Rregullore mbi kredinë njëditore

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 59 (i ndryshuar)
Data: 13.07.2005
Hyn në fuqi: 20.07.2005
Botuar në: Buletin Zyrtar
në datën: 20.07.2005
Kategoria: Operacione
Departamenti: Operacionet Monetare
Kjo rregullore nxirret në mbështetje të neneve 1,14,15,16,18, si dhe nenit 43, shkronjat (a) dhe (c) të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”. Kredia njeditore përfaqëson një instrument afatshkurtër borxhi në dispozicion të bankave të nivelit të dytë. Ajo është një kredi plotësisht e garantuar, e cila ka për qëllim të shtojë likuiditetin në sistemin bankar dhe të ndihmojë në administrimin e normave afatshkurtra të interesit. Kjo rregullore është ndryshuar me vendimet e Këshillit Mbikëqyrës nr.97, datë 20.10.2008 dhe nr.45, datë 30.06.2010.