.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi takimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko me Ambasadoren e Republikės sė Greqisė nė Tiranė, SH.S.Zj. Eleni Sourani


Data e publikimit 27.12.2016


Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, zhvilloi njė takim zyrtar nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė, me Ambasadoren e Republikės sė Greqisė nė Tiranė, SH.S.Zj. Eleni Sourani.

Guvernatori Sejko e njohu Ambasadoren SH.S.Zj. Sourani me zhvillimet financiare nė vend, ku nėnvizoi se sistemi bankar shqiptar ėshtė i kapitalizuar, likuid dhe financiarisht i shėndetshėm. Ai u shpreh se institucioni qė ai drejton do tė vijojė tė jetė i angazhuar nė pėrmbushjen e misionit tė tij, pėr qėndrueshmėrinė e ēmimeve tė konsumit dhe stabilitetin financiar tė vendit.

27

Biseda u pėrqendrua nė marrėdhėniet dypalėshe nė fushėn ekonomike, ku Guvernatori Sejko theksoi se Greqia pėrbėn njė partner tregtar tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe bizneset greke kanė njė traditė nė Shqipėri tė lidhur me sektorin bankar.

Mė tej, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadoren e Republikės sė Greqisė nė Tiranė, me rolin qė luajnė bankat shqiptare me kapital grek nė sistemin financiar shqiptar dhe shtoi se aktualisht, ato gėzojnė gjendje tė shėndoshė financiare, likuiditeti dhe kapitalizimi.

Guvernatori Sejko siguroi Ambasadoren se Banka e Shqipėrisė do tė ofrojė mbėshtetje tė plotė pėr sistemin bankar shqiptar, pėrfshirė dhe bankat shqiptare me kapital grek, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen e afėrt ato tė kthehen pėrsėri nė parametrat historikė nė lidhje me kreditimin e ekonomisė.

Bashkėbiseduesit diskutuan dhe mbi perspektivat pėr rritjen e mėtejshme tė bashkėpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe kryesisht, nė fushėn e sistemit financiar.

Nga ana e saj, Ambasadorja SH.S.Zj. Eleni Sourani, u shpreh se Greqia ka kaluar njė periudhė tė vėshtirė, por pritshmėritė pėr tė ardhmen janė pėr njė pėrmirėsim tė situatės ekonomike.

Ambasadorja e Republikės sė Greqisė nė Tiranė, SH.S.Zj. Eleni Sourani vlerėsoi rolin e rėndėsishėm tė bankave shqiptare me kapital grek, duke nėnvizuar se Greqia ka qenė vazhdimisht pėr vite me radhė investitori i parė i huaj nė Shqipėri, si dhe njė faktor nxitės i ekonomisė sė vendit.

Greqia ka qenė njė mbėshtetėse e fortė e pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr tė krijuar njė mjedis tė shėndetshėm biznesi, pėr tė tėrhequr investime tė huaja tė mėtejshme, pėr tė forcuar rritjen ekonomike tė vendit dhe se ajo mbėshtet Shqipėrinė nė rrugėn e saj tė anėtarėsimit evropian.

Nė kėtė kuadėr, Ambasadorja SH.S.Zj. Eleni Sourani, pėrgėzoi punėn e bėrė dhe mbėshtetjen e Bankės sė Shqipėrisė nė drejtim tė ruajtjes dhe garantimit tė sistemit financiar nė vend.

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.