Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Bankat e huaja në rajonin e Ballkanit
Autor: Teuta Baleta, Dr. Selami Xhepa
Një dekadë më parë, 15 vendeve të Europës Lindore e Qendrore iu desh të fillonin nga e para procesin e krijmit, ose të rikrijimit, të një sistemi financiar plotësisht funksional aty ku nuk kishte ekzistuar më parë, ose në rastin më të mirë, nuk kishte ekzistuar për të paktën 40 vitet e fundit. Ballafaqimi me shumë probleme në sistemet bankare ekzistuese bëri që këto vende të hynin në rrugën e reformimit të tyre.

Aspekte të performancave të eksporteve shqiptare
Autor: Dr. Selami Xhepa, Argita Frashëri
Duke konsideruar që aktiviteti i tregtisë së jashtme zë një vend të rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit, dinamikat dhe zhvillimet e tij mund të jenë domethënëse nga pikëpamja e luhatjeve të ciklit të biznesit. Në këtë kuptim, tregtia e jashtme mund të përdoret si një instrument në kundërbalancimin e luhatjeve ciklike në të cilat kalon ekonomia.
1 - 2 nga 2
Faqe 1 nga 1
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu