BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 4 mars 2015

Data e publikimit: 04.03.2015

 

Sot, më datë 4 mars 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku përveç vendimit të politikës monetare për mbajtjen e pandryshuar të normës bazë të interesit në 2%, ndër të tjera analizoi dhe vendosi:

  • “Për një ndryshim në rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës””

Në përshtatje edhe me dispozitat e rishikuara të rregullores së Bashkimit Evropian për veprimtarinë e institucioneve të kreditit, ndryshimi synon sigurimin e niveleve të shëndosha të kapitalit rregullator të bankës. Më konkretisht, ky ndryshim siguron raporte më të drejta midis kapitalit të nivelit të parë me kapitalin e nivelit të dytë.

  • “Mbi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave””

Ndryshimet e miratuara i krijojnë mundësinë bankave, që duke respektuar nivelin e përcaktuar në ligjin për bankat për ekspozimet maksimale të lejueshme, të përjashtojnë, tërësisht ose pjesërisht, ekspozimet, me jo më shumë se 80% të vlerës së tyre, ndaj institucioneve të mbikëqyrura, të cilave u caktohet një peshë rreziku 20%, në përputhje me rregulloren e mjaftueshmërisë së kapitalit.