.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi takimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, me gazetarė, analistė dhe drejtues tė medias


Data e publikimit 23.12.2016


Nė datėn 23 dhjetor 2016, me rastin e mbylljes sė vitit, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, zhvilloi njė takim me gazetarė tė medias sė shkruar dhe asaj elektronike, analistė tė ekonomisė, drejtues dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė medias nė Shqipėri.

Takimi u ēel me fjalėn e mbajtur nga Guvernatori Sejko, i cili falėnderoi pėrfaqėsuesit e medias pėr kohėn, vėmendjen dhe rėndėsinė qė i kanė kushtuar tė gjitha komunikimeve pėr shtyp tė institucionit, duke shpėrndarė nė publik mesazhet dhe konkluzionet e Bankės sė Shqipėrisė.

_dsc4297 - 498

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Sejko, shtoi se roli i mediave ėshtė konsideruar i njė rėndėsie tė veēantė pėr Bankėn e Shqipėrisė, nė pėrcjelljen e informacionit si pėr agjentėt ekonomikė ashtu dhe pėr publikun e gjerė, nė kohė dhe me cilėsi.

Nė mbyllje tė fjalės sė tij, Guvernatori Sejko shprehu besimin nė rritjen e mėtejshme tė bashkėpunimit dhe mirėkuptimit gjatė vitit 2017, si dhe iu pėrcolli urimet mė tė mira e tė pėrzemėrta pėr njė vit tė ri sa mė tė suksesshėm.

Gjatė kėtij aktiviteti u ndanė dhe tre ēmimet e konkursit tė hapur “Ēmimi i Guvernatorit pėr Diplomėn mė tė Mirė pėr vitin 2016”. Ky konkurs organizohet ēdo vit nga Banka e Shqipėrisė dhe i dedikohet studentėve shqiptarė tė diplomuar gjatė vitit, brenda dhe jashtė vendit, pėr punė kėrkimore-shkencore nė ēėshtje tė lidhura me ekonomiksin monetar e ndėrkombėtar, stabilitetin e ēmimeve dhe atė financiar, integrimin ekonomik etj.

._dsc4459 - 498.

1. Me ēmimin e parė u vlerėsua zj. Danjela Guxha studente nė Universitetin e Freiburg-ut, nė Gjermani pėr temėn e masterit “Optimizimi i portofolit pėrmes vlerėsimit tė humbjeve tė pritshme nė kontekstin e metodės tė pėrgjithshme hiperbolike shumė dimensionale”, i cili iu dorėzua nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko.

Ky studim sjell njė kontribut nė fushėn e financės duke propozuar, aplikuar dhe vlerėsuar njė model tė ri, alternativ pėr modelimin e faktorėve tė riskut tė njė portofoli investimi. Materiali diskuton optimizimin e portofoleve tė investimeve bazuar nė metodėn e pėrgjithshme hiperbolike tė kthimit tė aktiveve financiare nė Gjermani. Konkretisht, studimi propozon shpėrndarjen e pėrgjithshme hiperbolike si njė pėrafrues mė tė mire tė faktorėve tė rrezikut sesa shpėrndarja normale, duke e testuar kėtė hipotezė nė kushtet e tregut financiar nė Gjermani. Ky studim pėrbėn njė temė bashkėkohore dhe interesante qė lidhet me financėn dhe qė gjen zbatim nė fushėn e administrimit tė rezervės valutore, mbikėqyrjes bankare e stabilitetit financiar.

_dsc4466 - 498

2. Me ēmimin e dytė u vlerėsua zj. Pamela Qendrai studente nė Universitetin e Bonn-it, nė Gjermani pėr temėn e masterit “Tranzicioni nga bankat e shkollės nė tregun e punės dhe papunėsia e tė rinjve nė Evropė”, i cili iu dorėzua nga Zėvendėsguvernatorja e Parė e Bankės sė Shqipėrisė, zj. Elisabeta Gjoni.

Materiali trajton njė temė mjaft interesante nė lidhje me tregun e punės dhe papunėsinė e tė rinjve nė Evropė dhe kryesisht nė vendet e Evropės Jugore dhe Lindore, tė cilat u prekėn nga norma mė tė larta papunėsie mbas krizės sė fundit financiare globale. Tema fokusohet kryesisht nė tregun e punės tė sapodiplomuarve. Disa nga rezultatet e materialit tregojnė se kriza financiare ka ndikuar mė sė shumti papunėsisė e tė rinjve nė vendet e Evropės Juglindore, ku niveli i duhur i edukimit dhe eksperienca e punės janė faktorėt qė ndikojnė njė periudhė mė tė shkurtėr tė tė qėndruarit pa punė mbas pėrfundimit tė studimeve.

3. Me ēmimin e tretė u vlerėsua zj. Anisa Plepi nga Universiteti i Tiranės pėr temėn e masterit “Roli i politikės monetare nė influencimin e vendimeve tė agjentėve ekonomikė: Njė vlerėsim pėr rastin e Shqipėrisė bazuar nė teorinė e strukturės sė termit tė normave tė interesit”, i cili iu dorėzua nga Zėvendėsguvernatorja e Dytė e Bankės sė Shqipėrisė, zj. Natasha Ahmetaj.

Materiali ėshtė fokusuar nė rolin e politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė nė vendimmarrjen ekonomiko-financiare tė agjentėve ekonomikė. Njė temė qė padyshim ka interesin dhe vėmendjen tonė maksimale jo vetėm pėr atė qė kemi bėrė, por duke na bėrė tė kuptojmė edhe perceptimin e studentėve tė ekonomikut pėr ngritjen e hipotezave mbi politikat dhe sfidat qė ne kemi dhe qė na presin nė tė ardhmen. Mė konkretisht, rezultatet tregojnė pėr rolin e politikės monetare nė afatin e shkurtėr dhe tė mesėm, evidentimin e elementit pasiguri qė ndikon nė vendimin e agjentėve ekonomikė, si dhe duke theksuar rolin e rėndėsishėm qė kanė pritjet e agjentėve ekonomikė nė transmetimin e efekteve tė politikės monetare.

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.