.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp tė vendimmarrjes sė politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 01.02.2017


Mirė se keni ardhur nė kėtė konferencė pėr shtyp, e cila prezanton konkluzionet kryesore tė Raportit Tremujor dhe vendimin e Kėshillit Mbikėqyrės pėr qėndrimin e politikės monetare. Duke qenė se ky ėshtė takimi ynė i parė pėr vitin 2017, dėshiroj t’ju uroj dhe njė herė njė vit tė mbarė e tė begatė, juve dhe tė gjithė atyre qė na ndjekin nėpėrmjet ekranit.

Informacioni i analizuar nė Raportin Tremujor konfirmon vlerėsimet tona tė mėparshme mbi gjendjen aktuale dhe zhvillimet e pritura tė ekonomisė shqiptare. Mė konkretisht:

- Tė dhėnat e disponuara sugjerojnė se aktiviteti ekonomik nė vend vazhdon tė shėnojė rritje. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellė pėrmirėsime nė treguesit e tregut tė punės dhe ėshtė pasqyruar nė njė rritje graduale tė inflacionit drejt objektivit.

- Politika jonė monetare lehtėsuese, e pasqyruar nė reduktimin e kostove tė financimit dhe nė uljen e primeve tė rrezikut, mbetet njė faktor vendimtar nė kėtė tablo zhvillimi.

- Parashikimet tona pėr tė ardhmen mbeten pozitive. Banka e Shqipėrisė pret njė forcim tė rritjes ekonomike gjatė dy viteve tė ardhshme dhe kthimin e inflacionit nė objektiv brenda vitit 2018.

Bazuar nė kėto vlerėsime, Kėshilli Mbikėqyrės konstatoi se qėndrimi aktual i politikės monetare ėshtė i pėrshtatshėm dhe vendosi tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė nė interesit, nė nivelin 1.25%. Gjithashtu, Kėshilli vendosi tė mbajė tė pandryshuar edhe normat e interesit tė depozitės dhe tė kredisė njėditore, respektivisht nė nivelet 0.25 dhe 2.25%.

Mė lejoni tė shpjegoj mė nė detaje arsyet e kėsaj vendimmarrjeje dhe efektet e pritura tė saj.

# 498 konf

Inflacioni ka ardhur nė rritje gjatė muajve tė fundit, duke shėnuar njė normė vjetore prej 2.2% nė muajin dhjetor. Nė aspektin e kompozimit, rritja e inflacionit gjatė tremujorit tė katėrt erdhi si pasojė e rritjes sė ēmimeve tė ushqimeve dhe tė naftės. Nė aspektin makroekonomik, trendi rritės i inflacionit gjatė kėsaj periudhe reflekton shtimin e presioneve inflacioniste nga mjedisi i brendshėm dhe reduktimin e presioneve dezinflacioniste nga mjedisi i huaj.

Sipas tė dhėnave tė INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 3.3% gjatė nėntė muajve tė parė tė vitit dhe me 3.1% nė tremujorin e tretė tė tij. Rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe tė investimeve private, si dhe rritjen e tė ardhurave nga turizmi. Kėrkesa e brendshme gjeti mbėshtetje nga kushtet monetare stimuluese, nga pėrmirėsimi i besimit, nga rritja e punėsimit, dhe nga zgjerimi i investimeve tė huaja direkte. Nga ana tjetėr, kėrkesa e huaj kontribuoi pozitivisht nė rritjen e eksportit tė shėrbimeve, por eksportet e mallrave vazhdojnė tė shfaqin njė ecuri tė dobėt, si pasojė e ēmimeve ende tė ulėta tė lėndėve tė para nė tregjet ndėrkombėtare.

Nė gjykimin tonė, rritja ekonomike e tremujorit tė katėrt do tė jetė mė e lartė se ajo e tremujorit paraardhės. Rritja ekonomike e gjithė vitit 2016 do tė jetė e pėrafėrt me atė tė nėntėmujorit tė parė, dhe mė e lartė se ajo e vitit 2015.

Zgjerimi i kėrkesės agregate ka sjellė rritjen e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė. Tė dhėnat e tremujorit tė tretė tregojnė njė rritje vjetore me 8.5% tė punėsimit dhe njė rėnie tė normės sė papunėsisė nė nivelin 14.7%.

Zhvillimet ekonomike e financiare kanė pasqyruar efektin e kombinuar tė politikės fiskale konsoliduese dhe tė politikės monetare lehtėsuese tė ndjekur pėrgjatė vitit.

Balanca fiskale e njėmbėdhjetė muajve tė parė rezultoi me njė suficit prej 7.1 miliardė lekėsh. Nė kėtė rezultat ndikuan rritja vjetore me 7.3% e tė ardhurave dhe rėnia vjetore me 2% e shpenzimeve. Ky kurs i politikės fiskale ka mbajtur tė ulėt kontributin direkt tė shpenzimeve publike nė kėrkesėn agregate, por ka krijuar mė shumė hapėsira pėr transmetimin e politikės sonė monetare nė tregjet financiare.

Stimuli ynė monetar ka krijuar kushte tė favorshme financiare, ndonėse kursi i kėmbimit paraqitet i mbiēmuar nė raport me njė vit mė parė. Niveli i ulėt i normės bazė tė interesit ka kontribuar nė reduktimin e normave tė interesit nė tė gjitha produktet e tregut financiar tė destinuara pėr sektorin privat. Nė veēanti, interesi mesatar i kredisė nė lekė nė muajin nėntor ishte 0.6 pikė pėrqindjeje mė i ulėt nga njė vit mė parė. Nga ana tjetėr, yield-et e letrave me vlerė tė qeverisė nė tregun primar kanė shfaqur rritje gjatė muajve tė fundit. Kjo ecuri ka pasqyruar pjesėrisht njė korrektim tė rėnies sė tyre tė shpejtė nė pjesėn e parė tė vitit dhe pjesėrisht efektet e luhatjeve tė raportit kėrkesė – ofertė. Tendenca rritėse pritet tė vijė duke u zbehur, pėr sa kohė politikat monetare dhe fiskale mbeten tė pandryshuara. Gjithashtu, tė dhėnat e disponuara sugjerojnė se kjo tendencė nuk ėshtė pasqyruar nė shtrėngimin e ēmimit tė kredisė pėr sektorin privat, duke mos deformuar pėrcjelljen e politikės sonė monetare.

Nė pėrgjigje tė kėsaj politike, si dhe nė reflektim tė gjallėrimit tė aktivitetit ekonomik, kredia pėr ekonominė ka ardhur nė rritje. Duke pėrjashtuar efektin e nxjerrjes sė kredive tė humbura nga bilanci, portofoli i kredisė pėr sektorin privat nė muajin nėntor ishte 3.4% mė i lartė se njė vit mė parė. Mė nė detaje, rritja me 10.4% e portofolit tė kredisė nė monedhėn vendase ka kompensuar tkurrjen me 1.4% tė portofolit tė kredisė nė monedhė tė huaj.

Banka e Shqipėrisė pret njė pėrmirėsim tė mėtejshėm tė kreditimit gjatė vitit 2017. Kėto pritje mbėshteten nė sinjalet pėr njė gjallėrim gradual tė kėrkesės pėr kredi, si dhe nė efektet pozitive nė ofertė qė do tė sjellė realizimi i planit tė masave pėr reduktimin e kredive me probleme. Duke u ndalur te kėto tė fundit, tė dhėnat tregojnė se raporti i kredive me probleme zbriti nė 18.2% nė muajin dhjetor. Ky reduktim pasqyron efektet e kombinuara tė pėrmirėsimit tė situatės ekonomike, tė ristrukturimit tė kredive dhe tė nxjerrjes sė kredive tė humbura nga bilanci.

Analiza e mėsipėrme sugjeron se kushtet ekonomike dhe financiare janė tė pėrshtatshme pėr kthimin e inflacionit nė objektiv. Rritja ekonomike parashikohet tė forcohet mė tej gjatė dy viteve tė ardhshme, duke krijuar premisat e duhura pėr kthimin e ekonomisė nė ekuilibėr dhe tė inflacionit nė objektiv brenda vitit 2018. Pėr vitin 2017, Banka e Shqipėrisė pret njė inflacion mesatar nė nivelin 2.3%, kundrejt nivelit 1.3% tė shėnuar nė vitin 2016.

Pėrmbushja e kėtij skenari kėrkon ruajtjen e kahut stimulues tė politikės monetare, edhe gjatė periudhės afatmesme. Megjithatė, intensiteti i stimulit monetar gjatė kėsaj periudhe do tė ndjekė trendin e pėrmirėsimit tė ekonomisė, duke qenė gjithnjė i pėrshtatur me nevojat e ruajtjes sė ekuilibrave makroekonomikė. Duke u nisur nga informacioni i disponuar, si dhe duke gjykuar mbi balancėn e rreziqeve, e cila vazhdon tė qėndrojė nė kahun e poshtėm, Kėshilli Mbikėqyrės gjykon se intensiteti i stimulit monetar nuk do tė ulet pėrpara tremujorit tė katėrt tė vitit 2017.

Ndjekja e kėtij kursi tė politikės monetare ėshtė nė pėrputhje me pėrmbushjen e objektivit tonė tė stabilitetit tė ēmimeve. Paralelisht me tė, politika monetare stimuluese krijon kushte tė pėrshtatshme edhe pėr zbatimin e reformave strukturore. Kėto reforma janė tė nevojshme – ndėr tė tjera – pėr zgjerimin e mėtejshėm tė potencialit prodhues tė vendit dhe pėr rritjen e rezistencės sė ekonomisė ndaj goditjeve tė mundshme.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.