Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Krahasimi i normave të interesit në rajon
Autor: Arta Pisha
Hyrja e monedhës fizike euro dhe zëvendësimi apo lidhja e ngushtë e monedhës kombëtare të disa vendeve të rajonit me euron, po forcon dhe më tepër tendencën për integrimin në rajon dhe në Bashkimin Europian, zhvillimin e tregtisë duke mundësuar lidhje gjithnjë e më të forta edhe në drejtim të nivelit të normave të interesit.

Shkalla e ndërmjetësimit financiar në Shqipëri
Autor: Erjona Suljoti
Në ditët e sotme,pavarësisht se tregjet financiare janë sofistikuar dhe individët mund të investojnë kursimet e tyre drejtpërdrejt në firmat huamarrëse, institucionet financiare vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e fondeve.

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë dhe shërbimi i tij
Autor: Sonila Taçi
Për të bërë të mundur dhënien e një panorame të qartë të situatës së borxhit të jashtëm dhe të ecurisë së tij në të ardhmen, paralelisht me vlerësimet cilësore, në material i lihet vend i konsiderueshëm konstatimeve dhe analizave sasiore.

Përmirësimi i kuadrit operacional të Bankës së Shqipërisë dhe nxitja e tregut ndërbankar
Autor: Arta Pisha, Suzana Sheqeri
Kuadri operacional luan një rol të rëndësishëm në politikën monetare të Bankës së Shqipërisë në drejtim të sinjalizimit të qëndrimit të politikës monetare, të orientimit të normave të interesit në treg, të menaxhimit të situatës së likuiditetit në treg.

Euroizimi i ekonomisë shqiptare, një alternativë për tu konsideruar
Autor: Dr.Selami Xhepa
Përdorimi i monedhave të huaja, veçanërisht dollarit amerikan dhe monedhave europiane përbërëse të euros është bërë një realitet në ambientin shqiptar, ashtu sikurse vepron në gati gjithë ekonomitë e hapura të vendeve në zhvillim.
1 - 5 nga 5
Faqe 1 nga 1
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu