logoal
 


Konferenca II E BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
"Shqipėria midis Reformave tė Brendshme dhe Integrimit Europian"

TIRANĖ, 6 - 7 DHJETOR 2001


Fjala e hapjes sė Konferencės sė Dytė

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, miq e tė ftuar,

Kam nderin qė ndodhem sot kėtu pėr hapjen e Konferencės "Shqipėria midis Reformave tė Brendshme dhe Integrimit Europian" qė organizohet bashkarisht nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipėrisė nė kuadrin e 10-vjetorit tė anėtarėsimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė institucionet financiare ndėrkombėtare: Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar.

Sė pari, dėshiroj t'ju falenderoj tė gjithėve pėr pjesėmarrjen, dhe nė mėnyrė tė veēantė miqve tė huaj i uroj mirėseardhjen nė Shqipėri.Tashmė kanė kaluar mė shumė se 10 vjet nga koha kur Shqipėria pėrmbysi regjimin totalitar dhe u orientua drejt ekonomisė sė tregut e po ecėn me hapa tė shpejtė nė rrugėn e reformave demokratike dhe ekonomike. Ishte me vend qė nė kėtė ēast ne tė mblidhemi e tė bėjmė analizėn e punės dhe tė rezultateve tė deritanishme, ēfarė ėshtė arritur gjatė kėtyre 10 vjetėve dhe ēfarė mbetet akoma pėr tė bėrė, cilat janė sfidat e sė ardhmes dhe ēfarė kemi mėsuar nga e kaluara.

Po mbushen 10 vjet qė Shqipėria ėshtė anėtare e institucioneve tė Bretton Woods dhe bashkėpunimi me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Bankėn Botėrore, BERZH, dhe institucione tė tjera financiare pėr zhvillim, pa harruar Bashkimin Europian, gjatė kėsaj periudhe gjithmonė ka pėrbėrė njė motor tė fuqishėm pėr Shqipėrinė nė rrugėn e zhvillimit dhe tė integrimit nė Europė.

Shfrytėzoj rastin dhe dėshiroj t'i transmetoj kėtyre institucioneve nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre nė kėtė sallė, mirėnjohjen dhe falenderimin pėr mbėshtetjen dhe bashkėpunimin e deritanishėm, i cili ka qenė shumė i vlefshėm pėr nė. Besoj se ju ndani tė njėjtin mendim se ne kemi mėsuar shumė nga njėri-tjetri gjatė kėtyre viteve. Vitet qė kemi punuar bashkė kanė qenė tė vėshtira dhe na ėshtė dashur shumė pėr tė arritur kėtu ku jemi sot, por megjithatė rezultatet dhe, kėnaqėsitė nuk kanė munguar. Po tė krahasosh Shqipėrinė e 90 me Shqipėrinė e sotme, pėrparimi ėshtė i dukshėm. Ky vend ka kaluar tashmė nga faza e emergjencės dhe po shkon drejt planifikimit afatgjatė tė zhvillimit, njė sėrė reformash janė ndėrmarrė qė kanė nė bazė privatizimin dhe rritjen e eficiencės sė ekonomisė, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe sundimin e ligjit. Megjithatė, ne jemi tė ndėrgjegjshėm qė pėrpara kemi sfida tė reja, tė cilat na nxisin pėr ēuarjen mė tej tė rezultateve tė arritura deri tani mė qėllimin final, integrimin nė Bashkimin Europian.

Besoj se tė gjithė jemi dakord qė Shqipėria gjatė kėtyre viteve tė fundit ka shėnuar arritje tė konsiderueshme nė drejtim tė stabilizimit tė treguesve makroekonomikė, sigurimit tė njė situate tė qėndrueshme fiskale, politikės monetare dhe reformave strukturore. Unė nuk do tė ndalem tani pėr tė folur mbi problematikėn dhe progresin nė kėto drejtime, pasi tė gjitha ato do tė jenė subjekte tė veēanta diskutimi gjatė dy ditėve tė kėsaj Konference, por dėshiroj tė pėrmend kėtu qė pėr tė siguruar kėto, vendit tonė dhe njerėzve tanė i janė dashur shumė kohė dhe pėrpjekje pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nga njė vend i izoluar dhe i prapambetur, nė njė burim stabiliteti dhe zhvillimi, nė njė vend tė hapur dhe bashkėpunues, nė njė kontribues kryesor tė paqes dhe tė prosperitetit nė rajon.

Tashmė nuk ka mė ekuivok se e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė nė Europėn e Bashkuar dhe ne, ēdo ditė e mė tepėr, po pėrpiqemi tė zvogėlojmė distancat. Hapja e negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit, vitin qė vjen, do tė jetė njė tjetėr sfidė qė vendi ynė do tė realizojė dhe kjo do t'i hapė Shqipėrisė dyert e Europės sė Bashkuar. Pėr kėtė ne po punojmė me pėrkushtim qė tė bėhemi pjesėmarrės tė denjė tė saj, tė sigurojmė stabilitet tė
brendshėm, tė ngremė standardin tonė ekonomik, tė sigurojmė respektimin e parimeve demokratike, qeverisje tė mirė dhe institucione tė forta.

Ėshtė pėr kėtė arsye qė Qeveria me mbėshtetjen e Bankės Botėrore dhe tė FMN-sė ka iniciuar programin e rritjes ekonomike dhe tė reduktimit tė varfėrisė, pikėrisht pėr tė pėrmbushur
objektivat e zhvillimit dhe pėrafrimit me vendet e Europės. Kjo do tė thotė qė mė shumė vėmendje do t'i kushtohet, nė vitet qė vijnė,zhvillimit tė infrastrukturės, shėndetėsisė dhe arsimit, pėr ta bėrė mė tė mirė jetėn e njerėzve tė varfėr dhe pėr tė zvogėluar diferencat sociale.

Tė nderuar zonja e zotėrinj,

Nė pėrfundim, dėshiroj tė theksoj edhe njė herė rolin e rėndėsishėm, qė hapja e Shqipėrisė ndaj botės dhe institucioneve financiare ndėrkombėtare dhe rritja e bashkėpunimit me to, ka pasur nė transformimin dhe zhvillimin e vendit tonė. Pėr tė mirėn e Shqipėrisė, unė shpresoj qė marrėdhėniet e deritanishme do tė ruhen dhe do tė forcohen, pėr tė realizuar objektivin final tė rritjes ekonomike me hapa tė shpejtė dhe integrimin e vendit tonė nė familjen europiane. Duke i uruar sukses kėsaj Konference, ju falenderoj edhe njė herė pėr pjesėmarrjen dhe pėr vėmendjen tuaj.

Anastas Angjeli
Minister i Financave


Fjalime pėrshėndetėse nė Konferencė


Prezantimet dhe diskutimet nė Konferencė

Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.