Rregullore 104/2016 ''Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre'', version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 104 (I ndryshuar)
Data: 05.10.2016
Hyn në fuqi: 29.09.2023
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 14.09.2023
Kategoria: Licencim
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kushteve, kërkesave, afateve, dokumentacionit dhe procedurave për: licencimin e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë; dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre; detyrimet për njoftime në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre; përcaktimin e kritereve për organet e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre; riorganizimin juridik të shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre.