Materiale studimore

Materiale studimore

Materialet studimore përfshijnë studime, analiza kërkimore mbi çështje të ndryshme, të cilat prekin aspekte teorike dhe praktike me rëndësi për zhvillimet ekonomike, për jetën aktuale financiare të vendit dhe pritjeve për zhvillim.

Ato përgatiten nga punonjësit e Bankës së Shqipërisë, pikëpamjet e të cilëve nuk janë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

Materialet studimore

Qëndrueshmëria fiskale në Bashkimin Evropian (BE) dhe vendet e tjera kandidate të mundshme (English only)
Autor: Gerti Shijaku

Ky material ka në fokus vlerësimin e tipareve të kthimit të raportit të borxhit ndaj PBB-së drejt mesatares historike në afatin e gjatë për periudhën 2000–2011.


Probabiliteti i ndalimit të papritur të flukseve të kapitalit – Rasti i Shqipërisë.
Autor: Gerti Shijaku
Ky studim ka si qëllim kryesor të analizojë flukset e kapitalit të huaj bazuar në konceptin e episodeve të 'ndalimit të papritur'. Së pari, autori ndërton një tregues të ndalimit të papritur (tregues binar) për të analizuar lëvizjet në flukset e kapitalit të huaj. (Materiali i plotë në anglisht)

Inflacioni i importuar i mallrave të konsumit dhe kontributi i tij në inflacionin e përgjithshëm
Autor: Lorena Skufi, Enian Cela
Si një ekonomi e vogël e hapur, mendohet se Shqipëria është objekt i trysnive të huaja inflacioniste. Shkalla gjithmonë e më e lartë e hapjes dhe e shkëmbimeve tregtare mbështet këtë pretendim me inflacionin e importuar që ndikon inflacionin e përgjithshëm kombëtar.

Niveli optimal i rezervave valutore: Rasti i Shqipërisë
Autor: Elona Dushku, Gerti Shijaku
Ky material vlerëson normën optimale të nivelit të rezervave valutore në Shqipëri bazuar në modelin e propozuar nga Gonçalves, (2007).

Implikimet e kushteve financiare në tregun e banesave-një analizë kointreguese
Autor: Erjona Suljoti
Kriza financiare globale e vitit 2008, theksoi rolin kyç që ka tregu i banesave për ekonominë. Në veçanti, mbas krizës, në studimet akademike i është kushtuar më shumë vëmendje vlerësimit sa më të plotë të faktorëve përcaktues të çmimeve të banesave.

Vlerësimi i përcaktuesve të kredisë bankare në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore
Autor: Sofika Note. Erjona suljoti
Pas krizës financiare globale, kredia në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore është ngadalësuar ndjeshëm, në disa raste edhe është kontraktuar, duke çuar në rënie të ndërmjetësimit financiar dhe ecuri të dobët ekonomike.

Vlerësimi i densitetit të kushtëzuar si një metodë e analizës empirike dhe parashikimit të fenomeneve ekonomike në kuadrin e modelimit probabilitar (English only)
Autor: Altin Tanku, Kliti Ceca

Ky punim zhvillon dhe zgjeron më tej diskutimin e densiteteve probabilitare shumëdimensionale si metodë alternative e hetimit empirik në studimin e ekonomisë si fenomen social. Punimi zhvillon më tej hulumtimin e nisur nga Tanku dhe Ceca (2013) duke sugjeruar mjetet dhe metrikën e metodës së vlerësimit. Punimi bazohet në përcaktimin e ekonomisë si një proces i rastit shumëdimensional dhe në vlerësimin e funksionit të probabilitetit të përbashkët shumëdimensional. Vlefshmëria dhe aplikimi empirik i metodologjisë demonstrohet përmes rishqyrtimit të marrëdhënies ndërmjet parasë dhe inflacionit në rastin e ekonomisë së zhvilluar.

1 - 7 nga 7
Faqe 1 nga 1