.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z. Gent Sejko, gjatė takimit me gazetarė, analistė dhe drejtues tė medias


Data e publikimit 23.12.2016


Tė nderuar pjesėmarrės,

Ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė mirėpres nė hollin historik tė Bankės sė Shqipėrisė pėrfaqėsues tė spikatur tė gazetarisė ekonomike si dhe studentė tė talentuar nė fushėn e mendimit ekonomik, ndaj mė lejoni, qė nė emrin tim dhe tė Bankės sė Shqipėrisė, t’ju uroj mirėseardhjen nė kėtė takim tė fundit pėr vitin 2016.

Aktiviteti i sotėm, i kthyer tashmė nė njė traditė tė Bankės sė Shqipėrisė, synon tė mbėshtesė dhe tė promovojė punėn e studentėve nė fushėn e ekonomisė dhe tė financės. Nėpėrmjet kėtij ēmimi, Banka e Shqipėrisė synon tė inkurajojė studentėt dhe profesionistėt e rinj tė thellohen mė tej nė universin e dijeve dhe materializimin e tyre nė veprimtarinė akademike dhe profesionale.

Pėrgjatė viteve, ky konkurs ka ngjallur interesin e studentėve mė tė mirė brenda e jashtė vendit, ndaj dhe kėtė vit shumė studentė kanė sjellė punėt e tyre pėr tė marrė pjesė nė tė. Dėshiroj tė pėrgėzoj dhe tė falėnderoj tė gjithė ata qė kanė aplikuar pėr t’u bėrė pjesė e kėtij aktiviteti pėr cilėsinė e lartė tė punimeve tė tyre, ku temat e paraqitura prekin njė rreth tė gjerė ēėshtjesh ekonomike dhe sociale, qė janė sot objekt diskutimesh midis politikėbėrėsve dhe akademikėve.

Mė duhet ta pranoj se komisioni e pati tė vėshtirė pėrzgjedhjen e tre diplomave fituese pasi gjithė punimet ishin shumė tė mira. Ashtu si dhe vitet e kaluara, “Ēmimi i Guvernatorit” synon tė pėrzgjedhė diplomat fituese mė tė mira nga kėndvėshtrimi metodologjik dhe origjinaliteti i punės kėrkimore. Kėtė radhė, ajo qė i dalloi punimet fituese ėshtė fakti se ato kanė guxuar mė shumė se tė tjerėt nė kėto drejtime.

Pėrpara se tė shpall emrat e fituesve, dėshiroj tė ndalem shkurtimisht pėr tė diskutuar karakteristikat dhe veēoritė kryesore tė identifikuara nė bashkėsinė e punimeve tė prezantuara.

Sė pari, vėrej se ka njė rritje tė origjinalitetit tė punimeve e temave tė diplomave qė kanė aplikuar nė konkurs. Nė punime zėnė vend tematika qė reflektojnė shqetėsimet dhe sfidat e kohės, njė zhvillim tė cilin personalisht e konsideroj shumė tė rėndėsishėm. Studentėt janė bėrė mė guximtarė nė pėrzgjedhjen jo vetėm tė tematikave, por dhe tė metodologjive tė kėrkimit. Rrjedhimisht temat e diplomave janė bėrė mė origjinale dhe njėkohėsisht mė informative e mė tė vlefshme, jo vetėm pėr mjedisin universitar, por gjithashtu dhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e institucioneve shtetėrore dhe korporatave.

Gjithsesi vlerėsoj se universitetet dhe studentėt do tė pėrfitonin mė shumė nga njė bashkėpunim mė i ngushtė me industrinė, sektorin financiar dhe institucionet pėr diskutimin e problemeve me tė cilat pėrballet sot ekonomia dhe biznesi.

Sė dyti, kemi evidentuar njė rritje tė cilėsisė shkencore tė punimeve tė studentėve. Materialet po largohen nga analizat pėrshkruese, duke u bazuar gjithnjė e mė shumė nė metodologji bashkėkohore tė kėrkimit shkencor. Nė disa raste, kemi rritje tė shpejtė tė numrit dhe tė llojshmėrisė sė modeleve tė aplikuara nė punimet e studentėve. Pėr mė tepėr ka njė rritje tė vėmendjes dhe seriozitetit tė krijimit tė bazave tė tė dhėnave, nė tė cilat mbėshtetet kėrkimi shkencor. Kjo ka sjellė rritje tė cilėsisė sė punimeve dhe tė vlefshmėrisė sė konkluzioneve, gjė qė i jep kuptim pėrpjekjeve dhe punės sė kryer nga autorėt. Gjithashtu, vėrej se ka pėrpjekje pėr krijimin e bazave tė tė dhėnave cilėsore me karakter mikroekonomik, pėr tė rritur madhėsinė e zgjedhjes statistikore dhe pėr t’i dhėnė kėshtu mė shumė kuptim real aplikimit e analizės empirike tė kėrkimit.

Megjithatė, mendoj se kujdes mė i madh duhet bėrė nė krijimin e bazave tė tė dhėnave pėrfaqėsuese dhe shpreh gatishmėrinė e Bankės sė Shqipėrisė pėr tė ofruar bashkėpunim dhe asistencė nė kėtė drejtim.

Sė treti, me kėnaqėsi konstatojmė njė dėshirė dhe kurajė tė studentėve pėr tė zbatuar nė punimet e tyre metoda tė sofistikuara e bashkėkohore tė kėrkimit shkencor. Pėrdorimi i bazave tė tė dhėnave mikro, ėshtė njė metodologji e momentit qė aplikohet jo vetėm nė financė dhe biznes, por njėkohėsisht edhe nė vendimmarrje. Aplikimi i kėtyre metodave po i zhvendos temat nga analiza tabelore krahasuese pėr studimin e tregut, drejt hulumtimit tė fenomeneve dhe ligjshmėrive ekonomike. Shpresoj se kėto tendenca do tė ngjallin interesim mė tė madh nga industria dhe nga sektori financiar pėr kėrkimin shkencor dhe duke parė cilėsinė e punimeve nė gjithė dimensionet e tyre, besoj se diplomantėt do tė pėrbėjnė njė pasuri humane me vlerė pėr punėdhėnėsit e tyre.

Edhe njėherė dua tė theksoj se punėt tuaja i vlerėsojmė si njė kontribut tė vlefshėm pėr tė analizuar fenomenet ekonomike nė tė sotmen dhe tė ardhmen. Uroj tė vazhdoni tė zgjeroni punėn dhe kulturėn tuaj profesionale nė institucionet ku do tė punėsoheni apo do tė shkolloheni mė tej! Mė lejoni t’ju pėrgėzoj pėr kėto cilėsi dhe t’ju uroj pėr punėn e mirė dhe seriozitetin akademik tė shfaqur nė punimet tuaja. Shpresoj qė vlerėsimi qė do tė merrni sot t’ju nxisė pėr zgjerimin e mėtejshėm tė njohurive dhe t’ju mbėshtesė nė fillimin e njė karriere tė suksesshme.

Nė mbyllje tė kėsaj fjale, dėshiroj tė bėj njė falėnderim tė veēantė pėr tė gjithė ju, pėrfaqėsuesit e medias, pėr kohėn, vėmendjen dhe rėndėsinė qė i keni kushtuar tė gjitha komunikimeve tona pėr shtyp. Hapėsira qė ju i keni dedikuar deklaratave tona gjatė vitit qė mbyllim ka qenė e mjaftueshme pėr tė shpėrndarė nė publik mesazhet dhe konkluzionet e Bankės sė Shqipėrisė. Shpreh bindjen se shkalla e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit tė ndėrsjellė do tė jetė tipar mbizotėrues i marrėdhėnieve tona. Agjentėt ekonomikė dhe publiku i gjerė kanė tė drejtėn tė jenė tė informuar nė kohė dhe me cilėsi, dhe ne jemi tė bindur se ju do ta kryeni mė sė miri kėtė rol edhe nė vitin 2017.

Ju faleminderit dhe gėzuar festat!

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.