logo_al
   
 

Konferenca IV E BANKėS Sė SHQIPėRISė
"Ekonomia Shqiptare: Ecuria dhe sfidat e politikave ekonomikE"

Sarandė, 11 - 12 shtator 2003


Njoftimi pėr shtyp dhe konkluzionet e Konferencės

Gjatė dy ditėve tė zhvillimit tė Konferencės "Ekonomia Shqiptare: Arritjet dhe Sfidat e Politikės Ekonomike", organizuar nga Banka e Shqipėrisė dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit tė Tiranės, u analizua ecuria e sistemit tė ekonomisė sė tregut, bilancit tė pagesave, ekonomiksit tė trazicionit dhe politikes monetare.

Konferenca solli risi jo vetėm nė mėnyrėn e organizimit tė paneleve me tema tė veēanta dhe tė rėndėsishme tė zhvillimit tranzitor tė ekonomive nė rajon, por edhe nė propozimet konkrete pėr autoritetet politikbėrėse e vendimmarrėse, si edhe per komunitetin e biznesit.

E konceptuar si konferencė shkencore me pjesėmarrjen e personaliteteve nga jeta akademike, institucionale dhe e biznesit bankar, konferenca ballafaqoi ide mbi reduktimin e ekonomisė informale nė Shqipėri, reduktimin e deficitit tė bilancit tė pagesave, rritjen e efikasitetit tė sektorit publik nė kėtė fazė tė tranzicionit ekonomik dhe rritjen e efektivitetit tė politikės monetare nė veēanti dhe politikave ekonomike nė pėrgjithėsi me synim stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Por, ky stabilitet sipas referuesve, nuk duhet tė prekė zhvillimin e biznesit dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi.

Institucionet qė mbėshtesin ndėrtimin e njė ekonomie tė mirėfilltė tregu kanė nevojė ende tė stabilizohen. Reforma institucionale nė ekonomitė e trazicionit, siē ėshtė edhe ekonomia shqiptare, ka qenė mė komplekse sesa pritej. Progresi jo shumė i madh i reformės institucionale duket se ka ndikuar pėr njė zhvillim joadekuat nė disa fusha tė ekonomisė, siē u diskutua nė konferencė.

Sipas disa referuesve, shkalla e ekonomisė informale nė Shqipėri ka kapur nivele tė tilla qė ėshtė bėrė pengesė pėr zhvillimin ekonomik dhe ka ndrydhur rolin e qeverisė nėpėrmjet politikės sė saj fiskale. Procesi i transformimit te ekonomisė informale drejt njė ekonomie formale kėrkon shtimin e shėrbimeve publike dhe zhvillimin e sidomos zbatimin e njė plani edhe me tė besueshėm kundėr evazionit fiskal.

Nga ana tjetėr qėndrueshmėria e deficitit tė llogarisė korrente u trajtua nė Konferencė nė gjetjen e mėnyrės se si mund tė rritet konkurueshmėria e produkteve shqiptare nė funksion tė zėvendėsimit tė importit dhe nxitjes sė eksportit.

Konferenca vlerėsoi procesin e integrimit por diskutoi nivelin e reformave ekonomike dhe institucionale dhe sfidat qė i presin ato e nė mėnyrė tė veēantė problemet me tė drejtėn e pronėsisė, zhvillimin e sektorit privat si dhe tė atij financiar.

Diskutimet pėr tregjet nė zhvillim u paraqitėn si angazhim kryesor pėr ekonominė shqiptare dhe ekonomitė e tjera nė fazėn e tranzicionit dhe theksuan domosdoshmėrinė e konsolidimit tė institucioneve. Kjo nuk do tė thotė qė politikat ekonomike e nė mėnyrė tė veēantė politika monetare dhe zhvillimi i tregjeve financiare, nuk janė po aq tė rėndėsishme sa kjo fazė e trazicionit.

Pas arritjes sė stabilitetit makroekonomik nė Shqipėri, ėshtė pėrmirėsuar klima pėr rritjen e eficensės dhe rolit tė politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, shumė vende nė tranzicion kanė hasur vėshtirėsi nė arritjen e stabilitetit makroekonomik.

Konferenca u nderua me pjesėmarrjen e z.Kemal Dervis, antar i Parlamentit turk, i cili nė pėrshėndetjen e rastit vlerėsoi rėndėsinė qė kanė specifikat jo vetėm ekonomike por dhe sociale tė ekonomive nė tranzicion nė hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike, sidomos nga institucionet ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Nga ana e tij, z.Hossein Samiei, Shef i Divizionit Financiar nė Departamentin I-rė Evropian I FMN-sė, theksoi se kohėt e fundit Banka e Shqipėrisė ka filluar tė zbatojė njė politikė mė sistematike monetare bazuar nė ndryshimet e normave tė interesit nė bazė tė sinjaleve qė merr nga zhvillimet e inflacionit dhe tė ekonomisė reale.

Drejtori ekzekutiv i Bankės Botėrore edhe pėr Shqipėrinė, Franco Passacantando u fokusua nė pėrmirėsimin e klimės pėr aktivitetin privat nė Shqipėri. Sipas tij biznesi dhe klima e investimeve janė ēelėsi pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike dhe ulje tė varfėrisė. Sipas z.Passacantando pėr klimėn pėr biznes janė tė nevojshėm si stabiliteti makroekonomik ashtu edhe ai politik ndėrsa duhen reduktuar burokracitė shtetėrore qė i shkaktojnė kosto aktivitetit privat dhe frenojnė investimet vendase dhe tė huaja.

Gjatė punimeve tė konferencės, ishin tė pranishėm referuan dhe diskutuan pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore tė rajonit si nga Banka Qendrore e Turqisė, Banka qendrore e Greqisė, Banka Kombėtare e Kroacisė dhe Banka Kombėtare e Bosnje-Hercegovinės.

Mė konkretisht konferenca arriti nė disa konkluzione kryesore:

Se pari, filozofia dhe politika ekonomike duhet tė shikojė nga bashkėpunimi mes qeverisė dhe tregjeve si plotėsues tė njėri-tjetrit, duke e bėrė tė qartė ndėrkohė se tregjet janė thelbi i ekonomisė dhe kjo deri diku kufizon rolin e qeverisė.

Sė dyti, shteti duhet tė ketė njė rol tė rėndėsishėm nė krijimin dhe mbajtjen e rritjes ekonomike. Tashmė ka ardhur koha tė kuptohet drejt roli i sektorit publik, nė mėnyrė tė veēantė nė periudhat e depresionit ekonomik.

Sė treti, klima pėr biznes nė Shqipėri ka nevojė pėr masa shtesė qė do tė promovonin eksportet dhe investimet e huaja direkte, tė cilat janė kthyer nė domosdoshmėri pėr mbajtjen e ekuilibrit tė jashtėm dhe njė rritje tė qėndrueshme ekonomike.

Se katėrti, autoritetet dhe komuniteti i biznesit duhet tė angazhohet pėr respektimin e rregullave tė ekonomisė sė tregut dhe konkurrencės sė ndershme dhe zbatimit e rregullave ligjore. Biznesmenėt duhet tė rrisin transparencėn e aktivitetit tė tyre dhe duhet tė drejtkuptojnė se partneriteti me autoritetet shtetėrore ėshtė "ēelėsi" pėr zgjidhjen e shumė problemeve me tė cilat po pėrballet ekonomia shqiptare.

Sė pesti, Banka e Shqipėrisė duhet tė vazhdojė zhvillimin e kapaciteteve nė analizat e zhvillimit ekonomik nė funksion tė mbajtjes sė stabilitetit makroekonomik dhe financiar duke nxitur zhvillimin ekonomik.

Sė gjashti, sistemi financiar, si "zemra" e ekonomisė sė tregut kėrkon njė vėmendje tė veēantė nė funksion tė vazhdimėsisė sė rritjes sė mėtejshme tė nivelit tė kreditimit, aq i nevojshėm pėr zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme.

Fjala e hapjes sė Konferencės sė Katėrt

Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj,

Jam shumė i lumtur qė pėrshėndes tė pranishmit e nderuar tė kėsaj salle, miqtė dhe bashkėpunėtorėt e mi, ata qė vazhdimisht kanė kontribuar nė foltoret e konferencave tona tė pėrvitshme dhe tė ata qė janė pėr herė tė parė nė auditorin e sivjetshėm.

Kam kėnaqėsi tė veēantė, qė nė emėr tė organizatorėve tė konferencės "Ekonomia shqiptare, arritje dhe sfida tė politikės ekonomike", tė shpreh falenderim dhe respekt pėr miqtė e mirė tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, tė pranishėm sot nė kėtė sallė, qė kanė dhėnė kontribute dhe kanė lėnė gjurmė nė pėrparimin e ekonomisė tonė.

Shpresoj qė takime tė tilla tė shėrbejnė edhe si gjeste publike qė flasin nė gjuhėn e mirėnjohjes pėr kėto kontribute qė nė njėfarė mėnyre kanė ndihmuar Bankėn e Shqipėrisė tė ndėrmarrė organizime tė mendimit shkencor pėr ēėshtje qė stresojnė ekonominė shqiptare.

Tė nderuar kolegė dhe bashkėpunėtorė,

Shqipėria, nė kėta 13 vjet, ka ecur nė rrugėn e pėrparimit. Ekonomia tashmė, pėrfundimisht ėshtė orientuar drejt zhvillimit. Ne tė gjithė, si autorė dhe pėrjetues tė kohės sonė, jemi tė prirur drejt mė tė mirės, drejt tė ardhmes.

Tė jetosh nė njė shoqėri, qė pėrpiqet tė ndėrtojė njė tė ardhme mė tė sigurtė; tė kesh institucione, qė tentojnė modele tė pėrparuara; tė krijosh njė mendėsi popullore demokratike tė orientuar nga njė rezultante pozitive e llojshmėrisė sė ideve; ėshtė njė sukses pėr vendin dhe pėr ekonominė.

Nė anėn tjetėr, shoqėria, shteti dhe mendėsia shqiptare kanė evoluar, pėrgjithėsisht, nė mėnyrė tė njėkohshme. Kjo ėshtė ndoshta e lidhur me traditėn tonė tė hershme; ndoshta e imponuar nga vėshtirėsia e mbijetesės nėpėr vite; ndoshta lidhet me dėshirėn e madhe pėr ta parė vendin dhe veten midis mė tė zhvilluarve.

Por, njė gjė ėshtė e sigurtė, qė kjo ecje e pėrgjithshme pėrpara, mbėshtet dhe mbėshtetet nė njė ekonomi qė zhvillohet. Se sa ėshtė rritur ekonomia shqiptare dhe nė ē'mėnyrė; nė ē'drejtime ka lėvizur dhe sa herė ka ngecur; kėto nuk janė objekt i kėsaj fjale. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė qė nė fund tė fundit ekonomia ka shėnuar rritje tė prekshme nga tė gjithė. Kjo rritje bėhet mbėshtetje e projekteve dhe e sfidave tona tė ardhme. Kjo rritje ushqen besimin se tė gjithė ne po pėrpiqemi pėr t'i dhėnė vetes dhe vendit ēka mė tė mirė zhvillimi i sotėm ofron dhe se ne realisht meritojmė mė shumė.

Njeriu duhet tė luftojė shumė pėr tė fituar gjithnjė e mė shumė; duhet qė atė qė ka fituar ta pėrdorė mirė dhe pastaj, nė fund, tė ketė zemėrgjerėsinė dhe t'u lėrė diēka tė tjerėve qė vijnė pas. Kėshtu krijohet vazhdimėsia e zhvillimit.

Tashmė i kemi hedhur themelet e njė zhvillimi tė pėrgjithshėm ekonomik. Qė ky zhvillim do tė jetė i shpejtė apo i ngadalshėm; i sigurtė apo i brishtė; i qetė apo i ngarkuar me tė papritura ėshtė edhe pėrtej kėsaj konference. Rėndėsi ka qė ne i kemi projektuar ekonomisė njė tė ardhme ambicioze.

Realizimi i saj kėrkon shumė pėrpjekje; kėrkon mendim tė qartė ekonomik; kėrkon vendimmarrje tė guximshme; kėrkon vizion tė gjerė nė trajtimin e problemeve dhe strategji reale tė zhvillimit ekonomik. Kėtu shpresoj tė shpreh mė shumė kjo konferencė.

Tė dashur miq,

Jemi mbledhur nė kėtė sallė tė flasim pėr njė argument qė nuk ėshtė i panjohur pėr secilin prej nesh. Ajo qė do tė themi, mėnyra se si do ta shohim tė ardhmen e problemeve tona dhe mundėsitė reale tė ecjes sė mėtejshme pėrpara, jam i bindur qė do tė jenė tė dobishme.

Ne dhe bashkėorganizatorėt tanė tė Fakultetit Ekonomik, tė Universitetit tė Tiranės, kemi bėrė pėrpjekjet tona mė tė mira pėr tė arritur kėtė.

Edhe pėr kėtė arsye, kam dėshirė qė kjo Konferencė tė vazhdojė t'i shėrbejė bashkėpunimit dhe zhvillimit tė pėrbashkėt ekonomik.

Nė mbyllje tė fjalės time, duke shpresuar tė kem pėrcjellė gjithė falenderimin tim pėr praninė tuaj nė sallė, i uroj kėsaj konference punė tė mbarė; folėsve tė nderuar suksese; dhe tė gjithėve sė bashku njė qėndrim tė kėndshėm nė qytetin e bukur tė Sarandės.

Ju faleminderit!

Shkėlqim Cani
Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė


Fjalė pėrshėndetėse nė Konferencė

Faleminderit shumė z. Guvernator, z. Ministėr,
Tė dashur miq, tė dashur kolegė!

Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė ndodhem pėrsėri midis jush. Kanė kaluar 8 vjet qė nga vizita ime e fundit nė Shqipėri, kur isha pėrgjegjės pėr Departamentin e Evropės Lindore dhe tė Ballkanit nė Bankėn Botėrore. Kam mbajtur njė kalendar tė vogėl dhe nė tre vjet ( ‘92 - ‘95 ) kam ardhur 28 herė nė Shqipėri, pra Shqipėria ka qenė si njė shtėpi e dytė pėr mua. Mė pas ndodhėn ngjarje tė ndryshme, krizat e thella qė pėsoi Turqia; dhe ndėrsa mendoja shumė shpesh pėr Shqipėrinė dhe pėr zhvillimet e saj, pėr miqtė e mi kėtu, nuk kisha mundėsi tė vija. Faleminderit shumė qė mė ftuat, faleminderit qė mė dhatė mundėsinė tė jem bashkė mė ju pėrsėri nė Shqipėri.
Kam dėshirė tė filloj me njė ngjarje tė shkurtėr; sidomos pas kėsaj dreke tė kėndshme ėshtė mirė tė fillojmė me njė histori; pėr tė cilėn mė frymėzoi dhe profesor Mema, kur folėm pėr mentalitetet dhe pėr veēantitė qė ka ēdo vend nė lidhje mė tė. Siē e dini unė jam turk, por kam jetuar pėr njė kohė tė gjatė jashtė Turqisė prandaj do t'ju tregoj njė ngjarje tė shkurtėr rreth reformave ekonomike kur isha ministėr. Ka tė bėjė pak me mentalitetet dhe mendoj qė tė dyja vendet tona, dhe turqit dhe shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt njė karakter tė fortė, pra nuk rrėzohemi lehtė dhe duam qė tė mbizotėrojė vullneti ynė. Pra, nė Turqi njė nga reformat qė donim tė realizonim ishte liberalizimi i Industrisė Aeronautike Turke. Turkish Airline ėshtė njė linjė ajrore e rėndėsishme por kishte vetėm humbje, dhe njė arsye e kėtyre humbjeve ishin ēmimet e ulta qė vendoste Ministria e Transportit. Pra, pėr ne ishte e rėndėsishme tė arrinim qė kjo kompani e madhe tė bėhej fitimprurėse dhe ajo qė doja tė realizoja ishte liberalizimi i ēmimeve ndėrkohė qė Ministri i Transportit nuk kishte ndėrmend tė bashkėpunonte pėr kėtė gjė. Ai vendoste pėr ēmimet dhe pėr oraret e ulje - ngritjeve tė avionėve gjė qė ėshtė shumė normale, sepse nuk mund tė lihen avionėt tė ulen dhe tė ngrihen kur tė duan. Kėshtu, unė pėrgatita ligjin pėr liberalizimin e ēmimeve, e dėrgova nė kryeministri dhe pas ca kohėsh mė erdhi njė telefonatė nga njė kolegu im, i cili po pėrpiqej tė mė ndihmonte. Ai mė tha: le tė bėjmė njė ndryshim, pse tė mos i shtojmė liberalizimit tė ēmimeve edhe liberalizimin e orareve tė nisjes dhe tė uljes se avionėve. Unė mendova qė ishte njė ēmenduri, qė tė gjithė do tė mendonin qė isha i ēmendur! Ai mė tha shkruaje dhe ki besim tek unė! Pranova por nuk kisha ndėrmend ta nėnshkruaja zyrtarisht sepse ishte njė ēmenduri. Ai mė kėrkoi qė tė dėrgoja vetėm memon me emrin tim. Kėshtu kolegu im e ēoi tek ministri i transportit dhe i tha: Shiko sa "budalla" ėshtė Dervishi kėrkon tė liberalizojė oraret e avionėve kėshtu qė merr lapsin e kuq dhe vėri kryq pėrsipėr, dhe meqė kemi probleme me ēmimet lėre ta bėjė kėtė tjetrėn.

Kėshtu pra, tė dyja palėt realizuam atė qė donim pa dominancėn e asnjėrit.

Sot unė dua tė ndaj me ju disa mėsime tė rėndėsishme, tė cilat i kam mėsuar gjatė punės time nė Bankėn Botėrore, si ministėr, si profesor universiteti, si ekonomist etj.. Unė do tė flas pėr disa prej tyre tė cilat mė duken mė tė rėndėsishme.

Pika e parė ku dua tė ndalem, ėshtė njohja e konceptit "zhvillim" si njė proces i vėrtetė integrimi. Kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr ekonominė, por dhe pėr politikėn, pėr qeverinė, pėr sistemet sociale, pra ėshtė njė e tėrė dhe duhet parė si e tillė. Shqyrtimi i vetėm nė aspektin ekonomik ēon nė gabime. Me kėtė nuk dua tė them qė ekonomia nuk ėshtė e rėndėsishme, pėrkundrazi ajo ėshtė shumė e rėndėsishme sidomos strukturat makroekonomike. Ne tė gjithė kemi njohuri pėr politikėn monetare dhe pėr politikėn fiskale. Sot nė mėngjes kishim prezantime tė shkėlqyera, dhe sigurisht qė ne duhet tė jemi ekonomistė teknikė tė mirė, por pėr tė arritur suksesin mendoj se kemi nevojė pėr sociologė, pėr historianė, pėr psikologė, pėr shkencėtarė sociologė dhe sigurisht ajo qė kemi mė shumė nevojė ėshtė njė proces i mirė politik. Pra, ajo qė historia na mėson ėshtė se nuk mjafton tė jesh njė ekonomist i mirė. Mendoj se ndryshe nuk do ta arrijmė suksesin qė kėrkojmė.

Pika e dytė ku dua tė ndalem bėn fjalė pėr ekonomitė e tranzicionit. Oskar Lange, ka qenė njė ekonomist marksist shumė i njohur, i cili jepte dhe mėsim gjatė luftės nė universitetin e Chicagos, pėr tė cilin shumė nga ju duhet tė kenė dėgjuar. Bėhet fjalė pėr njė koncept tė gabuar mes marksistėve nė vitet ‘30, ‘40, ‘50 dhe pėr njė artikull shumė interesant pėr kompiuterat dhe pėr tregun qė u botua rreth viteve ‘50. Nė njė debat tė vjetėr pėr tregjet dhe pėr planifikimin, Oskar Lange tha: "…tani ne kemi kompiuterat, pra harrojini tregjet, ne mund tė shkruajmė programe kompiuterash, mijėra ekuacione dhe kėshtu ne do tė planifikojmė nė mėnyrė tė saktė njė ekonomi socialiste". Ai ishte njė njeri shumė inteligjent, por arsyetimi ishte i gabuar. Sigurisht ky lloj planifikimi sasior qė ishte shumė i vjetėr, shumė burokratik nuk mund tė funksiononte. Por, ekstremi i kundėrt me kėtė, qė ėshtė hasur nė shumė vende, ėshtė qė nuk ka fare strategji planifikimi. Ka shumė pak plane afatgjata dhe tė plota dhe nė fakt ajo qė ndodh nė kėto vende ėshtė qė buxheti vjetor ėshtė bėrė struktura e vetme ekonomike. Unė mendoj qė kjo gjė ėshtė e gabuar. Mendoj se njė strategji planifikuese ka nevojė jo vetėm pėr struktura ekonomike por edhe pėr njė plan tė tėrė social, tė shikojė emigracionin, shpėrndarjen e tė ardhurave, burimet, arsimin, shėndetėsinė etj.. Kjo mund tė ndihmojė nė shmangien e krizave qė kemi parė nė shumė vende.

Mendoj se nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ne duhet tė ribalancojmė; mos mė keqkuptoni unė nuk jam duke mbrojtur kthimin e planifikimit tė stilit tė vjetėr burokratik; por besoj se njė pjesė e buxhetit vjetor tė Ministrisė sė Financave mund tė jetė njė strukturė serioze shumėvjeēare. Duhet tė shikohet nė mėnyrė mė serioze. Do tė thoja qė dhe nė kontekstin institucional, nė ministri nevojitet njė plan strategjik afatgjatė. Tregjet shpesh janė miope, afatshkurtra dhe prandaj bėhen gabime. Pikėrisht pėr kėtė kėrkohet bashkėpunim dhe mendoj se keni nevojė pėr kėtė.

Pika e tretė ku dua tė ndalem ėshtė rėndėsia vendimtare e sektorit financiar. Ky ėshtė njė mėsim qė e kemi mėsuar tė gjithė tashmė, por jo sa duhet nė nivel ndėrkombėtar. Mendoj se e njėjta vėmendje qė i jepet sektorit financiar nė nivel kombėtar duhet t'i jepet dhe tė zhvillohet edhe nė nivelin ndėrkombėtar. Mendoj se Shqipėria akoma nuk ka eksperiencė tė mjaftueshme nė flukset afatshkurtra tė kapitalit. Tregu valutor qė keni ju nė Shqipėri ndoshta pėrbėhet nga remitancat. Ju nuk keni akoma dikė nė Citibank ose nė Deutche Bank qė tė thotė " ok, sot do tė blej bono thesari nė Shqipėri". Ky ėshtė ndoshta njė bekim, sepse ditėn qė bankat ndėrkombėtare sulmuan lirėn turke mė 19 shkurt, Citibank fitoi 1 milion dollarė, nė njė ditė, pėr 24 orė. Ok, biznesi i tyre konsiston nė fitimin e parave, por si mund t'ia shpiegojmė kėtė punėtorit turk qė humbi punėn e tij nga kjo pėrmbysje. Pra, ky lloj volatiliteti i tepruar nė flukset e kapitalit dhe sulmet e tepruara ndaj parasė janė elemente tė vėshtira. Unė nuk kam ndonjė zgjidhje magjike pėr kėtė, por besoj se duhet pak kontroll nė kėtė fushė. Unė e mbėshtes punėn e FMN-sė nė ristrukturimin e mekanizmave nė sistemin ndėrkombėtar financiar. Varfėria dhe shpėrndarja e tė ardhurave pėrbėjnė njė pikė tjetėr tė rėndėsishme. Po tė shihni se ēfarė ndodh me shpėrndarjen e tė ardhurave dhe me varfėrinė nė kohė krize, do tė vini re se tė varfrit marrin goditjen mė tė rėndė, tė pasurit nė njėfarė mėnyre e superojnė.

Detyra e parė e njė politikėbėrėsi ėshtė shmangia e krizave tė thella financiare nė vend, dhe detyra e parė e organizatave ndėrkombėtare ėshtė ndėrtimi i njė sistemi ndėrkombėtar sa mė efikas.

Tani dua tė them dy fjalė pėr FMN-nė, pėr institucionet e Bankės Botėrore dhe pėr lidhjet e tyre me vendet. Kam punuar 20 vjet nė Bankėn Botėrore. Ishte njė periudhė gjatė sė cilės kam mėsuar shumė dhe mendoj se kemi bėrė punė tė vlefshme nė Shqipėri dhe nė vende tė tjera. Mendoj se bota ka nevojė pėr kėto institucione. Po ashtu besoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė programet ekonomike lindin nga lidhjet ndėrmjet analistėve tė unioneve tė lira, tė institucioneve tė FMN-sė, tė Bankės Botėrore, tė qeverisė lokale, tė burokracisė, tė analistėve tė ndryshėm, tė shoqėrisė civile etj.. Kjo lidhje mendoj se ėshtė absolutisht e nevojshme pėr tė pasur njė politikė sa mė tė efektshme, sepse dhe analistėt mė tė mirė nga jashtė nuk mund tė kuptojnė plotėsisht tė gjitha hollėsitė e njė sistemi vendas dhe mendoj se kjo mund tė arrihet vetėm me anė bisedash e bashkėpunimesh. Besoj se FMN-ja dhe Banka Botėrore po pėrpiqen ta realizojnė njė gjė tė tillė, por nevojitet mė shumė bashkėpunim nė kėtė drejtim. Ekzistojnė disa rreziqe nė praktikat administruese. Dua tė them, pse ėshtė kaq e vėshtirė pėr tė pasur njė periudhė tė planifikuar; pėr shembull, kur emėrohet njė rezident pėrfaqėsues i Bankės Botėrore ose i FMN-sė; ndėrkohė qė pėrfaqėsuesi rezident i mėparshėm ėshtė akoma aty. I riu qė ėshtė emėruar punon sė bashku mė atė qė do tė largohet pėr njė periudhe prej 6 - 9 muajsh. Ndėrkohė, mendoj qė procedurat vetiake planifikuese tė institucioneve vendase janė joefikase. Ajo qė dua tė them ėshtė se nuk ka mjaftueshėm planifikim ndėrkombėtar nė mėnyrėn se si administrohet e gjitha kjo si e tėrė dhe mendoj se vendi vuan nga kjo. Njė pėrfaqėsues i mirė mėson shumė shpejt, por emėrimi i dikujt pa eksperiencėn specifike tė atij vendi ku merr detyrėn, dhe largimi i atij qė e ka kėtė eksperiencė pa arritur ballafaqimin e tė dyve nuk ėshtė njė praktikė e mirė administruese. Pra, mendoj se ka akoma gjėra qė mund tė arrihen, hapa praktikė, pėr pėrmirėsimin e marrje-dhėnies ndėrmjet institucioneve ndėrkombėtare dhe atyre vendase qė mund tė jetė Shqipėria, Turqia, Meksika, Argjentina ose njė vend tjetėr ēfarėdo.

Nė fund, doja tė flisja dhe pėr njė argument tjetėr. Disa probleme nuk kanė zgjidhje nė nivel kombėtar. Dua tė them qė disa probleme qė hasen nė vendet nė zhvillim, duhet tė gjejnė zgjidhje nė nivel ndėrkombėtar. Do t'ju jap njė shembull kur unė kandidoja pėr nė parlament. Fermerėt turq prodhojnė pambuk tė mirė, me cilėsi tė lartė dhe me njė kosto tė pranueshme. Problemi ėshtė se, ashtu si shumė nga ju mund ta dinė, SHBA u ofron subvencione tė larta fermerėve tė saj tė pambukut. Pra, ēfarė mund tė bėjmė ne; ne kemi probleme buxheti, probleme borxhi dhe nuk ka asnjė mėnyrė sipas tė cilės Turqia apo Shqipėria ose dhe Brazili, tė mund tė subvencionojnė prodhimin vendas tė pambukut si SHBA. Pra ēfarė mund tė bėjmė? Tė vendosim tarifa pėr pambukun? Nėse bėjmė kėtė atėherė pambuku vendas bėhet mė i shtrenjtė sesa pambuku jashtė dhe kėtė do ta vuanin prodhuesit e tekstilit. Pra, ne nuk kemi rrugė tjetėr vetėm tė shohim fermerin e pambukut tė falimentojė ngadalė dhe tė zhduket dhe kjo, sepse SHBA u ofron kėto subvencione tė larta fermerėve tė vet. Ky nuk ėshtė njė problem qė mund ta zgjidhė njė politikėbėrės nė Turqi. Kjo ėshtė diēka qė mund tė zgjidhet vetėm nė nivel ndėrkombėtar. Kjo ėshtė diēka qė kėrkon shumė kohė. Ata qė predikojnė teoritė e tregtisė sė lirė, nuk i zbatojnė, ata dinė tė nxjerrin nė fund njė faturė, si ajo qė qarkulloi Administrata Amerikane para pak muajsh dhe qė nuk ėshtė as pėr fermerin e varfėr por subvencionon fermerin e pasur. Pra, subvencionet nuk synojnė fermerin e varfėr por tė pasurin dhe njė gjė e tillė u shkakton dėme shumė tė mėdha fermerėve tė varfėr nė vendet nė zhvillim, nė Afrikė, nė Evropėn Lindore, nė Amerikėn Latine etj.. Pėr tė tilla probleme duhet tė luftojmė nė nivel ndėrkombėtar dhe e vetmja mėnyrė mė anė tė sė cilės mund tė kemi sukses ėshtė bashkimi i vendeve kryesore mė anė tė negociatave. Kėto janė probleme tė rėndėsishme dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė tė gjitha gabimet e bėra dhe kosto qė njerėzit e vendeve nė zhvillim duhet tė suportojnė, e kanė burimin nė vendet e tyre. Disa prej tyre burojnė nga Washingtoni, nga Brazili, nga Tokio etj.. Mendoj se FMN-ja, Banka Botėrore duhet tė ndihmojnė nė kėtė drejtim, qė nė fakt po ndihmojnė dhe ne duhet tė jemi mirėnjohės pėr kėtė.
Tani nė fund, dua tė them dy fjalė pėr Shqipėrinė. Nuk kam parė shumė, por shpresoj tė shoh nesėr kur tė kthehemi pėr nė Tiranė. Mendoj se ka pasur njė progres tė jashtėzakonshėm. 8 vjet nuk janė shumė dhe unė mund tė shoh se sa shumė ndryshime ka. Nėse nuk do tė ishin krizat e viteve ‘96 - ‘97 tė ardhurat pėr frymė ndoshta do tė ishin 500 usd mė tė larta. Kjo tregon se sa e rėndėsishme ėshtė shmangia e krizave. Shumė vende i kanė kaluar kėto, njerėzit mėsojnė dhe nganjėherė krizat kanė dhe anė tė mira. Gjithmonė kam qenė dhe jam shumė optimist, shoh shumė progres. Nėse tė gjithė kontribuojnė do tė jeni krenarė pėr arritjet. Besoj se me ndihmėn e miqve tanė evropianė, tė dyja dhe Shqipėria dhe Turqia do tė pranohen nė Bashkimin Evropian mė shpejt sesa mund tė mendohet. Kjo do t'i japė fund procesit tė tranzicionit dhe Evropa do tė jetė mė e madhe dhe mė e fortė. Nėse kjo konferencė do tė mbahej pėrsėri pas 8 vjetėsh, nuk mund tė them se do tė jeni nė Bashkimin Evropian, por mendoj se do tė jeni shumė afėr. Turqit dhe shqiptarėt do tė ndihmojnė njėri-tjetrin nė rrugėn drejt zhvillimit tė Evropės Juglindore.

Shumė, shumė faleminderit dhe jam shumė i lumtur qė jam kėtu.

Kemal Derviš
Anėtar i Parlamentit tė Republikės sė Turqisė


Botime tė pėrgatitura me rastin e Konferencės :


Prezantimet dhe diskutimet nė Konferencė :

Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.