Ligj nr.8384 datë 29.07.1998 "Për shtimin e një dispozite tranzitore në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë""

Tipi: Amendament
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 8384
Data: 29.07.1998
Hyn në fuqi: 18.08.1998
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 18.08.1998
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar
Ky është një ligj me të cilin është shtuar një dispozitë tranzitore në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”. Dispozita tranzitore e shtuar në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” ka të bëjë kryesisht me mandatin e disa prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të cilët ishin të zgjedhur dhe të emëruar në bazë të ligjit nr.8230, datë 06.08.1997 "Për disa ndryshime në ligjin nr.8076, datë 22.02.1996 "Për Bankën e Shqipërisë"". Sipas këtij ligji të ri ata qëndrojnë në këtë funksion deri në mbarim të mandatit të tyre.