logo_al
   
 

Prof. Ksenofon Krisafi

Prof.Ksenofon Krisafi ėshtė diplomuar si jurist nė Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike tė Universitetit tė Tiranės nė vitin 1969. Ai ka fituar gradėn shkencore «Doktor» nė vitin 1993.

Karrierėn e tij tė gjatė profesionale, Prof. Krisafi e ka filluar si punonjės shkencor nė Sektorin Shkencor tė Fakultetit tė Shkencave Politike e Juridike tė Universitetit tė Tiranės, ku ka punuar pėr mėse 12 vjet. Mė pas, pėr gati 10 vjet deri nė vitin 1993, ai do tė atashohej pranė Ministrisė sė Jashtme, fillimisht si pėrgjegjės i Byrosė Juridike, jurist e pastaj drejtor i Drejtorisė sė Ēėshtjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndėrkombėtare. Aktiviteti nė Ministrinė e Jashtme do tė vazhdonte mė tej nė vitet 1998-2002, me detyrėn e ambasadorit dhe pėrfaqėsuesit tė pėrhershėm tė Republikės sė Shqipėrisė pranė zyrave tė OKB-sė dhe tė OBT-sė nė Gjenevė. Gjate veprimtarise se tij ne sherbimin diplomatik ka marre pjese ne dhjetra konferenca nderkombetare apo ne takime dy e shumepaleshe, me cilesine e anetarit apo kryetarit te delegacionit.

Prof. Krisafi ka gjithashtu njė veprimtari tė zgjeruar pedagogjike e akademike. Qė prej vitit 1971 e deri mė sot ai ėshtė lektor i sė drejtės ndėrkombėtare publike nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė degėn e Gazetarisė dhe nė kurset pasuniversitare tė Diplomacisė dhe tė Tregėtisė sė Jashtme pranė Universitetit tė Tiranės.

Veprimtaria kėrkimore e studimore e tij regjistron njė listė tė pasur shkrimesh, artikujsh, studimesh, punimesh e kumtesash tė paraqitura nė konferenca e kolokiume shkencore kombėtare e ndėrkombėtare, si dhe librash e tekstesh universitare. Kurikula e tij akademike kulmon me ngjitjen ne vitet 1997-1998 ne postin e dekanit te Fakultetit Juridik te Universitetit te Tiranes, marrjen e titullit « Profesor » ne vitin 2004 dhe akordimin e titullit Doktor Honoris Causa nga Universiteti Sanctii Cirili i Maltės. Ajo perfshin edhe njė numėr tė konsiderueshėm leksionesh tė dhėna nė universitete tė huaja si nė Sorbonė (Paris), nė Gjėnevė, Universitetin La Sapienza tė Romvs, nė universitetet e Barit, Sasarit, Foggias (Itali), nė Universitetin Katolik tė Luvenit (Belgjikė), Universitetin «Aristotelius» tė Selanikut, Universitetin Pantion tė Athinės, Universitetin e Upsalės (Suedi), nė atė tė Prishtinės etj..

Prof. Krisafi ka qenė i angazhuar nė njė sėrė bordesh drejtuese tė organizmave e institucioneve tė ndryshme, si pėr shembull : anėtar i Kėshillit Shkencor tė Akdademisė Diplomatike tė MPJ (2005), anėtar i Komisionit Evropian pėr Efikasitetin e Drejtėsisė tė Kėshillit tė Europės (2005), anėtar i Kėshillit Ekzekutiv tė Qendrės Ndėruniversitare pėr Kėrkime nė Evropėn Lindore dhe Juglindore (2003), anėtar themelues dhe anėtar i Bordit Drejtues tė Qendrės sė Studimeve Ekonomike e Sociale (1998), si dhe anėtar i Komitetit Shqiptar tė Helsinkit e i Bordit Drejtues tė tij (1995-98), i Bordit Drejtues tė Shoqatės «Pėr kulturė juridike» (1997-98), i Bordit Drejtues tė Fondacionit «Integrimi urban» (1997-98) etj..

Nė periudhėn 2002-2005, ai ka punuar pranė Kėshillit tė Ministrave si Sekretar i Pėrgjithshėm e kėshilltar diplomatik i Kryeministrit. Nga shtatori i vitit 2005 deri nė tetor tė vitit 2006 ka qenė anėtar dhe Drejtor Ekzekutiv i Komisionit tė Letrave me Vlerė. Aktualisht ėshtė Profesor dhe Dekan i Fakultetit juridik nė Universitetit Europian tė Tiranės.

Flet frėngjisht, anglisht, rusisht dhe italisht.

Prof. Ksenofon Krisafi ėshtė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė qė prej muajit tetor tė vitit 2004.

k

Kėshilli Mbikėqyrės:

Pėr mė shumė:

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.