.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp pėr analizėn e punės sė Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2016 dhe prioritetet e saj pėr vitin 2017,


Data e publikimit 21.12.2016


Tė nderuar pėrfaqėsues tė medias,

Meqenėse kjo konferencė pėr shtyp ėshtė njėkohėsisht edhe e fundit pėr vitin 2016, do tė dėshiroja qė shkurtimisht t’ju njoh, ju dhe gjithė publikun shqiptar, me disa nga momentet kryesore tė punės sė Bankės sė Shqipėrisė gjatė vitit qė po mbyllim.

  • Aktiviteti vendimmarrės

Veprimtaria e Kėshillit Mbikėqyrės pėr vitin 2016 ėshtė ushtruar nė pėrputhje me kompetencat e pėrcaktuara nė Ligjin pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe nė aktet nėnligjore.

Gjatė vitit 2016, Kėshilli Mbikėqyrės zhvilloi 15 mbledhje tė zakonshme. Tetė prej kėtyre mbledhjeve i janė dedikuar vendimmarrjes sė politikės monetare, tė ndara nė katėr mbledhje tremujore dhe katėr mbledhje mujore tė ndėrmjetme. Katėr mbledhje tė tjera janė pėrqendruar nė ēėshtjet e mbikėqyrjes bankare dhe tė stabilitetit financiar, ndėrsa pjesa tjetėr i ėshtė kushtuar vendimmarrjes mbi ēėshtje specifike, me rėndėsi pėr punėn e institucionit.

.21.12.2016 - 498.

Kėshilli Mbikėqyrės ka miratuar 130 vendime, rregullore dhe udhėzime me zbatim tė pėrgjithshėm, prej tė cilėve, 78 akte tė miratuara pėr herė tė parė dhe 52 ndryshime ose plotėsime aktesh ekzistuese.

Ndėr vendimet e marra do tė veēonim:

a) Miratimin, pėr herė tė parė, tė Politikės pėr Administrimin e Rrezikut Operacional nė nivel institucioni dhe krijimin e Njėsisė pėr Administrimin e Rrezikut Operacional.

b) Ngritjen dhe funksionimin e komiteteve dhe njėsive tė specializuara, tė cilat mundėsojnė pėrmirėsimin e administrimit dhe kontrollit tė vlerave financiare dhe tė aseteve fizike tė Bankės.

Gjithashtu, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ka pėrmbushur nė kohė dhe me transparencė detyrimin ligjor pėr llogaridhėnie nė Kuvendin e Shqipėrisė, ndėrkohė qė Kryetari i tij, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, ka marrė pjesė nė dėgjesa pėr ēėshtje specifike tė kėrkuara nga Komisionet Parlamentare.

Njė rėndėsi tė veēantė nė punėn e tij Kėshilli Mbikėqyrės i ka kushtuar raporteve tė Auditorit tė Jashtėm, tė Inspektorit tė Pėrgjithshėm, si dhe tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit. Nė tė gjitha rastet, kėto raporte janė shqyrtuar nga Komiteti i Auditimit i cili ka bėrė me dije Kėshillin Mbikėqyrės nė lidhje me rekomandimet e lėna dhe statusin e realizimit tė tyre.

  • Politika monetare gjatė vitit 2016

Shkurtimisht do tė doja tė nėnvizoja edhe njėherė se ekonomia shqiptare, pavarėsisht situatės sfiduese nė partnerėt kryesorė, ka shfaqur shenja tė qarta pėrmirėsimi gjatė gjithė vitit 2016.

Pa dyshim, politika jonė monetare stimuluese ka luajtur rol parėsor nė kėtė drejtim.

Ndėrhyrjet tona – nėpėrmjet reduktimit tė normės bazė tė interesit, furnizimit tė tregut financiar me likuiditet, apo orientimit tė pritjeve pėr tė ardhmen – kanė qenė nė kohėn dhe me intensitetin e duhur. Ato shėrbyen pėr qetėsimin e presioneve nė tregjet financiare, mundėsuan uljen e kostove tė financimit nė nivele minimale historike, kontribuan nė pėrshpejtimin e gjallėrimit tė aktivitetit ekonomik, si dhe ndikuan nė kthimin e trajektores sė inflacionit nė drejtimin e synuar.

Nė kėtė mėnyrė, Banka e Shqipėrisė vlerėson se politika monetare, e ideuar dhe e zbatuar prej saj, ka dhėnė njė kontribut tė qenėsishėm nė mbėshtetjen e zhvillimit tė qėndrueshėm dhe afatgjatė tė vendit.

  • Sektori bankar dhe stabiliteti i tij

Gjatė vitit 2016, sektori bankar ka vijuar tė zgjerojė aktivitetin e tij, ndėrkohė qė treguesit e tij tė likuiditetit dhe kapitalizimit mbeten nė nivele tė larta dhe rezultati financiar paraqitet pozitiv.

Kėtu dėshiroj tė theksoj se, nė sajė tė zbatimit konseguent tė planit tė masave pėr reduktimin e kredive me probleme, niveli i kredive me probleme paraqitet i kontrolluar dhe mbulimi i rrezikut tė kredisė pėrmes provigjionimit vlerėsohet i kėnaqshėm.

Nė njė masė tė madhe, kjo ecuri pasqyron punėn tonė tė kujdesshme nė drejtim tė mbikėqyrjes bankare. Paralelisht me tė, Banka e Shqipėrisė ka pėrmirėsuar mė tej kuadrin ligjor dhe rregullativ.

Mė lejoni tė identifikoj disa nga drejtimet kryesore tė punės sonė nė kėtė fushė gjatė vitit 2016.

Plani ndėrinstitucional pėr reduktimin e kredive me probleme

Plani ndėrinstitucional, i ideuar qė nė vitin 2015, mori formė tė plotė nė vitin qė po mbyllim.

Sė pari, nėpėrmjet miratimit nga Kėshilli Mbikėqyrės i tė ndryshimeve rregullatore, tashmė ekziston njė qartėsi mė e madhe nė kriteret dhe procedurat e nxjerrjes sė kredive tė humbura jashtė bilancit tė bankave, si dhe tė trajtimit tė pronave tė patundshme tė marra nė pronėsi. Gjithashtu, kėto ndryshime rregullative lehtėsojnė krijimin e njė tregu funksional tė kredive me probleme, si dhe evidentimin mė tė shpejtė tė informacionit nė Regjistrin e Kredive.

Sė dyti, miratimi nga ana e Kuvendit tė Shqipėrisė i paketės ligjore, qė lidhej, ndėrmjet tė tjerash, me falimentimin dhe proceset pėrmbaruese, plotėsoi dhe kolonėn e dytė dhe mė tė rėndėsishme tė kėtij plani.

Banka e Shqipėrisė vlerėson se efektet e ndryshimeve ligjore, pėrvoja e fituar nga bankat, nxjerrja e kredive tė humbura jashtė bilanceve tė bankave si edhe gjallėrimi i mėtejshėm i ekonomisė, do tė krijojnė stimuj pėr njė ulje graduale dhe tė qėndrueshme tė nivelit tė kredive me probleme gjatė vitit 2017.

Projektligji “Pėr rimėkėmbjen dhe ndėrhyrjen e jashtėzakonshme nė banka nė Republikėn e Shqipėrisė ”

Ky projektligj synon mbrojtjen e interesit tė publikut nė rastin e njė situate tė stresuar tė sektorit financiar, duke shmangur pėrdorimin e parave tė taksapaguesve. Kjo realizohet pėrmes ndryshimeve strukturore, tė detyrueshme dhe paraprake, si dhe krijimit tė njė fondi me kontributet e vetė institucioneve financiare, me tė vetmin qėllim: mbulimin e nevojave pėr financim nė rast krize.

Dėshiroj tė theksoj se kjo ėshtė njė masė parandaluese, e cila forcon mė tej rrjetet e sigurisė nė Shqipėri.

Ligji “Pėr shoqėritė e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre”

Nė pėrpjekje pėr njė rregullim mė adekuat tė shoqėrive tė kursim-kreditit, gjatė vitit 2016 u bė e mundur miratimi nga ana e Kuvendit i Ligjit tė ri “Pėr shoqėritė e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre”.

Ligji i ri sjell njė rregullim tė plotė tė veprimtarisė sė njė shoqėrie tė kursim-kreditit, duke filluar nga momenti i themelimit dhe i licencimit, e deri nė momentin e shpėrndarjes e likuidimit tė saj. Nė zbatim tė ligjit, Banka e Shqipėrisė rishikoi nė tėrėsi aktet nėnligjore tė cilat rregullonin funksionimin e shoqėrive tė kursim-kreditit dhe Unioneve tė tyre.

  • Aktivitete tė tjera

Rėndėsi tė veēantė i kemi kushtuar edhe administrimit financiar dhe material tė institucionit. Pėr herė tė parė, nė muajin mars tė vitit 2016, mundėsuam pėrgatitjen dhe miratimin e pasqyrave financiare tė Bankės sė Shqipėrisė nė pėrputhje me Standardet Ndėrkombėtare tė Raportimit Financiar.

Pėrgjatė gjithė vitit tė kaluar, kemi vijuar tė mbėshtesim dhe tė promovojmė pėrdorimin e instrumenteve elektronike tė pagesave. Nė kuadėr tė funksionimit tė Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave dhe bashkėpunimit me Bankėn Botėrore, nė fushėn e pagesave janė ndėrmarrė projekte, tė cilat synojnė nxitjen e pėrdorimit tė instrumenteve moderne dhe rritjen e pėrfshirjes financiare tė popullatės, me qėllim reduktimin e pėrdorimit tė parasė cash nė ekonomi.

Po kėshtu, Banka e Shqipėrisė ka intensifikuar punėn pėr pėrafrimin metodologjik tė statistikave financiare me standardet ndėrkombėtare dhe harmonizimin e tyre me ato tė Bashkimit Evropian.

Gjatė vitit 2016 kuadri rregullator i emisionit tė parasė dhe administrimit tė vlerave monetare ėshtė pasuruar mė tej, nėpėrmjet miratimit tė gjashtė rregulloreve tė reja, pesė udhėzimeve dhe katėr manualeve me karakter normativ. Pėrtej administrimit mė efektiv tė proceseve tė punės nė aktivitetin e cash-it, qėllimi final ka qenė minimizimi i rreziqeve operacionale.

Kėrkimi shkencor gjatė vitit 2016 ka dhėnė ndihmesėn e tij nė procesin vendimmarrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Puna jonė kėrkimore ėshtė diskutuar gjerėsisht nė aktivitete shkencore, tė cilat kanė ngjallur interes jo vetėm te vendimmarrėsit por edhe te publiku.

Nė fushėn e teknologjisė sė informacionit, viti 2016 do tė pėrmendet pėr automatizimin e proceseve, ku vlen tė theksojmė nė veēanti integrimin e plotė tė degėve tė Bankės sė Shqipėrisė, nė sistemet qendrore tė institucionit.

Njė aspekt tjetėr i punės sonė ėshtė edhe edukimi financiar i publikut. Pėr vitin 2016, aktivitetet nė fushėn e edukimit ekonomiko-financiar kanė pėrfshirė rreth 21 institucione dhe 13,000 fėmijė, tė rinj dhe mėsues tė vendit, ndėrsa Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė ka pritur rreth 1900 vizitorė.

  • Nė pėrfundim

Do tė doja tė nėnvizoja faktin se Banka e Shqipėrisė ėshtė e pėrgatitur pėr tė hyrė nė njė vit tjetėr sfidues. Me kėnaqėsi, vlerėsoj se Banka e Shqipėrisė zotėron potencialin e duhur pėr tė kontribuar nė pėrmbushjen e objektivave themelore, pėr gjallėrimin e mėtejshėm tė ekonomisė, kontrollin e ēmimeve dhe garantimin e stabilitetit financiar. Banka e Shqipėrisė do tė vazhdojė tė jetė njė partner serioz, transparent dhe plotėsisht i pėrgjegjshėm nė pėrmbushjen e tė gjitha detyrimeve ligjore.

Nė mbyllje tė kėsaj deklarate, dėshiroj tė bėj njė falėnderim tė veēantė pėr tė gjithė ju, pėrfaqėsuesit e medias, pėr kohėn, vėmendjen dhe rėndėsinė qė i keni dhėnė tė gjitha komunikimeve tona pėr shtyp. Hapėsira qė ju i keni dedikuar deklaratave tona i ka shėrbyer shpėrndarjes sė mesazheve tė Bankės sė Shqipėrisė pėr agjentėt ekonomikė dhe publikun e gjerė.

Ndaj, nė emėr edhe tė Kėshillit Mbikėqyrės, ju falėnderoj pėr kėtė rol tė ēmuar.

Ju faleminderit!

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.