Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Performanca e parashikimit të inflacionit dhe vendimmarrja e politikës monetare gjatë periudhës 2011-2012
Autor: Evelina Celiku, Genti Hashorva
Studimi analizon ecurinë e procesit parashikues të inflacionit dhe të rolit të tij në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës 2011-2012. Në material evidentohen sfidat kryesore me të cilat përballet projeksioni, duke u fokusuar në inflacionin e publikuar kundrejt parashikimeve, pritshmërive dhe formulimit të politikës monetare. Nëpërmjet një seti treguesish statistikorë dhe testesh ekonometrike studiohet saktësia në parashikimin e inflacionit me modelet në përdorim. Rezultatet për gjithë periudhën 2006- 2012, krahasohen me ato të periudhës 2006-2010. Studimi arrin në përfundimin, se parashikimi mesatar ka konsoliduar pozicionin e tij si parashikimi me saktësi më të mirë në horizontin e 6 tremujorëve, ku ai i 4 tremujorëve arrin të ketë mesatare devijimi thuajse zero.

Ndikimi i tregtisë mbi rritjen ekonomike: Një model i bazuar në instrumentet e gravitetit për Evropën post-komuniste
Autor: Endrit Yzeiraj
Ky studim është i bazuar në literaturën e filluar nga Frankel dhe Romer (1999) për përdorimin e instrumenteve për parashikimin e tregtisë dhe për të analizuar efektin e saj në rritjen ekonomike. Studimi përdor të dhëna në formatin panel për kontroll më të mirë të karakteristikave të pandryshueshme në kohë. Rënia e komunizmit është përdorur si një goditje ekzogjene në sistem. Studimi konstaton se jo të gjithë instrumentet e krijuara janë të suksesshme. Megjithatë instrumentet që performojnë mirë të çojë në rezultate të krahasueshme me ato të literaturës ekzistuese. Tregtia shihet të ketë një efekt pozitiv dhe të rëndësishëm në të ardhurat e një vendi.

Politika fiskale dhe kurba e yield-eve në Shqipëri
Autor: Esida Abazaj
Ky material hulumton sjelljen e politikës fiskale dhe të kurbës së yield-eve në Shqipëri për periudhën 1999T1:2012T2, duke përdorur funksionet e reagimit ndaj impulseve dhe dekompozimet e variancës, të përftuara nga modeli i Vektorit Autoregresiv.

Kuadri ligjor dhe praktika e qeverisjes së korporatave në sektorin bankar shqiptar
Autor: Roden Pajaj, Rezart Ferzaj
Ky material analizon praktikat e qeverisjes së korporatave dhe kuadrin e saj ligjor në sistemin bankar shqiptar. Kohët e fundit, janë rishfaqur çështjet e “hendekut” midis rregullimit bankar dhe qeverisjes së korporatave, të nxjerra në pah nga kriza financiare globale si një e metë e shkaktuar nga derregullimi gjatë dekadës së fundit në vendet e zhvilluara. Në ekonomitë në tranzicion, këto hendeqe janë rezultat i sfidave të tranzicionit, më së shumti të lidhura me konsolidimin e sundimit të së drejtës, strukturën e pronësisë, si dhe kapacitetet profesionale dhe institucionale.

Një mënyrë alternative e vlerësimit të pozicionit fiskal në rastin e Shqipërisë: Balanca buxhetore e korrektuar për ciklet e biznesit
Autor: Anjeza Gazidede
Ky material synon të shërbejë si një pikënisje drejt ndjekjes së një mënyre alternative për analizimin dhe monitorimin e pozicionit fiskal në vend. Përqasja e ndjekur për vlerësimin e pozicionit fiskal në Shqipëri përgjithësisht i referohet treguesve buxhetorë të shprehur në vlerë nominale, të cilët mbartin në vetvete dhe efekte të shkaktuara nga faktorë me natyrë të përkohshme në ekonomi, e që mund të dalin përtej fushës së ndikimit të politikës fiskale. Për të vlerësuar pozicionin fiskal në rastin e Shqipërisë është propozuar një mënyrë alternative, e cila mundëson llogaritjen e balancës buxhetore të korrektuar për ciklet e biznesit, duke evidentuar vetëm efektet e politikës fiskale diskrecionare mbi balancën buxhetore, nëpërmjet zbutjes apo eliminimit të efektit të shkaktuar nga faktorët ciklikë mbi treguesit buxhetorë.

Raporti i anketimit mbi përdorimin e instrumenteve të pagesës - Individët
Autor: Kliti Ceca, Alban Pllaha, Valentina Semi
Në kuadrin e vlerësimit të përdorimit të instrumenteve të pagesave, në periudhën shkurt – mars 2012, është kryer një anketim me 200 individë dhe janë analizuar përgjigjet e tyre. Anketimi është krye në zonën Tiranë – Durrës ku është dhe përqendrimi kryesor i popullsisë, njëkohësisht dhe i transaksioneve bankare. Studimi është i bazuar mbi një anketim publik. Ai pasqyron vlerësime të të anketuarve për pyetjet e shtruara. Gjetjet kryesore të anketimit konsistojnë në: një zhvillim i dukshëm i përdorimit të instrumenteve bankare në krahasim me disa vite më parë, mbështetje për projektet e Bankës së Shqipërisë që lidhen me edukimin financiar, thellimi i edukimit financiar dhe kthimi i saj në një kulturë të përgjithshme, monitorimi i kulturës financiare të publikut në tërësi, perceptim më i thelluar i çështjeve që lidhen me transparencën që lidhet me përdorimin e instrumenteve bankare, etj..

Një indeks i rrezikut sistemik financiar për Shqipërinë
Autor: Vasilika Kota, Arisa Saqe
Kriza e fundit financiare reflektoi nevojën për të kuptuar siç duhet, për të matur dhe mundësisht për të projektuar ngjarjet sistemime të cilat kanë një probabilitet të lartë të ndërpresin funksionimin normal të tregjeve financiare, duke u reflektuar më tej në rritjen ekonomike. Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë një Indeks të Rrezikut Sistemik Financiar për Shqipërinë, i cili synon të vlerësojë nivelin e stresit financiar të ekonomisë në një indeks të vetëm dhe gjithëpërfshirës (IRSF). Ne vlerësojmë ndërlidhjet e segmenteve të ndryshëm financiare përmes matjes së ndikimit të tyre në rritjen ekonomike. Kjo përqasje ofron një metodë të qartë për diskutimin dhe evoluimin e nënindekseve të sektorit bankar, tregut të parasë, kursit të këmbimit valutor dhe të tregut të shtëpive në totalin e stresit financiar në vend.

Politika fiskale dhe rritja ekonomike: Rasti i Shqipërisë
Autor: Gerti Shijaku, Arlind Gjokuta
Ky material diskutimi analizon efektet e politikës fiskale në rritjen ekonomike të një vendi të vogël të hapur në zhvillim, Shqipërisë, duke përdorur një model endogjen të rritjes ekonomike sipas Metodës së Përgjithshme të Momenteve (GMM). Rezultatet e arritura tregojnë se politikat tatimore të qeverisë kanë ndikim më të madh në rritjen ekonomike se sa ato të shpenzimeve. Ndikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në rritjen ekonomike u analizua duke kategorizuar të ardhurat në tatime deformuese dhe jo deformuese, ndërsa shpenzimet e qeverisë u ndanë në produktive dhe jo produktive.

Raporti i anketimit mbi përdorimin e instrumenteve të pagesës - Bizneset
Autor: Kliti Ceca, Alban Pllaha, Valentina Semi
Në kuadrin e vlerësimit të përdorimit të instrumenteve të pagesave, në periudhën shkurt – mars 2012, është kryer një anketim me 400 biznese dhe janë analizuar përgjigjet e tyre. Anketimi është kryer në zonën Tiranë – Durrës ku është dhe përqendrimi kryesor i bizneseve dhe i transaksioneve bankare. Studimi është i bazuar mbi një anketim publik. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bazuar në “Anketën strukturore të ndërmarrjeve, 2011, INSTAT”. Studimi pasqyron vlerësime të ndërmarrjeve të përzgjedhura për pyetjet e shtruara.

Raport i anketimit mbi përdorimin e instrumenteve të pagesës -bizneset
Autor: Kliti Ceca, Alban Pllaha, Valentina Semi
Në kuadrin e vlerësimit të përdorimit të instrumenteve të pagesave, në periudhën shkurt – mars 2012, është kryer një anketim me 400 biznese dhe janë analizuar përgjigjet e tyre. Anketimi është kryer në zonën Tiranë – Durrës ku është dhe përqendrimi kryesor i bizneseve dhe i transaksioneve bankare. Studimi është i bazuar mbi një anketim publik. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bazuar në “Anketën strukturore të ndërmarrjeve, 2011, INSTAT”. Studimi pasqyron vlerësime të ndërmarrjeve të përzgjedhura për pyetjet e shtruara.
1 - 10 nga 10
Faqe 1 nga 1