TIRANĖ, 5 -6 DHJETOR 2002
Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, tė dashur miq dhe bashkėpunėtorė,
Jam sinqerisht i nderuar dhe i lumtur qė keni respektuar Bankėn e Shqipėrisė dhe stafin e saj me praninė tuaj nė kėtė sallė. Duke dashur tė them pak fjalė dhe tė shpreh shumė falenderim, do tė pėrpiqem tė mos zgjatem dhe tė marr minutat e punės sė kėsaj Konference.
Miq tė nderuar!
Banka e Shqipėrisė, mjaft e re nė moshėn e saj ka tashmė njė profil tė thjeshtė, por krejtėsisht tė vetin, me tė cilin ndoshta nuk mund tė mburret, por mund tė prezantohet si e barabartė midis homologeve tė saja. Nė kėta 10 vjet ajo ka mundur tė zėrė vendin qė i takon nė rradhėn e institucioneve tė respektuara financiare tė vendit dhe sėbashku me to, tė japė me pėrkushtim, ndihmesėn e saj nė krijimin e tablosė sė re tė financave dhe ekonomisė shqiptare.
Nė kėtė mėnyrė ėshtė zhvilluar dhe, njėkohėsisht, ka ndihmuar zhvillimin e ekonomisė sė vendit duke pėrfituar dhe duke dhėnė diēka nga vetja nė ēdo hap tė hedhur. Siē mund ta dimė tė gjithė ne, kjo lloj marrėdhėnieje qė ka nė bazėn saj dėshirėn e mirė dhe ndershmėrinė reciproke tė intitucionit me qytetarėt e vendit tė tij, asnjėherė nuk ėshtė e thjeshtė. Ka koston e saj tė zhvillimit, ka ēmimin e saj tė inteligjencės dhe tė shpirtit, ka mbi tė gjitha vlerėn e besimit!
Banka e Shqipėrisė i ka hedhur hapat e saj tė ngadaltė, por tė sigurt dhe nė rrugėn qė ka zgjedhur tė ndjekė ėshtė orientuar vazhdimisht drejt shembullit mė tė mirė, mė tė pėrparuar dhe mė tė sigurtė. I pari i ka shėrbyer pėr tė pėrfituar vėmendjen e institucioneve financiare ndėrkombėtare; i dyti i ka dhėnė tė drejtėn tė synojė vazhdimisht pėr mė shumė; i treti e ka bėrė tė jetė kėmbėngulėse nė atė qė pretendon nga e ardhmja.
Duke dashur tė mbetem besnik i premtimit tim tė fillimit, pėr tė mos marrė kohėn e ēmuar tė tė gjithėve ne, po pėrfundoj duke dashur tė shpreh respektin tim pėr tė gjithė ata qė me punėn e tyre modeste, kanė ndihmuar nė krijimin e njė brezi tė bankierėve shqiptarė.
Duke uruar pėr njė punė tė mbarė dhe tė vlefshme nė kėto dy ditė ju falenderoj edhe njė herė qė jeni tė pranishėm.
Shkėlqim Cani
Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė
Fjala pėrshėndetėse nga z.Fatos Nano, Kryeministėr
I nderuar zoti Guvernator i Shqipėrisė!
Tė nderuar drejtues dhe pėrfaqėsues tė bankave partnere!
Tė nderuar pjesėmarrės!
Kam kėnaqėsinė tė pėrcjellim sė bashku njė dekadė veprimtarie dhe progresi tė bankės qendrore tė Shqipėrisė dhe tė orientojmė angazhimet nė modernizimin dhe integrimin e sistemit tonė bankar me atė europian dhe global nė dekadėn e re.
Jo vetėm Banka e Shqipėrisė, por gjithė sistemi bankar shqiptar po mbyllin ciklin e tyre tranzitor pėr t'u pėrfshirė mė mirė nė sfidat kombėtare tė konsolidimit tė ekonomisė sė tregut, tė rritjes sė saj tė qėndrueshme nėpėrmjet zhvillimit tė aftėsive konkurruese tė sipėrmarrjes vendase nė tregjet rajonale, europiane e globale etj..
Nė kėtė dekadė tė veprimtarisė sė vet, Banka e Shqipėrisė ka luajtur pa dyshim rolin kryesor nė formimin dhe nė konsolidimin e sistemit bankar nė vend, si dhe ka asistuar qeveritė nė hartimin dhe zbatimin e reformave qė instaluan edhe nė Shqipėri ekonominė e lirė tė tregut. Mendoj se tashmė banka qėndrore ka eksperiencėn dhe kapacitetet e duhura pėr tė rritur rolin dhe ndikimin e saj nė zhvillimet ekonomike tė vendit, si njė institucion shumė i rėndėsishėm i shtetit dhe partner ligjor i qeverisė. Kalimi i sistemit bankar nga monopoli i shtetit nė dominancė private ėshtė treguesi mė pėrgjithėsues i punės sė Bankės sė Shqipėrisė dhe i traditės qė ajo tashmė ka krijuar. Mė lejoni tė pėrfitoj nga ky mjedis profesionistėsh bankierė dhe financierė pėr tė ndarė me ju si Kryeministėr, disa vlerėsime pėr tė kuptuar dhe vepruar sė bashku nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė sistemit bankar, tė parametrave dhe tė performancės sė ekonomisė kombėtare nė tėrėsi.
Bazuar nė statusin ligjor tė Bankės sė Shqipėrisė si "kėshilltar i qeverisė" dua tė kėrkoj njė angazhim mė tė spikatur tė kėtij institucionui pėr realizimin e prioriteteve tė programit, veēanėrisht nė luftėn ndaj ekonomisė cash, ndaj evazionit fiskal, ndaj fragmentarizimit tė kapitaleve tė zhvillimit publik ose privat. Tė gjitha kėto prioritete nuk do tė mund tė realizohen pa njė angazhim tė drejtpėrdrejtė dhe njė bashkėpunim mė tė ngushtė mes Qeverisė dhe Bankės sė Shqipėrisė. Me kėtė nuk po kėrkoj qė Banka e Shqipėrisė tė heqė dorė nga pavarėsia e saj kushtetuese dhe ligjore, por po e ftoj tė forcojmė bashkėpunimin nė dobi tė zhvillimit tė vendit dhe tė formalizimit tė tregut kombėtar nė tėrėsi. Kjo do tė thotė se nuk mjafton tė takohemi dhe tė bashkėpunojmė sa herė na rastis qė politikat monetare tė Bankės interferojnė me politikat fiskale tė qeverisė. Ne duhet tė programojmė sė bashku zhvillimin e njė ekonomie formale tė tregut, me njė sistem bankar dhe financiar qė i zhvendosin paratė dhe transaksionet nė banka, qė orientojnė kursimet dhe kapitalet e fjetura nė prioritete zhvillimi tė programuar dhe tė qėndrueshėm, qė rrisin besimin e konsumatorėve dhe tė sipėrmarrėsve tek leku. Me paketėn e re fiskale qė shoqėron projektbuxhetin 2003, si dhe me disa akte tė tjera ligjore e nėnligjore qė nxisin sipėrmarrjen e ligjshme duke thjeshtuar dhe saktėsuar procedurat administrative, doganore, fiskale etj., qeveria ka programuar njė transformim rrėnjėsor tė sistemit fiskal nė vend, pėr tė futur nė rrugėn pėrfundimtare tė kurimit, dizincentivat ekonomike, evazionin fiskal dhe karakterin ende tė lartė informal tė ekonomisė.
Qė kjo reformė transformuese tė japė efekte tė plota mbi ekonomi, duhet tė shoqėrohet patjetėr me njė reformė tė thellė, gjithashtu, nė sistemin financiar dhe atė bankar. Nuk mund tė ruajmė ritme tė larta tė rritjes sė PBB-sė duke u bazuar mė tej nė ekonominė familjare qė investon kursimet e brendshme. Aq mė pak kėto ritme ruhen kur bujqėsia dhe ndėrtimi, dy degėt kryesore kontribuese nė prodhimin e brendshėm janė pothuajse krejtėsisht jasht skemės bankare tė kontrollit apo tė financimit. Si Kryeministėr do tė kėrkoja kontributin tuaj tė nderuar bankierė, pėr njė rol tė ri tė sistemit bankar nė performancėn e tregut. Me kėtė dua tė them se nuk ėshtė normale qė pėr shembull, nė industrinė e ndėrtimit, bankat kreditojnė blerės individualė apartamentesh, tė cilėt mė pas shfaqen para zbatuesve tė projekteve (qė gabimisht quhen investues) si investitorė tė vegjėl, ndėrkohė kur pozicioni i bankave duhet tė ishte nė rolin e investitorit.
Dua tė ndaj me ju bindjen se progresi i sistemit bankar shqiptar nuk mund tė vlerėsohet vetėm me uljen e rrezikut tė kthimit tė kredive, por me portofolin e kredive qė ky sistem injekton nė ekonominė kombėtare. E nėnvizoj kėtė fakt sepse nė 3 vitet e ardhshme roli i bankave do tė jetė jetik pėr ekonominė kombėtare. Pėr shkak tė reformave tė suksesshme tė zhvilluara kėto vite nė ekonomi dhe nė konsolidimin e parametrave makro, Shqipėria po i largohet nivelit tė vendeve qė pėrfitojnė kredi dhe donacione zhvillimi me terma tė butė nga organizmat ndėrkombėtarė partnerė apo nga bankat e zhvillimit. Afrimi i kėtij momenti ėshtė sa pozitiv e vlerėsues pėr ecurinė e reformave, aq edhe obligues, nė veēanti pėr Qeverinė dhe Bankėn e Shqipėrisė. Ky moment bėhet mė i natyrshėm pikėrisht sot kur zyrtarisht Qeveria fillon procesin e negociatave tashmė pėr njė marrėveshje Stabilizim Asociimi me Bashkimin Europian. Zvogėlimi i financimeve tė huaja me terma tė butė nga njėra anė, angazhimi pėr tė reduktuar mė tej borxhin e brendshėm dhe atė tė huaj si dhe pėrballimi me sukses i sfidave tė stabilizim - asociimit, shtrojnė dy alternativa themelore pėr mundėsitė e zhvillimit tė ekonomisė nė 10 vitet e ardhshme.
1. Mobilizimi i tė gjitha kapitaleve tė brendshme pėr t'i orjentuar nė programe investimesh prioritare zhvillimi.
2. Thithja e investimeve tė huaja direkte.
Dhe besoj se askush nuk dyshon qė kėto dy alternativa komplementare me njėra - tjetrėn kanė nevojė pėr njė partneritet krejt tjetėr mes Qeverisė dhe Bankės sė Shqipėrisė si zemra e sistemit bankar shqiptar.
Besoj se nga kjo analizė fare e shkurtėr kuptohet se vendit i duhet njė sistem financiar i shėndoshė dhe i shtrirė. Kapitalet individuale apo familjare janė tė pafuqishme dhe tė pamjaftueshme tė rriten pa mbėshtetjen e njė sistemi financiar tė pėrshtatshėm. Pėr shkak tė mungesės sė njė sistemi financiar modern, tė ndėrmjetėsave financiarė, tė fondeve private tė zhvillimit dhe mė nė fund tė tregut tė kapitaleve, investimet individuale janė orientuar nė sektorė qė nxisin konsumin, por nuk prodhojnė. Qeveria mirėpret jo vetėm sugjerimet, por dhe njė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin bankar dhe financiar nė vend pėr tė mundėsuar krijimin e tregut financiar dhe tė atij tė kapitaleve nė Shqipėri. Si Kryeministėr dhe si partner ligjor ftoj Bankėn e Shqipėrisė tė punojmė bashkarisht dhe shpejt pėr tė krijuar instrumentet dhe institucionet qė orientojnė mė drejt paranė dhe kapitalet nė sektorėt mė produktivė dhe mė konkurrues tė ekonomisė kombėtare, e cila tashmė po bėhet mė vulnerabėl nė procesin e hapjes dhe tė integrimit rajonal dhe global.
Njė element tjetėr, qė pėrcakton njė rol tė ri tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė sistemit bankar e atij financiar nė ekonominė kombėtare ėshtė dhe pėrshpejtimi i proceseve tė hapjes dhe tė integrimit, ne duhet tė mbetemi kompetitivė nė kėtė ecuri. Pėrveē reformave transformuese pėr tė pėrballuar sfidat e integrimit evropian, Shqipėria ėshtė e angazhuar tashmė dhe nė zbatimin e njė sėrė marrėveshjesh tė tregtisė sė lirė me vendet e rajonit. Fillimi i zbatimit tė kėtyre marrėveshjeve do tė rrisė konkurrencėn nė tregun rajonal dhe do tė japė pa dyshim ndikim nė rritjen e vėllimit tė shkėmbimeve tregtare si dhe nė monedhat kombėtare respektive. Nuk dua tė hyj nė debatin euroizim administrativ apo natyral i ekonomisė sonė. Por, dua tė kėrkoj nga ju bankierėt tė merren tė gjitha masat qė leku tė pėrballojė kėtė proces hapjeje dhe liberalizimi tė ekonomisė sonė, duke garantuar nxitjen e investimeve tė sipėrmarrėsve vendas dhe tė huaj direkte nė ekonominė e vendit.
Dhe sė fundmi, dua tė ndalem nė njė pikė qė ka nevojė pėr njė kėndvėshtrim dhe trajtim krejtėsisht tė rim: deficiti i buxhetit. Qeveria ka kryer investime publike dhe ka gjeneruar deficit sepse vendi, ekonomia dhe popullata kanė nevojė t'iu sigurohen infrastrukturat dhe shėrbimet bazė. Banka e Shqipėrisė ėshtė nė lartėsinė ligjore tė realizimit tė detyrimeve tė veta kur kėrkon uljen e deficitit dhe Qeveria ėshtė e angazhuar ta bėjė kėtė gjė. Qeveria nuk do tė gjenerojė deficit tė dėmshėm pėr ekonominė dhe parametrat makro kur sistemi bankar tė jetė i aftė tė kreditojė projekte kombėtare apo rajonale zhvillimi dhe rritje tė qėndrueshme. Investimet publike edhe sot janė nė minorancė pėrballė investimeve private nė nivel kombėtar, por ritheksoj se sipėrmarrja private ende nė nivele "tė shkėmbimit barter" na bėn tė ritheksojmė angazhimin pėr tė plotėsuar vakumet e instrumenteve dhe tė institucioneve tė tregut financiar qė thithin dhe mė pas orientojnė nė investime produktive kursimet individuale tė brendshme . Me kėtė pohim nuk neglizhoj aspak detyrat e qeverisė dhe tė shtetit pėr tė konsoliduar mė tej mjedisin ekonomik, ligjor e social apo pėr tė kuruar sistemin e administrimit publik dhe tė drejtėsisė ne veēanti. Por, angazhimi ynė si ekzekutiv dhe legjislativ do tė rrezikohej pa njė performancė tė menjėhershme tė sistemit bankar nė pėrballimin e sfidave tė zhvillimit, tė modernizimit dhe tė integrimit qė kemi pėrpara, e ritheksoj duke mbetur kompetitivė.
Duke pėrfunduar me lejoni t'ju uroj edhe njė herė pėrvjetorin e Bankės sė Shqipėrisė dhe tė sistemit tė ri bankar shqiptar dhe garantoj nė emėr tė Qeverisė angazhimin maksimal pėr tė reformuar sė bashku ekonominė kombėtare drejt standardeve moderne dhe evropiane.
Ju faleminderit!
Fatos Nano
Kryeministėr
Fjala pėrshėndetėse nga Ambasadori Britanik, Sh.T.Z. David Landsman.
Pak fjalė pėr Bankėn Qendrore
-
-
-
-
-
Transmisioni monetar, rasti i Shqipėrisė - Gramoz Kolasi, Shef i Kabineit te Guvernatorit, Banka e Shqiperise dhe Evelina Ēeliku, Shef i Sektorit te Ekonomise, Departamenti i Kerkimeve dhe Politikes Monetare.
-
-
-
-
-
-
-