logo_al
   
 

 

REGJISTRI I KREDIVE


Duke filluar nga data 3 Janar 2008 nė Bankėn e Shqipėrisė filloi funksionimin Regjistri i Kredive, qė ėshtė baza elektronike e tė dhėnave pėr kredimarrėsit e sistemit bankar.


Aktualisht pjesėmarrės nė kėtė Regjistėr janė 16 banka dhe degė bankash tė huaja, 3 subjekte financiare jobanka qė ushtrojnė aktivitetin e kredidhėnies si dhe 2 Unione tė shoqėrive tė kursim kreditit nė rolin e pėrfaqėsueseve tė shoqėrive tė kursim kreditit anėtare tė tyre. Nė fillim, raportuese tė tė dhėnave nė Regjistrin e Kredive ishin vetėm bankat dhe degėt e bankave tė huaja. Duke filluar qė nga 19 nėntori i vitit 2010, baza e tė dhėnave ėshtė pasuruar edhe me informacionin e raportuar nga 5 subjekte tė reja jobanka.

Tė gjithė kėta raportues tė dhėnash, kanė hedhur nė regjistėr portofolin aktiv tė kredive si dhe ngarkojnė ēdo ditė tė dhėna pėr kreditė e reja. Nė momentin e fillimit tė funksionimit "live" tė Regjistrit tė Kredive, nė tė rezultonin 201.729 kredi tė regjistruara, si dhe tė dhėna pėr kredimarrėsit, personat e lidhur dhe kolateralet e vėna si garanci pėr kthimin e kredisė. Aktualisht, nė Regjistrin e Kredive rezultojnė tė raportuara 577 451 kredi nė total, nga tė cilat 318 719 janė ende aktive.

Raportuesit e tė dhėnave ngarkojnė ēdo ditė kreditė e reja si dhe do tė pėrditėsojnė ēdo fund muaji statusin e shlyerjes sė kredive. Regjistri pėrmban informacione pozitive dhe negative pėr kredimarrėsin dhe kėto tė dhėna do tė ruhen nė Regjistėr pėr 5 vjet.


Raporti i kredimarrėsit qė marrin raportuesit e tė dhėnave si produkt i Regjistrit pėrmban informacion mbi shumėn e kredisė, shlyerjet e saj, shumat e vonuara, garancitė e vėna pėr tė, tė dhėna pėr linjat e kredisė ku kredimarrėsi ėshtė person i lidhur, historiku i statusit tė kredisė pėr dy vitet e fundit.

Pėrdorimi i historikut tė shlyerjes sė kredive nga kredimarrėsit do t'iu shėrbejė raportuesve tė tė dhėnave nė procesin e vendimmarrjes si njė informacion mbėshtetės pėr dhėnien ose jo tė kredive tė reja duke reduktuar rrezikun e dhėnies sė kredive tė kėqia.
Sistemi informatik ka kapacitete tė mjaftueshme pėr zgjerimin nė tė ardhmen edhe me pėrfshirjen nė tė, nė njė periudhė afatshkurtėr, tė subjekteve qė ushtrojnė aktivitetin e qiradhėnies financiare. Kjo zgjidhje do tė lejonte gjithashtu edhe ndėrfaqėsimin nė tė ardhmen tė kėtij Regjistri me Regjistrin Kombėtar tė Kartave tė Identitetit, me Regjistrin e Hipotekave dhe tė Barrėve Siguruese, etj.

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.