.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi mbledhjen e Grupit Kėshillimor tė Stabilitetit Financiar


Data e publikimit 29.12.2016


Nė datėn 28 dhjetor 2016, u zhvillua mbledhja e radhės e Grupit Kėshillimor tė Stabilitetit Financiar (GKSF). Nė kėtė mbledhje morėn pjesė Ministri i Financave, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Kryetari i Bordit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare, Drejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė kėtyre institucioneve.

Sipas programit, nė fillim tė mbledhjes pėrfaqėsuesit e Bankės sė Shqipėrisė paraqitėn njė vlerėsim mbi ecurinė financiare dhe rreziqet pėr veprimtarinė e sektorit bankar mbėshtetur nė tė dhėnat mė tė plota tė tremujorit tė tretė tė kėtij viti. Tė pranishmit vlerėsuan se veprimtaria e sektorit bankar po zhvillohet me ritme tė qėndrueshme dhe rezulton me fitim. Kreditimi vijon tė mbizotėrohet nga kreditimi nė lekė, ndėrkohė qė nė rritjen e depozitave, kontributin kryesor e japin ato nė valutė. Tė pranishmit analizuan gjithashtu treguesit pėrkatės tė rreziqeve pėr veprimtarinė bankare, duke vlerėsuar qė ato mbeten tė kontrolluara. Nga analiza rezultoi qė sektori bankar vijon tė ketė nivele tė mira tė kapitalizimit dhe tė likuiditetit, duke pasur kėshtu njė mbrojtje tė mjaftueshme ndaj rreziqeve tė veprimtarisė.

Nė vijim tė diskutimeve nė mbledhjen e mėparshme, lidhur me nevojėn pėr tė forcuar pėrdorimin e monedhės vendase nė ekonominė shqiptare dhe nė sistemin financiar, tė pranishmit mbėshtetėn hartimin e njė kuadri tė pėrgjithshėm bashkėpunimi, si edhe u njohėn me disa propozime konkrete nė kėtė drejtim. Tė pranishmit theksuan rėndėsinė e kėtij projekti pėr pėrmirėsimin e efektivitetit tė politikės monetare dhe uljen e rreziqeve pėr stabilitetin financiar. Njėherazi, tė pranishmit evidentuan sfidat qė pėrmban ky proces dhe nevojėn pėr tė vepruar nė mėnyrė graduale dhe tė qėndrueshme.

Nė kuadėr tė zhvillimeve ndėrkombėtare dhe rajonale, tė pranishmit diskutuan mbi ekspozimin dhe ndjeshmėrinė e ekonomisė dhe tė sektorit bankar shqiptar. Nga analiza dhe pėrvoja e viteve tė fundit, GKSF vlerėsoi qė nė marrėdhėniet tregtare dhe nė ekspozimet e sistemit financiar, ekonomia shqiptare ka pėrmirėsuar diversifikimin dhe pėrshtatshmėrinė, duke kontrolluar nė kėtė mėnyrė ndjeshmėrinė ndaj zhvillimeve tė pafavorshme. Megjithatė, GKSF theksoi se kjo ėshtė njė ēėshtje e cila duhet tė mbetet nė fokusin e monitorimit tė autoriteteve respektive.

Nė vazhdim tė mbledhjes, Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare informoi tė pranishmit pėr zhvillimet nė tregjet financiare, duke veēuar rritjen e interesit tė pjesėmarrėsve tė tregut pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės sė tij, veēanėrisht atė qė lidhet me tregtimin e titujve tė borxhit dhe tė kapitalit.

Si njė ēėshtje tjetėr, Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare solli nė mbledhje edhe njė informacion tė fundit mbi ecurinė dhe monitorimin e portaleve tė tregtimit online, njė ēėshtje e cila ishte diskutuar posaēėrisht nė mbledhjet e kaluara tė GKSF-sė, pėr ndėrgjegjėsimin e publikut lidhur me rreziqet qė e shoqėrojnė. Tė pranishmit mbėshtetėn pėrpjekjet pėr zhvillimin e qėndrueshėm dhe tė rregullt tė tregut financiar, ku iniciativa e aktorėve tė tregut dhe bashkėpunimi ndėrinstitucional i autoriteteve publike, duhet tė mbėshteten dhe tė trajtohen sipas pėrcaktimeve qė ofron kuadri pėrkatės ligjor.

Me mbylljen e diskutimeve nė mbledhje sipas programit, drejtuesit e institucioneve pjesėmarrėse miratuan kėtė njoftim pėr shtyp dhe autorizuan publikimin e tij.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.