Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Banka e Shqipërisë: Sa e pavarur është ajo?
Autor: Shkëlqim Cani, Teuta Baleta
Pas një trajtimi teorik të konceptit dhe rëndësisë së pavarësisë, materiali trajton gjerësisht nivelin real të pavarësisë që gëzon Banka e Shqipërisë. Autorët e trajtojnë problemin që nga momenti i krijimit të Bankës së Shqipërisë deri në momentin aktual. Autorët në gjykimin e tyre janë mbështetur gjerësisht në studjues të huaj dhe shumica e gjetjeve të tyre bazohet në krahasueshmërinë e indekseve të rastit te Shqipërisë me ato të literaturës. Materiali i diskutimit fillestar u është nënshtruar ripunimeve, për t'u sjellë në variantin përfundimtar të monografisë, publikuar vitin 2002.
1 - 1 nga 1
Faqe 1 nga 1
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu