Rregullore mbi depozitën një ditore

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 58 (i ndryshuar)
Data: 13.07.2005
Hyn në fuqi: 20.07.2005
Botuar në: Buletin Zyrtar
në datën: 20.07.2005
Kategoria: Operacione
Departamenti: Operacionet Monetare
Depozita njëditore përfaqëson një instrument afatshkurtër investimi për bankat e nivelit të dytë. Ajo ka për qëllim rregullimin e nivelit të likuiditetit në sistemin bankar dhe stabilizimin e normave të interesit në tregun e parasë. Depozitë në Bankën e Shqipërisë mund të vendosin të gjitha bankat dhe deget e bankave që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo rregullore është ndryshuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr.44, datë 30.06.2010.