.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Intervista e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, pėr Radio Televizionin Shqiptar


Data e publikimit 24.12.2016


RTSH: Z. Guvernator jemi nė mbyllje tė vitit 2016, si do ta vlerėsonit ecurinė e ekonomisė shqiptare pėrgjatė kėtij viti?

Guvernatori Sejko: Viti 2016 ishte viti i vazhdimit tė trendit pozitiv tė rritjes ekonomike. Po t’i referohemi 6-mujorit tė parė tė vitit 2016, ne patėm njė rritje ekonomike nė nivelin 3.1%. Shifrat pėrfundimtare tė vitit akoma nuk kanė dalė, por pritshmėritė janė pėr njė rritje ekonomike midis 3.3 dhe 3.5 pėr qind.

RTSH: Brenda objektivit...

Guvernatori Sejko: Natyrisht brenda objektivit dhe parashikimit. Nė fakt, Banka e Shqipėrisė ka qenė pak mė konservatore nė parashikimet e saj, por faktikisht rritja ekonomike ka progresuar mirė. E rėndėsishme ėshtė qė trendi i rritjes ekonomike ka qenė pozitiv, pra pėr dy-tre vite radhazi ne kemi pasur vazhdimėsi tė rritjes ekonomike. Kjo rritje ekonomike ka ardhur si rezultat i rritjes sė konsumit dhe tė investimeve tė brendshme private. Ne si Bankė e Shqipėrisė kemi ndjekur njė politikė monetare lehtėsuese, e cila gjithashtu ka ndikuar nė burimet e financimit tė kėsaj rritjeje ekonomike.

RTSH: Po dobėsi a ka pasur 2016-a nė aspektin ekonomik? Cila ka qenė dobėsia mė e madhe e ekonomisė shqiptare pėrgjatė 2016-ės?

Guvernatori Sejko: Dobėsi esenciale tė ekonomisė shqiptare mund tė konsideronim nivelin e ulėt tė diversifikimit tė eksporteve. Shqipėria eksporton kryesisht minerale dhe naftė dhe kjo e bėn Shqipėrinė dhe ekonominė e saj shumė tė ndjeshme ndaj ēmimit tė kėtyre eksporteve. Fillimi i vitit pati njė rėnie nė nivelin e inflacionit, 0.2 - 0.3% nė muajt shkurt-mars, rėnie e cila erdhi si pasojė e ndikimit tė ēmimit tė kėtyre produkteve qė ne eksportojmė. Njė dobėsi tjetėr pėr ekonominė shqiptare ėshtė dhe niveli i perceptimit ekonomik. Ka njė perceptim i cili ėshtė mė negativ sesa realiteti pėr ekonominė shqiptare. Ky perceptim ka njė ndikim qė lidhet drejtpėrdrejt me investimet e huaja dhe tė brendshme. Element tjetėr negativ pėr ekonominė shqiptare ėshtė edhe informaliteti. Iniciativa pėr tė luftuar informalitetin ka dhėnė efektet e saj pozitive nė raport me tė ardhurat. Pra niveli i tė ardhurave ėshtė rritur, por gjithsesi niveli i informalitetit nė Shqipėri mbetet akoma i lartė.

RTSH: Z. Guvernator, Banka e Shqipėrisė sė bashku me Qeverinė ndėrmorėn njė plan kombėtar masash pėr tė ulur portofolin e kredive me probleme. Por duhet thėnė se pėrgjatė kėtij viti portofoli i kredive me probleme nuk u ul, pėrkundrazi pati njė rritje tė lehtė. Pse ndodhi kjo, a mund ta quajmė njė plan tė dėshtuar masash, ku ēedoi ky plan?

Guvernatori Sejko: Nuk ka qenė njė plan i dėshtuar, pėrkundrazi ka qenė njė plan i mirėstudiuar i cili ka prekur tė gjithė elementėt dhe tė gjithė faktorėt, qė do tė ndikonin nė pėrmirėsimin e raportit tė kredive me probleme. Kreditė me probleme nuk janė krijuar nė njė vit tė vetėm, ato janė krijuar dhe trashėguar ndėr vite. Natyrisht qė ka shumė elementė tė planit tė masave, zbatimi i tė cilėve do tė shikohet gjatė vitit 2017. Kuvendi sapo miratoi ligjin mbi falimentin, ndėrkohė qė janė miratuar edhe ligje tė tjera, tė cilat trajtojnė problematikėn e kredive me probleme dhe kėto ligje pritet tė japin efektet e tyre nė vazhdim. Ne presim tė ketė pėrsėri njė nxjerrje tė kredive tė humbura nga bilancet e bankave, ēka do tė ndikojė nė uljen e nivelit tė kredive me probleme. Ne gjithashtu presim qė tė ketė njė nivel tė mjaftueshėm pozitiv ristrukturimi tė portofoleve tė kredive me probleme.

RTSH: Cilat janė pritshmėritė e Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2017, duke qenė se ėshtė njė vit elektoral dhe dihet se nė vite elektorale politika shpeshherė i prish ekuilibrat ekonomikė?

Guvernatori Sejko: Ne nuk parashikojmė luhatje ose shmangie tė mėdha nga parashikimet, pavarėsisht se do tė jetė njė vit elektoral. Ka elementė pozitivė dhe negativė, tė cilėt lidhen me vitin elektoral, pėr shembull rritja e investimeve publike ėshtė njė element qė ndikon nė rritjen ekonomike. Nga ana tjetėr, ka elementė negativė, qė mund tė jetė njė mbledhje mė e ulėt e nivelit tė tė ardhurave. Megjithatė, nė balancėn e tyre kėto elemente mund tė kompensojnė njėra-tjetrėn dhe mund tė mos kenė njė ndikim. E rėndėsishme ėshtė qė procesi zgjedhor tė kryhet nė mėnyrė korrekte dhe tė mos ketė problematika politike. Nė rast se ne do tė jemi nė gjendje tė kemi njė vit zgjedhor normal sikurse ėshtė provuar dhe herė tė tjera nė Shqipėri, pra nė rast se ne do ta mbyllim me sukses, sigurisht qė parashikimi ekonomik nuk do tė ndryshojė. Dhe ne parashikojmė qė vitin tjetėr tė kemi njė rritje ekonomike mė tė lartė sesa rritja ekonomike e kėtij viti.

RTSH: Z. Guvernator, edhe njė pyetje tė fundit, ēfarė po ndodh me hotel Dajtin?

Guvernatori Sejko: Hotel Dajti do tė jetė pjesa tjetėr e godinės sė Bankės Qendrore, pasi ne kemi njė numėr punonjėsish qė vazhdojnė tė jenė me qira nė disa ambiente, dhe ky staf do tė akomodohet pikėrisht nė ambientet e hotel Dajtit.

RTSH: A ka ndonjė afat?

Guvernatori Sejko: Ne mendojmė qė nė njė afat dy-trevjeēar rikonstruksioni do tė ketė pėrfunduar. Besoj se nga fillimi i vitit do tė fillojnė punimet pėr rikonstruksionin. Ka shumė defekte, shumė probleme, pasi ėshtė njė godinė e rrėnuar dhe ne do tė synojmė ta kthejmė nė tė njėjtat parametra, pra tė ruajmė autenticitetin e godinės, qė ajo do tė jetė njėlloj siē ka qenė, pa asnjė ndryshim.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.