj. Gizelda Emini studente e Universitetit tė Tiranės
• Ēmimi i dytė z. Arbėr Boriēi student i Universitetit tė Nju Jorkut nė Tiranė
• Ēmimi i tretė zj. Lorena Gega studente e Universitetit tė Tiranės

Me nismėn e Guvernatorit Fullani, Banka e Shqipėrisė synon ta kthejė kėtė konkurs nė njė traditė tė pėrvitshme. Ky ēmim u dha gjate panelit te Guvernatorėve ku ishin pjesėmarrės guvernatorėt e bankave qendrore te Serbisė, Malit te Zi, Bosnjės dhe Hercegovinės, Rumanisė, Maqedonisė dhe Autoritetit Qendror Bankar te Kosovės.

Ky panel shėrbeu per dhėnien e mesazheve nga ana e Guvernatorėve pėr ruajtjen e stabilitetit financiar duke theksuar gjithnjė e me tepėr rolin e bankave qėndrore nė kėtė kuadėr.

Nga diskutimet e guvernatorėve u theksuar domosdoshmėria e bashkėpunimit rajonal midis vendeve te Evropes Juglindore. Megjithėse globalizimi do tė cojė pėrpara bashkėpunimin midis vendeve, pėrsėri ky nuk ėshtė njė justifikim qė bankat tė mos punojnė mė shumė nė kėtė drejtim nė rajon.

Pėr mė shumė ...

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.