logoal
 


Konferenca I E BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
"Informacioni statistikor nė Shqipėri"

TIRANĖ, 2 - 3 NĖNTOR 2000

Nė datat 2-3 nėntor 2000, Banka e Shqipėrisė dhe Instituti i Statistikave INSTAT, organizojnė nė Tiranė konferencėn kombėtare mbi informacionin statistikor nė Shqipėri.

Me pjesėmarrjen e njė auditori tė gjerė, prodhues dhe pėrdorues tė statistikave, pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore, komunitetit tė biznesit privat, organizatave joqeveritare, institucioneve kėrkimore dhe shkencore tė vendit, por edhe tė tė ftuarve nga institucionet ndėrkombėtare si FMN, Komisioni Europian, Bordi i Guvernatorėve tė Rezervės Federale, Eurostat-it etj., konferenca synon :

Duke vlerėsuar gjendjen aktuale tė zhvillimit tė statistikave, rolin dhe rėndėsinė qė ka informacioni statistikor nė marrjen e vendimeve pėr politikat ekonomike, tė sensibilizojė autoritetet ekzekutive tė vendit, komunitetin e biznesit privat dhe publikun nė tėrėsi, pėr nevojėn e mbėshtetjes prej tyre tė zgjerimit tė sistemit statistikor.

Tė bėjė njė vlerėsim tė burimeve tė informacionit, llojit tė informacioneve qė ofrojnė aktorėt e ndryshėm ekonomikė, shkallėn e besueshmėrisė sė tyre, si dhe tė prezantojė alternativa pėr diversifikimin e burimeve tė informacionit statistikor.

Gjatė dy ditėve, ekspertėt mė tė mirė vendas dhe tė huaj nė fushėn e statistikave, do tė sjellin nė kėtė auditor pėr debate e diskutime, njė rreth tė gjerė problemesh, duke filluar qė nga procesi i tėrheqjes dhe i grumbullimit tė informacionit statistikor, pėrpunimi i tij, pėrdorimi i teknologjive tė informacionit, deri nė trajtimin e spekteve ligjore e rregullative pėr kėtė qėllim.

Duke shpresuar qė niveli i lartė i prezantimeve dhe diskutimet qė do tė zhvillohen gjatė kėtyre dy ditėve, do tė kontribuojnė nė pėrmbushjen e qėllimeve tona, ne urojmė gjithashtu, qė edhe pėrfaqėsuesit e biznesit privat do tė bashkohen me pėrpjekjet tona nė konsolidimin e kėtij procesi, qė ne kemi nisur sė bashku.

Fjala e hapjes sė Konferencės sė Parė

Nėse bota do tė zvogėlohej aq sa njė fshat dhe popullsia e botės do tė reduktohej nė 100 banorė, duke ruajtur tė gjitha raportet qė ekzistojnė sot, atėherė:

  • Fshati do tė kishte 57 aziatikė, 21 europianė, 14 banorė nga Hemisfera Perėndimore, jug dhe veri sė bashku, 8 afrikanė.
  • Nė fshat do tė ishin 52 femra dhe 48 meshkuj.
  • Prej banorėve tė fshatit 70 do tė ishin me ngjyrė dhe 30 tė bardhė.
  • Besimi i tyre do tė ishte pėr 30 vetė i krishter dhe pėr 70 tė tjerėt jo i krishter.
  • Vetėm 6 banorė tė fshatit do tė posedonin 59 pėr qind tė tė gjithė pasurisė sė kėsaj bote dhe tė gjashtė do tė ishin nga Shtetet e Bashkuara.
  • 80 vetė do tė banonin nė shtėpi me kushte nėn standard.
  • Mė e trishtueshme, 70 banorė nuk do tė dinin tė lexonin, 50 vetė do tė vuanin nga tė ushqyerit keq dhe 1, vetėm 1, do tė kishte arsim tė lartė. Po ashtu, vetėm 1 person do tė kishte kompjuter.
  • Nė fshat do tė kishte 1 person afėr vdekjes, por edhe 1 afėr lindjes.

Mirėmėngjes,

Sapo ju lexova kėtė informacion statistikor tė fushės sė demografisė. Informacioni i kėndshėm, megjithėse nė vėshtrimin e parė, ngjan me njė tablo tė trishtueshme tė realiteteve tė sotme tė demografisė globale, paraqet situatėn nė tė cilėn gjendet sot popullsia e botės, raportet midis grupeve racore, fetare, situatėn e pronėsisė, tė tė ushqyerit, nivelin arsimor dhe ndryshimin e popullsisė. Mbi bazėn e kėtij informacioni mund tė merren vendime edhe pėr tė ardhmen nė pėrmirėsim tė kėtyre raporteve. Me kėto fjali do tė fillonte ēdo koment mbi kėto statistika demografike tė paraqitura. Por, sot jemi mbledhur jo pėr tė diskutuar apo pėr tė komentuar statistikat demografike, as statistikat fiskale apo monetare e bankare.

Nė kėto dy ditė do tė mbahet konferenca "Informacioni statistikor nė Shqipėri", tė cilėn kam nderin tė ēel. Diskutimet do tė pėrqendrohen nė gjendjen e informacionit statistikor nė vendin tonė. Konferenca "Informacioni statistikor nė Shqipėri" ėshtė e para e kėtij lloji, qė organizohet si njė bashkėpunim i Bankės sė Shqipėrisė me Institutin e Statistikave. Mė lejoni t'ju falenderoj, nė emėr tė tė dy institucioneve pėr pjesėmarrjen tuaj dhe pėr interesin e treguar. Tė shpresojmė qė edhe organizuesit e kėsaj konference nuk do t'ju zhgėnjejnė.

Pėrse u organizua njė konferencė pėr statistikat, nė njė kohė kur ekonomia shqiptare mund tė ketė probleme tė tjera edhe mė tė rėndėsishme? Pėrse Banka e Shqipėrisė ėshtė nė qendėr tė njė aktiviteti mbi statistikat dhe jo tė njė konference mbi inflacionin apo kursin e kėmbimit ? Ēfarė kontributi do tė sigurojė kjo konferencė pėr zhvillimin e statistikave ?

Pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve e gjeta duke shfletuar revistėn "The Economist" nė tė cilėn lexova : "Statistikat mund tė jenė mė tė kėqija edhe se vetė gėnjeshtrat. Por, pėr bankierėt qendrorė ato janė njėsoj siē janė faktet pėr gjykatėsit". Tė kesh statistika, madje statistika tė mira, ėshtė njė kusht themelor pėr hartimin e politikave tė duhura makroekonomike dhe financiare.

Ky ėshtė njė konkluzion i arritur prej kohėsh prej tė tjerėve dhe i provuar nė saktėsinė e tij. Nė Shqipėri, kemi njė sistem grumbullimi, pėrpunimi dhe raportimi tė dhėnash ende tė pazhvilluar. Gjendja e statistikave, nė pėrgjithėsi, vlerėsohet e mjerueshme. Problemet e statistikave kanė tė bėjnė me mungesėn totale tė njė apo disa kategorive statistikore, ekzistencėn e statistikave tė varfra, raportimin e tė dhėnave jocilėsore dhe me mjaft vonesė qė shpesh janė edhe kontradiktore si dhe publikimin minimal tė tyre.

Kjo gjendje e informacionit statistikor pengon tė kuptuarin e ekonomisė sė vendit, pengon analizimin e saktė e tė plotė tė saj, bėn tė pamundur kryerjen e parashikimeve si dhe kompromenton procesin vendimmarrės. Nė kėtė lloj situate institucionet shqiptare, sidomos ato qė merren me ekonominė, janė nė pozita tė vėshtira pėr tė pėrmbushur detyrat e tyre.

Nėse do tė shprehesha nė mėnyrė figurative, si Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė, do tė thoja se nuk jam plotėsisht i bindur nėse nė vendimet pėr politikėn monetare ky institucion ka vepruar si "njė gjykatės i drejtė dhe i paanshėm qė merr vendim mbi bazėn e fakteve tė vėrteta e tė plota". Faktet qė servir sistemi statistikor qė aktualisht "qėndron nė kėmbė" nė Shqipėri nuk janė garanci pėr marrje vendimesh tė drejta. Kjo gjendje dhe vėshtirėsitė qė hasim pėrditė si prodhues dhe pėrdorues statistikash u konkretizuan nė idenė e pėrbashkėt tė Bankės sė Shqipėrisė dhe INSTAT-it pėr tė organizuar njė konferencė qė tė trajtojė kėtė problem. Askush nuk duhet tė mendojė se organizimi i konferencės do tė ēojė nė zgjidhjen e tė gjitha problemeve qė po hasim. Qėllimi i saj ėshtė tė sensibilizojė opinionin mbi rėndėsinė qė kanė statistikat pėr njė shtet, njė institucion, njė biznes, njė familje madje edhe pėr njė individ. Konferenca kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e tė gjitha grupeve qė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, kanė nevojė pėr statistikat mbi gjendjen e tyre dhe tė shpjegojė se sa e dobishme ėshtė tė investohet pėr zhvillimin e tyre. Pėr kėtė arsye, siē do tė paraqitet gjatė dy ditėve tė konferencės, referuesit do tė trajtojnė gjerėsisht problemet qė ekzistojnė nė kėtė fushė. Ėshtė po pėr kėtė arsye qė edhe auditori i konferencės ėshtė i gjerė dhe pėrfshin qeveritarė, institucione shtetėrore, pėrfaqėsues biznesi apo akademikė.

Statistikat nė Shqipėri nė kėto vite kanė patur zhvillim tė konsiderueshėm dhe kjo nuk mund tė mohohet. Sidomos tė rėndėsishme janė pėrpjekjet pėr pėrafrimin e tyre me standardet ndėrkombėtare. Pėr tė arritur kėtė janė hartuar dhe zbatuar mjaft projekte. Tė tjera janė nė proces zbatimi apo hartimi. Mjafton tė pėrmend faktin qė Shqipėria ėshtė zgjedhur prej FMN-sė si njė vend pilot pėr zbatimin e Sistemit tė Shpėrndarjes sė tė Dhėnave tė Pėgjithshme dhe ka marrė vlerėsime pozitive pėr ecurinė e deritanishme tė zbatimit tė kėtij sistemi. Por, mė lejoni qė sot tė pėrqendrohem nė disa mangėsi qė ende ka sistemi statistikor nė vendin tonė.

Shqipėrisė i mungon sistemi i llogarive kombėtare. Njė pjesė e tė dhėnave tė raportuara, pėrfshi PPB, janė vlerėsime dhe jo matje faktike. Metodologjitė e pėrdorura pėr matjen e disa treguesve janė ose tė pasakta ose tė vjetėruara. Mjafton tė pėrmend matjen e IĒK. Informacioni statistikor ėshtė i cunguar nė kohė dhe nė fushat qė ai mbulon. Pėr shembull, sektori privat nė pjesė tė konsiderueshme tė tij nuk raportohet dhe pėr pasojė nuk ka tė dhėna pėr tė. Njė pjesė e madhe e ekonomisė mbetet e paevidentuar. Kėtij kufizimi i shtohen seritė kohore, qė datojnė nė fillim tė viteve '90. Informacioni statistikor ende ka mbetur "i mbyllur nė kasaforta". Mjaft tė dhėna apo tregues nuk publikohen. Edhe ato qė publikohen arrijnė me vonesė tek pėrdoruesit e tyre ose janė privilegj i njė numri tė kufizuar pėrdoruesish. Shkalla e shkėmbimit tė informacionit statistikor ėshtė e ulėt. Duke thirrur nė ndihmė shprehjet matematikore do tė thoja se "Ky pohim ėshtė i vėrtetė pėr subjekte publike dhe private, pėr institucione shtetėrore dhe individė. Me fjalė tė tjera, ky pohim vėrtetohet nė tė gjithė bashkėsinė.". Nuk e teproj kur them se ka institucione shtetėrore, tė cilat refuzojnė tė japin tė dhėna edhe kur ato nuk klasifikohen si tė dhėna sekret. Nga ana tjetėr, ka mosbesim tė sektorit privat dhe tė individėve nė deklarimin e tė dhėnave, qė kėrkohen prej INSTAT-it apo institucioneve, qė ligji ua jep kėtė tė drejtė. Po ashtu edhe bashkėpunimi i tyre nė vrojtimet statistikore, kur garantohet ruajtja e konfidencialitetit, ėshtė minimal. Tė gjitha kėto mangėsi tė renditura mė sipėr kufizojnė vizionin tonė pėr gjendjen e ekonomisė sė vendit, pasi lėnė jashtė pjesė tė tėra tė saj. Por, ato ofrojnė dhe njė pamje relativisht tė shtrembėruar edhe pėr pjesėn qė arrijnė tė matin. Pėr fat tė keq, prej kėsaj situate dėmtohemi tė gjithė.

Sė pari, Qeveria dhe institucionet publike nuk sigurojnė dot informacionin e nevojshėm pėr vlerėsim tė plotė e tė saktė dhe pėr marrje vendimesh sa mė tė drejta e tė dobishme.

Sė dyti, biznesi privat ballafaqohet me vendime qė mund tė jenė tė dėmshme pėr tė, por, njėkohėsisht, edhe ai vetė nuk ka nė dorė mjetet qė e ndihmojnė tė analizojė dhe tė zhvillojė sipėrmarrje tė suksesshme.

Sė fundi, ēdo familje, e madje ēdo individ, kufizohet nė aktivitetin e tij pėr shkak tė mungesės sė infomacionit duke humbur mjaft mundėsi.

Mund tė numėrojmė mjaft mangėsi dhe dėme tė tjera. Referuesit nė kėtė konferencė do tė krijojnė njė vizion mė tė plotė e mė tė qartė. Ata, gjithashtu, do tė rendisin dhe propozime racionale e tė dobishme pėr tė pėrmirėsuar kėtė situatė. Unė dua tė ndalem nė tre elemente, tė cilat i besoj si tė rėndėsishme nė pėrmirėsimin e statistikave:

Investim nė fushėn e statistikave. Jemi familjarizuar me kėrkesat pėr rritje investimesh tė huaja, rritje investimesh private apo publike. Kėtė herė kėrkohet investim serioz, sidomos i Qeverisė, nė fushėn e statistikave. Zhvillimi i tyre ka nevojė tė pėrfshihet nė listėn e prioriteteve.

Transparencė nė raportimin e informacionit statistikor. Mė tepėr tė dhėna ka nevojė tė publikohen dhe tė raportohen. Kėto tė dhėna duhet tė vihen nė dispozicion tė mė shumė pėrdoruesve.

Edukim i subjekteve ofruese tė informacionit. Individėt, bizneset, institucionet dhe ēdo subjekt tjetėr kanė nevojė tė kuptojnė se nuk dėmtohen nga deklarimi i informacionit. Pėrkundrazi, vullneti pėr tė bashkėpunuar nė shkėmbimin e informacionit ndihmon atė dhe tė tjerėt pėr vendime mė tė mira.

Duke ju falenderuar pėr vėmendjen tuaj, ju ftoj tė reflektoni pėr kėto ēėshtje dhe tė diskutojmė pėr tė ofruar mendime dhe propozime sa mė racionale pėr zhvillimin e statistikave. Ēdo kontribut i juaji ėshtė i mirėpritur dhe i dobishėm.

Ju faleminderit !

Dr. Shkelqim Cani
Guvernator


Fjala pėrshėndetėse nė Konferencė

Tė nderuar pjesėmarrės,

Ėshtė njė gjė shumė e mirė, qė, mė sė fundi, u arrit tė organizohet kjo konferencė kombėtare me temė "Informacioni statistikor nė Shqipėri". Shpresoj shumė qė ajo tė reflektojė dėshirat e pėrpjekjet pėr tė analizuar sistemin statistikor nė thellėsinė dhe cilėsinė e tij, duke nxjerrė nė dritė problemet dhe tė pėrcaktojė rrugėt pėr riparimin e tyre, pėr rritjen e besueshmėrisė statistikore, pėr futjen e teknologjive tė reja, pėr shtimin e burimeve tė informacionit, veēanėrisht nga sektori privat, etj.. Stadi i zhvillimit ku po ecėn Shqipėria e bėn tė domosdoshėm njė reflektim tė tillė, e bėn tė domosdoshėm adoptimin e lidhjen nė vazhdimėsi tė kėtij sistemi nė skemėn botėrore tė sistemeve tė ngjashme. Si studiues e konsumator i rregullt statistikash, qofshin ato pėr ekonominė, demografinė, fusha tė tjera sociale, etj., kam patur, pėrgjithėsisht, vėshtirėsi nė shifrimin e drejtė tė tyre, pėr pasojė edhe nė nxjerrjen me kthjelltėsi tė pėrfundimeve tė drejta. Natyrisht ,syri me tė cilin i kam parė ėshtė relativisht i stėrvitur, tė paktėn pėrsa i pėrket metodave tė pėrdorura tė pėrllogaritjes, teorive tė gabimit, etj., qė pėrfaqėsojnė njė bazament tė pėrbashkėt pėr tė gjitha shkencat, qė i pėrdorin statistikat dhe teknikat e metodikat e saj, si njė mėnyrė pėr tė njohur realitetin kompleks qė studiojnė, pėr tė bėrė krahasime dhe pėr tė ndėrtuar pėrfytyrime tė sakta pėr ndryshimin apo vlerėsimin pozitiv tė tij. Pikėrisht mbi bazėn e kėsaj eksperience paraprake, reflektimeve tė herėpashershme, mund tė them se, aktualisht, gjendja e statistikave shqiptare ėshtė problematike.

Ky pėrfundim i imi mbėshtetet nė bindjen se sistemi, i cili pėrfaqėsohet kėtu, nė rradhė tė parė, nga institucioni kryesor pėrpunues i tyre, INSTAT, ushqehet nga njė informacion i pjesshėm dhe jo rrallė dhe i pasaktė, nga njė informacion i vonuar nė kohė, nga njė mungesė zhdėrvjelltėsie nė pėrpunimin dhe korrigjimin kohor, nga mungesa e njė sistemi tė organizuar mirė tė llogarive kombėtare nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Gjithashtu, ndjehet qartė nevoja e pėrpunimit tė teknikave tė vrojtimit dhe tė ashtuquajturave teknologji tė survey - research (tė vėzhgim - kėrkimit). Nė kėtė kuptim, njė vėzhgim statistikor pėr "ribėrjen" e shportės, qoftė me rritje artikujsh dhe zėrash, qoftė me ndryshim tė peshave tė tyre, do tė ishte i dobishėm dhe nė kohėn e duhur, pėr tė saktėsuar normėn e inflacionit, dhe pėr tė pėrfaqėsuar e pasqyruar realitetin e ri krejt tė ndryshėm nga ai i 7-8 vjetėve mė parė. Po kėshtu, ia vlen tė vėzhgohet e tė studiohet problemi i kėmbimit nė "tregje tė hapura" (nė rrugė e nė sheshe) pėr ta kaluar atė nė sistemin normal "tė tregut tė mbuluar", nėpėrmjet agjencive tė licencuara e tė kompjuterizuara. Natyrisht, analiza mbi arsyet e nxitjes sė vėzhgimit tė kėtyre ēėshtjeve do tė kėrkonte kohė tė gjatė dhe njerėz tė tjerė pėr t'i shqyrtuar, por unė shpresoj se cilėsia e pjesėmarrjes, mėnyra e drejtė e fokusimit mbi kėto probleme apo probleme tė ngjashme, nga organizatorėt dhe pjesėmarrėsit e konferencės do tė krijojnė kushtet pėr tė pėrmirėsuar informacionin nė kėta sektorė me vlera tė veēanta nė zhvillimin tonė tė pėrgjithshėm.

Sė bashku me ju, mund tė pohoj dhe unė rritjen e angazhimit kohėt e fundit tė INSTAT dhe drejtuesve apo tė ekspertėve tė tij, pėr tė minimizuar efektet negative apo pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e inputeve dhe adoptimin e teknologjive e reja pėr pėrftimin e statistikave. Por, megjithatė, po njėlloj mund tė pohohet se vėshtirėsitė pėr njerėzit qė ushqehen me statistika, pėr politikėbėrėsit realė, ekzistojnė qartėsisht dhe madje janė shtuar, duke mos pasqyruar nevojėn dhe ritmin e zhvillimit. Pikėrisht, nisur nga rendi i pėrparėsive tė pėrqėndrimit tė vėmendjes, tė sugjeruar dhe nga organizatorėt, unė do tė ndalesha tek disa prej tyre. Kjo ėshtė mjaft e rėndėsishme nė drejtim tė pėrmirėsimit tė vendimmarrjes, e cila mbėshtetet nga njėra anė mbi inputet, qė ofron sektori statistikor nė shtrimin e ekuacioneve tė veta pėr tė identifikuar politikat mė tė drejta. Nga ana tjetėr, vetė ky proces ėshtė mbėshtetur tek analiza e faktorėve apo e indikatorėve tė realitetit qė merret nė shqyrtim, qoftė ky ekonomik, demografik apo shoqėror. Dhe ėshtė e qartė se analiza nuk mund tė prodhojė veēse pėrfundime tė gabuara nė rast se ushqimi i saj ėshtė jocilėsor.

Analiza e drejtė ėshtė themel i prognozave tė zhvillimit dhe i parashikimeve tė detajuara pėr institucionet politikėbėrėse. Pra, bėhet e qartė tabloja e dėmit dhe efektet e tij pėr vetė sistemin tonė politiko-shoqėror, si pasojė e gjendjes problematike nė sistemin tonė statistikor. Unė mendoj, se pėr shkak tė difekteve tė tij, pėr shkak tė situatave detyruese, tė optikave tė kufizuara apo sektoriale tė njerėzve, qė hartojnė programet, logjikave tė tipit tė zgjidhjes sė ēastit, me tė cilat jemi ballafaquar deri tani, nė kėtė periudhė tė gjatė e tė vėshtirė tranzicioni, shoqėria jonė akoma vuan nga sindromi i emergjencave dhe i afatshkurtrės. Ndryshe mund tė themi se politika jonė nuk ka qenė vizionare; ajo duhet tė bėhet e tillė dhe po bėhet e tillė. Mjafton tė marrim nė analizė sektorin hidroenergjitik pėr tė kuptuar pasojat. Pėr mbi 15 vjet rresht nuk ėshtė insistuar nė shtimin e burimeve prodhuese tė energjisė, nė fuqizimin e rrjetit tė shpėrndarjes, nė administrimin me koncepte tė ekonomisė sė tregut dhe me nikoqirllėk tė kėsaj pasurie tė madhe kombėtare. Prandaj dhe gjendja aty nuk i pėrgjigjet stadit aktual tė zhvillimit, pa le tė jetė dhe afatgjatė, domethėnė t'u paraprijė kėrkesave pėr njė zhvillim tė shpejtė ekonomik e shoqėror, rritjes sė investimeve prodhuese, turizmit, etj.. Natyrisht, nuk po e thelloj analizėn time nė kėtė drejtim pėr tė mos dalė jashtė kornizave tė aktivitetit tuaj.

Mendoj tė drejtė dhe vėrtet parėsor forcimin e bazės ligjore pėr statistikat, bazė e cila prek organikisht njė numėr tė madh subjektesh. Kėsaj baze tė re i nevojitet, doemos, njė organizim i ri strukturor dhe mbėshtetje mė e madhe financiare. Nė thelb, kjo bazė ligjore duhet tė pėrmbajė nė mėnyrė tė qartė rolin e statistikave dhe tė agjencive tė specializuara tė grumbullimit e tė pėrpunimit tė tė dhėnave, qė nga ana e tyre, tė shėrbejnė si mbikėqyrėse tė ēmimeve, tė prodhimit e shėrbimeve, tė zhvillimit shoqėror, tė nivelit tė punėsimit, tė hyrjes apo daljes sė firmave e njėsive tė ndryshme nga kėto aktivitete, etj.. Pra, si tė thuash, tė realizohet nga ana e shtetit njė kontroll pa pronėsi, mbi prodhimin, shėrbimet, treguesit socialkulturorė, ekonomikofinanciarė, demografikė, etj.. Natyrisht, kjo nėnkupton dhe ndėrtimin e mekanizmave detyrues pėr raportimin statistikor nga niveli mė i ulėt nė atė mė tė lartė, por edhe pėr ruajtjen e konfidencialitetit pėrpara verifikimit dhe pėrpunimit tė tij. Nė mėnyrė tė programuar dhe mė mirė duhet tė punohet mė shumė nė racionalizimin e burimeve dhe nė kualifikimin e punonjėsve tė angazhuar nė kėtė sektor.

Gjithashtu, nė planin e burimeve njerėzore, duhet rritur mė tej pėrgjegjėsia dhe besueshmėria pėr cilėsinė e raportimeve, e shoqėruar dhe e garantuar dhe me penalitete pėr mungesėn e saj. Dhe kjo vlen si pėr nivelin qendror, ashtu edhe atė vendor. Po e nėnvizoj kėtė, sepse duke studiuar tė dhėnat e fundit tė INSTAT-it pėr gjashtė tremujorė dhe duke krahasuar evolucionin e tyre kohor, mė rezultuan shumė pyetje dhe probleme. Pėr ilustrim, po marr vetėm tabelat e pėrllogaritjes sė punėsimit apo tė nivelit tė papunėsisė. Lidhur me kėtė pėrllogaritje, do tė sugjeroja, qė nė fillim, qė llogaritja e papunėsisė tė bėhet nė bazė tė punėsimit, duke marrė nė konsideratė dhe koeficientėt pėrkatės tė vrojtimit pėr punėn nė tė zezė, nėpėrmjet testimeve tė tregut, testimeve nė fushėn e shėrbimeve dhe tė ndėrtimit, vrojtimeve dhe kontakteve tė drejtpėrdrejta me njerėzit e biznesit dhe vetė konsumatorėt, pėr tė grumbulluar informacionin e domosdoshėm tė tėrthortė, krahas informacionit tė drejtpėrdrejtė nga institucionet shtetėrore. Megjithatė, unė, pėr thjeshtėsi, po ndaloj vetėm nė tė dhėnat e punėsimit pėr fshatin.

Dy pyetje godasin qė nė fillim: nė rradhė tė parė, a ka mundėsi qė kjo e dhėnė tė jetė e njėjtė pėr gjashtė tremujorė domethėnė pėr njė periudhė tetėmbėdhjetėmujore, duke patur parasysh dukurinė e emigracionit apo tė migracionit tė brendshėm? Dhe sė dyti, punėsimi sezonal nuk ėshtė dukuri qė shfaqet edhe nė Shqipėri? Edhe nga ky ilustrim i thjeshtė, si problem i parė del ēėshtja e korrektimit, e dinamizmit statistikor, domethėnė e pasqyrimit kohor e tė shpejtė tė vetė ndryshimit, qoftė ky afatshkurtėr, afatmesėm apo afatgjatė. Pėr kėtė arsye, angazhimi nė kėtė sektor jo vetėm i specialistėve, i kompetentėve-pėrpunuesve, por edhe i dikastereve tė ndryshme, qė janė dhe ushqyesit dhe pėrdoruesit kryesorė tė statistikave, e bėn tė domosdoshėm forcimin e bashkėpunimit midis Institutit tė Statistikave dhe atyre, por edhe vetė institucioneve, dikastereve dhe organeve tė pushtetit vendor me njėri-tjetrin, nė funksion tė pėrmbledhjes, tė pėrpunimit e pėrftimit tė shpejtė dhe cilėsor tė tė dhėnave, qė ushqejnė sistemin. Kjo nėnkupton dhe krijimin e hartės statistikore pėr tė pėrcaktuar nė mėnyrė korrekte detyrimin dhe llojin e statistikave tė ēdo institucioni, por, njėkohėsisht, edhe zgjerimin e "auditorit", duke pėrfshirė kėtu krahas institucioneve qendrore, Kuvendit e Qeverisė, dhe mjediset dhe organizmat ekonomikė, institucione tė huaja, persona privatė, median dhe publikun e gjerė.

Pra, ēalon shkėmbimi i informacionit pėr shkaqe tė ndryshme objektive dhe subjektive, prandaj dhe duhet synuar mėnjanimi i pengesave pėr njė shkėmbim optimal informacioni. E pėr kėtė duhet punuar, krahas rritjes sė shkallės sė kualifikimit edhe pėr futjen dhe pėrdorimin efikas tė lidhjeve elektronike, tė krijimit tė rrjetit statistikor dhe tė bankės sė tė dhėnave. Akoma mė tej, duhet tė synohet qė tė rritet transparenca pėr tė dhėnat statistikore, duke organizuar njė fushatė sensibilizimi nė ēdo nivel, veēanėrisht nė sektorin privat dhe tek individėt pėr t'i pėrfshirė ato dhe pėr tė bėrė tė njohur sistemin e marrėdhėnieve, qė ato krijojnė nė aktivitetin e tyre tė pėrditshėm e qė domosdoshmėrisht prek zhvillimin shoqėror, nė pėrgjithėsi. Por, ka edhe njė argument tjetėr thelbėsor pėr tė ndryshuar, madje pėr tė pėrmbysur gjendjen dhe vlerėsimin aktual mbi statistikat, veēanėrisht me shtrirjen e sistemit tė telekomunikacionit dhe tė internetit, bashkėshoqėrues tė tij. Nė fund tė fundit, nėpėrmjet internetit bėhet e mundur tė integrohen ato parime tė mėdha, mbi tė cilat ngrihet tregu i shkėmbimit tė lirė dhe zhvillimi harmonik e liberal i ekonomisė sė tregut, tė pėrcaktuar nė mėnyrė klasike nga Adam Smith.

Njė prej tyre ėshtė dhe mundėsia pėr tė patur akses nė informacion pėr tė gjithė ofruesit e kėrkuesit e pranishėm nė treg, por edhe pėr tė patur njohje mbi parametrat e tjerė tė zhvillimit socialkulturor, teknikoprofesional dhe ekonomikofinanciar. Nga pėrgatitja, saktėsia e transparenca e statistikave plotėsohet, nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė apo tė tėrthortė, dhe kėrkesa tjetėr e transparencės sė tregut, e krahut tė punės dhe e nivelit tė kualifikimit, krahas kėrkesės sė transparencės ndaj publikut. Kjo ndihmon nė interpretimin e fakteve, nė orientimin e drejtė tė biznesit e tė konsumatorit, nė vėnien nė funksionim efektiv tė mekanizmit tė kėrkesė-ofertės pėr tregun dhe investimet e reja, pėr orientimin e tyre, etj..

Pra, nuk mund tė lihet mėnjanė edhe rėndėsia qė ka edukimi i publikut, nė pėrgjithėsi, apo i konsumatorit nė veēanti si dhe efektiviteti i kėtij procesi. Pėr kėtė, krahas transparencės brenda e jashtė sistemit statistikor dhe ndėrthurjes shumėpėrmasore tė tij, del si domosdoshmėri dhe pavarėsia e institucioneve statistikore, aq mė tepėr e tė dhėnave statistikore, ndaj politikės dhe ndikimit tė saj tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė. Personalisht, e quaj, tepėr pozitive dhe tė domosdoshme kėtė pavarėsi, duke nėnkuptuar dhe pėrfshirjen e biznesit privat nė kėtė proces, madje nėn kėtė optikė duhet inkurajuar rritja e rolit tė dhomave tė tregtisė dhe industrisė nė kėtė rrjedhė, nėpėrmjet botimeve tė ndryshme, faqeve nė internet, katalogjeve apo vjetarėve specifikė, pėrfshirjes sė tė dhėnave rajonale e kombėtare lidhur me ndėrmarrjet private, llojin e sasinė e prodhimeve apo tė shėrbimeve, shkallėn e punėsimit, nivelin e teknologjive tė pėrdorura, etj.. Njėkohėsisht, i quaj me vend pėrpjekjet e Bankės sė Shqipėrisė dhe angazhimin e saj pėrfshirės nė procesin e zhvillimit tė nivelit, pėrmbajtjes dhe saktėsisė sė statistikave. Do tė doja ta mbyllja kėtė lloj "meditimi", nga njėra anė, me inkurajimin e pėrpjekjeve pėr pėrmirėsimin e tablosė statistikore, dhe, nga ana tjetėr, pėr t'u pėrfshirė apo integruar dhe sistemi ynė nė sistemet rajonale apo globale tė statistikave, qoftė nga pikėpamja teknologjike, qoftė nga pikėpamja e shkėmbimit tė informacionit. Njė shembull pozitiv mund tė konsiderohet pėrfshirja e Shqipėrisė si njė vend pilot nė Sistemin e Shpėrndarjes sė tė Dhėnave tė Pėrgjithshme (GDDS) dhe vetė kalimi me sukses i fazės sė parė tė kėtij projekti. Kjo ėshtė rruga jonė e integrimit nėpėrmjet zhvillimit. Nė fund tė fundit, hapja e imponon kėtė pėrfshirje, e cila nga ana e saj do tė ndikojė, pa dyshim, nė rritjen e cilėsisė sė informacionit e tė sistemit statistikor shqiptar.

Suksese dhe faleminderit !

Rexhep Meidani
President i Republikės sė Shqipėrisė


Prezantimet dhe diskutimet nė Konferencė

Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.