Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Analizë krahasuese e sistemeve të taksave në disa vende të rajonit
Autor: Dr.Selami Xhepa
Ajo se përse Banka e Shqipërisë e sheh me interes analizën e politikës fiskale, është fakti se kostoja e kapitalit nuk përfshin vetëm koston e parasë, të shprehur në formën e normës së interesit për kredinë, por dhe koston fiskale, të shprehur në formën e barrës fiskale, që duhet të paguajë investitori.

Dominimi i Sistemit Bankar Shqiptar
Autor: Teuta Baleta, Neritan Kallfa, Luljeta File, Fiqiri Baholli, Suela Bokshi, Edlira Abazi
Nisur nga problemet e vazhdueshme, që krijon deformimi i tregut bankar, nevoja për rritje të ndërmjetësimit bankar dhe afrim gjithnjë e më tepër të popullsisë në dyert e bankave, interesit të shprehur për kalimin në zbatimin e politikës monetare nëpërmjet instrumenteve indirekte dhe objektivave për reformim të sistemit bankar u pa e nevojshme përgatitja e këtij materiali, që trajton çështje të monopolit në tregun bankar.

Bazat teorike të programimit monetar. Rasti i Shqipërisë
Autor: Prof.Dr. Marta Muço, Amika Stavri, MBA
Nevoja për të pasur një program financiar është tashmë e pranuar për ekonominë e të gjitha vendeve. Ai bëhet edhe më i nevojshëm për vendet të cilat shfaqin situata të theksuara disekuilibri makroekonomik dhe deformime e hezitime në politikat ekonomike që duhet të ndiqen.
1 - 3 nga 3
Faqe 1 nga 1
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu