.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, takon Ambasadoren e Republikės Federale tė Gjermanisė nė Shqipėri, SH.S.Zj. Susanne Schütz


Data e publikimit 22.12.2016


Nė datė 22 dhjetor 2016, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, zhvilloi njė takim zyrtar nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė, me Ambasadoren e re tė Republikės Federale tė Gjermanisė nė Shqipėri, SH.S.Zj. Susanne Schütz.

Gjatė kėtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falėnderimet Ambasadores sė Republikės Federale tė Gjermanisė nė Shqipėri, SH.S.Zj. Susanne Schütz, pėr marrėdhėniet e ngushta midis dy vendeve, duke theksuar rėndėsinė dhe impaktin pozitiv tė mbėshtetjes sė Gjermanisė nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Njė vėmendje e veēantė iu kushtua forcimit tė mėtejshėm tė kėtij bashkėpunimi nė fushėn ekonomike, nė fushėn e drejtėsisė pėr pėrmirėsimin e kuadrit ligjor, si dhe perspektivat potenciale nė tė ardhmen.

_dsc3287 - 350

Mė tej, takimi vijoi me bisedime lidhur me panoramėn ekonomike tė vendit, ku Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare lehtėsuese e ndėrmarrė nga Banka e Shqipėrisė i ka dhėnė efektet e saj, duke influencuar pozitivisht trajektoren e zhvillimit ekonomik, qėndrueshmėrinė e ēmimeve tė konsumit dhe stabilitetin financiar tė vendit.

Diskutimet dypalėshe u ndalėn gjithashtu edhe nė kontributin e rėndėsishėm qė Banka e Shqipėrisė po jep nė procesin e integrimit evropian tė vendit, nėpėrmjet pėrafrimit tė kuadrit rregullator dhe praktikave tė punės, me direktivat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, shprehu mirėnjohjen e tij ndaj Bankės sė Gjermanisė pėr ndihmėn nė shkėmbimin e pėrvojave dhe asistencėn teknike tė dhėnė nė fusha tė ndryshme tė bankingut qendror.

Gjatė kėtij takimi, Guvernatori Sejko pėrcolli nė emėr tė Bankės sė Shqipėrisė dhe nė emrin e tij personal, ngushėllimet pėr jetėt e humbura gjatė sulmit terrorist tė pak ditėve mė parė nė Berlin, dhe shprehu bindjen se populli gjerman do tė gjejė forcat pėr ta kapėrcyer kėtė moment tė vėshtirė.

Ambasadorja e Republikės Federale tė Gjermanisė nė Shqipėri, SH.S.Zj. Susanne Schütz, falėnderoi Guvernatorin Sejko pėr kėtė takim dhe shprehu vlerėsimet e saj pėr kontributin e rėndėsishėm qė Banka e Shqipėrisė jep nė ruajtjen e stabilitetit makroekonomik tė vendit.

Nė pėrfundim tė takimit, bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim pėr rritjen e mėtejshme tė bashkėpunimit ekonomik midis dy vendeve kryesisht nė fushėn e sistemit financiar, si dhe pėr rritjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri.

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.