Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Sektori financiar dhe ndërlidhjet makroekonomike në makromodelin e ekonomisë shqiptare (MEAM)
Autor: Lorena Skufi
Në këtë material përshkruhet lidhja e sektorit financiar me ekonominë reale në makromodelin MEAM. Në fokus është norma e interesit të kredisë, në terma të ndikimit prej treguesve makroekonomikë si probabiliteti i falimentimit të sektorit privat dhe zhvillimeve ekonomike. Ky material është një përpjekje mbi pasurimin e makromodelit MEAM me tregues financiarë.

Çfarë i shtyn luhatjet e kursit të këmbimit Lekë - Euro? (English only)
Autor: Altin Tanku, Ilir Vika
Ky studim synon të vlerësojë ndjeshmërinë e kursit të këmbimit ndaj goditjeve reale dhe monetare në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit. Identifikimi i këtyre goditjeve ofron një kuptim më të mirë të burimeve të luhatshmërisë së kursit të këmbimit. Ai gjithashtu jep informacion të dobishëm nëse kursi i këmbimit vepron si një amortizues goditjesh apo si një burim jostabiliteti në ekonomi.

Ndikimi i tregut të shtëpive në sjelljen e bankave ndaj rrezikut: evidencë nga vendet e EQLJL-së
Autor: Elona Dushku, Antje Hildebrandt, Erjona Suljoti
Ky material vlerëson empirikisht ndikimin që dinamikat e tregut të shtëpive dhe ekspozimi i bankave ndaj këtij tregu kanë në stabilitetin e sektorit bankar në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL). Gjithashtu analizohet nëse ka ndryshime midis sjelljes së bankave në vendet e EQLJL-së anëtare të Bashkimit Evroprian (BE-së) dhe sjelljes së bankave në Ballkanin Perëndimor. Rezultatet tregojnë që ekspozimi i bankave ndaj tregut të shtëpive ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv në stabilitetin e bankave në të dy grupet e vendeve.
1 - 3 nga 3
Faqe 1 nga 1